Hebrejtë Jugosllavë në objektiv

Përfaqësuesit hebrej në Jugosllavi i bëjnë thirrje autoriteteve të ulin një shtim shqetësues të anti-semitizmit.

Hebrejtë Jugosllavë në objektiv

Përfaqësuesit hebrej në Jugosllavi i bëjnë thirrje autoriteteve të ulin një shtim shqetësues të anti-semitizmit.

Anti-semitizmi thuhet se është në rritje në Jugosllavi, pavarësisht nga fakti se gati nuk kanë mbetur fare hebrej atje. "Jemi kaq të pandjeshëm në jetën politike e sociale të vendit sa është për t'u habitur që ndodhemi nën një presion e sulme të mëdha, " deklaroi në një intervistë me IWPR-në në Beograd Aca Singer, kryetar i Federatës të Komuniteteve Hebre në Jugosllavi.


Singer thotë se komuniteti i tij priste më shumë liri pas përmbysjes së Sllobodan Millosheviçit dhe ndryshimeve politike që pasuan, por në vend të kësaj janë përballur me një anti-semitizëm në rritje.


Federata e hebrejve përbëhet nga rreth 2,200 anëtarë që jetojnë në nëntë komunitete, përfshirë Beograd, Novi Sad, Suboticë, Nish, Zemun dhe Zrenjanin. Gjatë Luftës së Dytë Botërore shumica e hebrejve në Serbi u deportan nga gjermanët dhe nga bashkëpunorët e tyre fashistë serbë.


Singer thotë se fakti më i dukshëm i rrymës anti-hebre janë grafite abuzive në vendet publike dhe në ndërtesa. ""E kemi ndeshur këtë edhe në qytete e rajone ku e dimë se nuk ka hebrej, si në Apatin në Vojvodinë, " tha ai. "Gjithashtu marrim telefonata të shpeshta kërcënuese e ofendime."


Udhëheqësi i komunitetit thotë se ka patur edhe vërejtje anti-semitike në shtyp, dhe rastet më të këqia kanë ndodhur me Obraz - për të cilën përkrahësit e së djathtës thonë se predikon intolerancën racore, etnike dhe fetare - dhe prifti ortodoks serb Zharko Gavriloviç.


Obraz mohon se është përfshirë në kërcënimin e hebrejve. "Lëvizja jonë kundërshton të gjitha ideologjitë që nuk mbështeten në frymën e popullit serb dhe të besimit ortodoks," thotë grupi. "Serbët janë një popull me dinjitet që nuk kanë lidhje me urrejtjen fetare e racore."


Singer thekson se Patriarku dhe Sinoda serbe e Kishës Ortodokse e kanë dënuar anti-semitizmin, "por ndoshta nuk e kanë bërë me aq gjallëri sa duhej".


Në incidente të tjera anti-semitike, varrezat e hebrejve janë vandalizuar - në qershor kryqi i thyer u pikturua në kokat e varreve në Zemun dhe Beograd - dhe është shfaqur një propagandë dhe ofensivë me sllogane në libra, pamflete dhe internet, ku disa organizata dhe individë publikisht i akuzojnë hebrejtë se janë armiq të popullit serb.


"Incidenti më i vonët është botimi i librit 'Shkrimet e Shenjta - Pasqyra Hebre', ku është përdorur gjuha më e keqe për të na fajësuar ne," thotë Singer. "Ne kemi bërë një padi penale kundër autorit dhe botuesit - dhe jemi në pritje që shteti t'i përgjigjet kësaj vale urrejtjeje."


Pavarësisht nga bindja e përhapur ktu se serbët vuajtën së bashku me hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, qeveria kuislinge e Milan Nediç i ndihmoi gjermanët që të largonte 85 për qind të popullsisë hebre të Serbisë, rreth 70,000 banorë.


Hebrejtë u grumbulluan në qendra deportimi në periferitë e Beogradit, një prej më të mëdhave e quajtur Staro Sajmiste. Që atje shumë u dërguan drejt vdekjes në kampet e përqëndrimit në Europën e pushtuar nga nazistët. Singer thotë se praktikisht i gjithë komuniteti u zhduk.


Presidenti jugosllav Vojisllav Koshtunica e vizitoi sinagogën e Beogradit prillin e kaluar në një shërbim të posaçëm përkujtimor dedikuar viktimave të holokaustit. Ai kërkoi falje për atë që populli serb i ka bërë hebrejve në të kaluarën.


Natyrisht qe ka patur shumë raste të keqardhjes serbe. Shumë familje serbe rrezikuan jetën e tyre duke mbrojtur hebrejtë. Vitet e fundit rreth 100 prej tyre kanë marrë vlerësime të veçanta nga autoritetet izraelite për aktet e tyre të heroizmit.


Milanka Saponja-Hadzic e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut ia atribuon rritjen e anti-semitizmit "anti-globalizmit, anti-amerikanizmit dhe anti-modernizimit" të nxitur nga ekstremistët e djathtë dhe organizata, të cilat, thotë ajo, "do të jenë një problem i madh për shoqërinë civile në shfaqje e sipër në Serbi".


Singer paralamëron se nëse autoritetet nuk do të bëjnë diçka për të ulur përhapjen e urrejtjes fetare, shoqëria është e destinuar të vuajë. "Kjo do të godasë më shumë nga të gjithë popullin serb. Ne jemi pak dhe tepër të parëndësishëm për të bërë ndonjë ndryshim. Por qeveria serbe duhet të reagojë në përputhje me kushtetutën dhe të drejtën penale në vend - për të mirën e vet."


Deri tani reagimi i vetën ndaj shpërthimeve anti-semitike ka ardhur nga ministri federal i fesë, influenca e të cilit është pakësuar shumë që prej dorëheqjes së qeverisë jugosllave me ekstradimin e Millosheviçit në Hagë. Kohët e fundit ministri organizoi një takim me përfaqësues të feve të ndryshme. Pas kësaj u bë një thirrje publike për tolerancë fetare më të madhe.


Branko Bjelajaç është korrespoondente në Beograd e Keston News Agency.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists