HETIM: MAQEDONIA E IMPLIKUAR NË RASTIN E “RRËMBIMIT”

Një shtetas gjerman pohon të jetë abuzuar me muaj të tërë në një burg të Kabulit pas arrestmit të tij gjatë një udhëtimi në Shkup.

HETIM: MAQEDONIA E IMPLIKUAR NË RASTIN E “RRËMBIMIT”

Një shtetas gjerman pohon të jetë abuzuar me muaj të tërë në një burg të Kabulit pas arrestmit të tij gjatë një udhëtimi në Shkup.

Autoritetet maqedone janë involvuar në kidnapimin dhe paraburgimin e paligjshëm të një shtetasi gjerman pas një “kërkese” nga CIA, deklarojnë për IWPR-në burimet lokale policore dhe te zbulimit.


Prokurorët publik në Berlin kanë konfirmuar se kanë filluar “hetimin e palëve të caktuara për dyshim të rrëmbimit” pas ankesës së parashtuar nga shtetasi gjerman me origjinë lebaneze. Khaled el-Masri.


Babai i papunësuar i gjashtë fëmijëve pohon se pas kidnapimit dhe arrestimit ilegal të tij gjatë udhëtimit në Maqedoni, ai me muaj u ishte nënshturar abuzimeve të shumta në një burg sekret të kontrolluar nga amerikanët në kryeqytetin afgan në Kabul.


Një numër i burimeve policore dhe të zbulimit konfirmuan për IWPR-në këto pohime, duke thënë se zyrtarët maqedonas po vepronin sipas një kërkese nga Uashingtoni. Gjithashtu, hetimet në aeroportin e Shkupit zbulojnë se një American Boeing 737 kishte fluturuar për Kabul në kohën kur el-Masri pohon të jetë transferuar.


Pak zyrtar policor maqedonas janë të gatshëm të diskutojnë këtë rast publikisht. Deklarata e vetme e zëdhënësit të ministrisë së brendshme Goran Pavlovski është “pa koment” kur IWPR i shtroi pyetje rreth rastit el-Masrti.


Megjithate, ministria e brendshme ka hedhur poshtë pohimet se policia maqedone është involvuar në ndonjë rast kidnapimi.


Burimet policore dhe të zbulimet i thanë IWPR-së se el-Masri ishte mbajtur në arrest për 23 ditë nga agjentët e drejtoratit maqedon për siguri dhe kundërzbulim – si rezultat i disa informatave dhe një kërkese nga CIA.


“Ne nuk kemi qenë në kërkim të tij, por vetëm kemi vepruar në bazë të informatave të cilat i kemi marrë. Me fjalë të tjera, ne vetëm vepruam në bazë të kërkeses nga agjensia e kundërzbulimit të një shteti miqësor,” thotë një burim policie.


Një zyrtar i ministrisë së brendshme, në kusht anonimiteti thekson, “Gjatë qëndrimit në Maqedoni [el-Masri] nuk ishte rrahur apo torturuar. Njerëzit tanë kanë vepruar në mënyrë profesionale.”


El-Masri, një 41 vjeçar shitës veturash i papunësuar nga qyteti gjerman Ulm, thotë se ai ishtë nxjerrur jashtë nga një autobus turistësh nga policia në anën maqedone në kufi me Serbinë, përderisa ishtë duke shkuar në Shkup me 31 dhjetor, 2003.


Bagazhi i tij ishte kontrolluar dhe ai u morr në pyetje për disa orë para se të dërgohej nga forcat policore në një qytet të madh – mendon te jetë Shkupi.


Burimet lokale të kundërzbulimit në rajonin e Kumanovës – e cila gjithashtu përfshinë vendkalimin kufitar me Serbinë Tabanovce, ku el-Masri pohon të jetë nxjerrur nga autobusi – i thanë IWPR-së se ata kishin ndëgjuar për këtë rrëmbim, dhe insistuan se ky veprim ishtë ndërmarrë nga agjentë maqedon të kundërzbulimit nga Shkupi.


“Ne kemi qenë në dijeni të një operacioni, por nuk kemi pasur detale pasi që ky rast nuk ishtë ndërlidhur me punën tonë në nivelin lokal,” thotë për IWPR-në ky burim nga Kumanova.


Burimet policore konfirmojnë se el-Masri ishte ndaluar në Maqedoni, por ata insistojnë se shërbimet vendore të zbulimit ishin vetëm duke vepruar sipas urdhërave nga Uashingtoni.


Të pyetur se pse el-Masri ishte mbajtur në mungesë të akuzave, një burim policor u përgjigj se ‘në raste të tilla rregullat nuk vlejnë” duke theksuar se kërkesa nga CIA kishte prioritet të plotë. Natyrisht, i dyshuari duhet të paditet brenda 24 orëve të arrestimit të tyre, përndryshe duhet të lirohet.


Por el-Masri thotë se ai ishtë mbajtur plot 23 ditë në një hotel pa ngritje të padisë para se të dorëzohej tek – siç beson ai – amerikanët, dhe pastaj dërguar në Kabul.


Një burim nga aeorporti i Shkupit, në kusht anonimiteti, u deklarua për IWPR-në se shënimet zyrtare tregojnë për një fluturim special – një Boeing Amerikan 737 – i cili ateroj në Shkup nga Palma de Majorca dhe vazhdoj më tutje për Afganistan.


“Sipas shënimeve të aeroporit një Boeing Amerikan ateroj në Shkup me 23 janar në orën 21:30. I njejti aeroplan lëshoj Shkupin disa orë më vonë, në orën 02:00, me vetëm një pasagjer. Emri i pasagjerit nuk figuron në këto shënime. Destinacioni i fluturimit ishte Kabuli,” deklaroj ku burim.


Kërkesa zyrtare e IWPR-së për informata nga aeroporti i Shkupi nuk rezultoj në përgjigje deri në momentin e botimit të këtij artikulli. Por Kabuli nuk është destinacion i rregullt për fluturimet nga kryeqyteti maqedon.


Në Kabul, el-Masri pohon të jetë torturuar dhe abuzuar për më shumë se katër muaj, me qëllim që ai të rrëfehej se ishte një militant islamik. Ai deklaron të jetë liruar në Shqipëri në fund të majit me 2004.


Avokati i tij Anfred R Gnjidoc thotë se el-Masri ishte i viktimë e pafajshme e politikës kontraversale të CIA-ës e njohur si “transferim” – ku të dyshuarit u dorëzohen vendeve me një histori të brishtë të drejtave të njeriut me qëllim që informatat të nxirren nga të dyshuarit përmes torturave, kështu duke lënë reputacionin e Amerikës të paprekur.


Avokati i tha Neë York Times se klienti i tij ishte ndalur pasi ai kishte emër të njejtë – por me gërmëzim paksa më të ndryshëm – sikur të një ekstemist i lidhur me Alkaidën i cili kërkohet rreth sulmeve të 11 shtatorit në Amerikë.


Gazeta britaneze The Guardian, e cila ka intervistuar el-Masrin detalisht rreth mundimit të tij, ka raportuar se autoritetet e Berlinit po ndërmarrin një analizë radioisotope të mostrës së flokëve të tij – procedurë e cila mund të zbuloj shtetin ku një person ka konsumuar të gjithë ushqimin dhe lëngjet gjatë një periudhe.


Serioziteti me të cilin autoritetet gjermane po mirren me këto akuza ka shtyrë disa analistë të paralajmërojnë se roli i munshëm i Maqedonisë në këtë rast nuk do të lihet mënjanë.


Ish ministri i brendshëm Pavle Trajanov i tha IWPR-se se rasi el-Masri ishte “unik” dhe dhe shtoj se “është shumë e pazakontë dorëzimi i njerëzve tek shërbimet e huaja të zbulimit në mënyrë të këtillë.”


“Nuk ka dyshim se [el-Masri] është mbajtur ilegalisht,” thotë ai.


“Bazat për arrestin e tij nuk ekzistojnë, posaqërisht pasi që asnjë gjykatë nuk e dënoj atë me paraburgim. Nëse el-Masri do të vërtetoj rastin e tij, ka të ngjarë së Amerika do të [duhet] të marrë përgjegjësi.


“Mirëpo, kjo nuk do të thotë se Gjermania nuk do të reagoj rreth rolit të Maqedonisë në këtë rrëmbim.”


Profesori i juridikut Vlado popovski, ish udhëheqës i agjensisë zbuluese të Maqedonisë, i tha IWPR-së se autoritetet e ligjit kanë për detyrë për të kontrolluar identitetin e çdo të dyshuari pas arrestit të tyre.


“Teoritikisht, nëse gjykata merr vendim se ky ishte një rast i gabimit të idenditetit të të akuzuarit, autoritetet maqedone nuk do të lirohet nga përgjegjësia e tyre edhe nëse ata kanë menduar se [el-Masri] ishte njeriu i [kërkuar] kur ata e dorëzuan ate tek agjensia zbuluese e një shteti tjetër,” thotë ai.


Ministria e brenshme maqedone dhe ambasada gjermane në Shkup thanë se ata nuk ishin në dijeni të ndonjë kërkesë zyrtare nga Berlini drejtuar Maqedonisë për të ndihmuar rreth hetimeve. Pyetjet rreth këtyre pohimeve u drejtuan edhe tek ambasada amerikane në Shkup, por zyrtarët atje refuzuan të komentojnë rreth këtij rasti.


Ka kohë që Maqedonia ka shprehur dëshirën për të ndihmuar SHBA-në në të ashtuquajturën luftë kundër terrorizmit, megjithatë rezultatet kanë qenë të përziera. Ish ministri i brendshëm Ljube Boshkovski gjindet ende në arrati pasi që u akuzua me vrasjen e shtatë emigrantëve ekonomikë, të cilët u pasqyruan si ekstremist islamik, në përpjekje për të impresionuar Uashingtonin.


Ana Petruseva është drejtuese e projektit të IWPR në Shkup. Miomir Serafinovic është një gazetar nga Shkupi.


Frontline Updates
Support local journalists