Hap Pas Hapi Drejt Ndarjes

Ndonese konflikti aktual ka rritur tensionet nderetnike shume vete ende besojne ne mundesine e nje te ardhmjeje "normale".

Hap Pas Hapi Drejt Ndarjes

Ndonese konflikti aktual ka rritur tensionet nderetnike shume vete ende besojne ne mundesine e nje te ardhmjeje "normale".

Tuesday, 14 August, 2001

Pavaresisht nga nenshkrimi i marreveshjes ne Oher situata ne terren po perkeqesohej gjithnje e me shume. Me mijera Shqiptare te tjere filluan te largoheshin nga shtepite e tyre ne Ljuboten, prane Shkupit, pas shperthimit te luftimeve te cilat pasuan vdekjen e tete ushtareve Maqedonas nga shperthimi i nje mine.


A do te kthehen ata perseri ne shtepite e tyre? Veshtire te thuhet kur fare prane Ljubotenit ndodhet nje fshat me Maqedonas te egersuar dhe te trembur. Pas muajsh te tere te nje dhune ne ferment ata me teper se cdo gje deshirojne te jetojne ne nje rreth etnikisht "te paster". E njejta vlen edhe per mjaft Shqiptare etnike.


Si ne fshatrat me te prekura nga luftimet ashtu edhe ne Shkup njerez te dy etnive po braktisin shtepite e tyre gjithnje e me teper. Ata nuk e dine nese do te kthehen perseri atje. Gjendja ne kryeqytet eshte vecanerisht e brishte pasi popullsia e tij prej 600,000 banoresh ka perberje te njejte Shqiptaresh dhe Maqedonasish. Shume nga lagjet e qytetit jane etnikisht te perziera.


Qe nga nisja e konfliktit Maqedonasit kane qene gjithnje ne levizje. Ata kane evakuuar fqinjet e tyre Shqiptare sapo nisen trazirat dhe e kunderta. Ne Shkup ne lagjet me shumice shqiptare si Butel, Cair, Gazi Baba dhe Bitpazar ne anen lindore te lumit Vardar, Maqedonasit ndihen gjithnje e me shume te frikesuar.


Ne pergjithesi, burrat largojne grate dhe femijet ndersa vete qendrojne per t'u perkujdesur per shtepine. Dejan, 35 vjec, vendosi te largoje gruan dhe femijet ndersa vete jeton ne shtepine e vet ne Butel. "Ndihem me mire kur mendoj se ata nuk jane ketu," thote ai. "Ata po qendrojne tek prinderit e mi ne Vlae, ne anen tjeter te qytetit por une ende fle ketu."


Te tjere Maqedonas ndajne te njejtin qendrim por pohojne se akush nuk i nxit ne marrjen e nje vendimi te tille. "Askush nuk me tha te largohem. Nuk kam patur probleme me fqinjet e mi Shqiptare," thote Nikola, 43 vjec nga Topansko Pole.


"Eshte thjesht ceshtja se situata po tensionohet," thote ai. "Disa nga miqte e mi Shqiptare me keshilluan se do te ishte me mire sikur une te largohesha per pak kohe pasi, sic thane ata, nese konflikti shperthente situata mund te dale jashte kontrollit dhe ata nuk mund te me siguronin jeten."


Ata qe kane mbetur ne shtepite e tyre jane teper te kujdesshem. Vesna, 30 vjece, nga Butel, pergatiti te gjitha dokumentet dy muaj me pare dhe mban gati nje cante me rroba per cdo te papritur.


Mjaft Shqiptare i larguan pjesetaret e familjeve drejt Kosoves me friken e pasigurise ne Maqedoni. Zulfari, 52 vjec, nje Shqiptar i cili punon si shofer taksie e largoi familjen nga ana tjeter e kufirit tre muaj me pare. Ai thote "nuk do t'i sjell ketu pa kaluar kjo situate."


Sipas Komisariatit te Larte te Kombeve te Bshkuara per Refugjatet mese 60,000 Shqiptare nga Maqedonia kane gjetur strehe ne Kosove. Shumica e tyre, afro 54,000 vijne nga Tetova, Kumanova dhe Shkupi, thone burime te Kryqit te Kuq Maqedonas. Afro 7,000 vete nga Haracina, fshat i cili u mbajt nga njesite e luftetareve te UCK-se ne Qershor, jetojne tek te afermit e tyre ne Shkup apo ne qendra te organizuara per pritjen e refugjateve.


Ndonese permasat e shpernguljeve ne kohet e fundit jane alarmuese, ne zonat me popullsi heterogjene po vihet re nje proces "rigrupimi". Maqedonasit preferojne te qendrojne ne lagjet Maqedonase te Shkupit pavaresisht se ata komunikojne normalisht me Shqiptaret etnike ne rruge apo tregje. Gjate 10 viteve te fundit eshte vene re nje prirje per te blere pasuri ne lagjet me popullate homogjene nga pjesetaret e te dy komuniteteve.


Njerez nga te dyja palet mund te jene te inatosur por edhe te shqetesuar. Nese nuk ndonje interes rreth nje lufte te pergjithshme, njerezit jane te shqetesuar rreth idese se u duhet te jetojne nen nje tension te perhershem te shperthimit te saj. Ndoshta eshte permendur edhe ideja e nje ndarjeje etnike por njerezit duan te vijojne aktivitetet e tyre. Mjaft familje do te refuzonin te largoheshin nga shtepite e tyre dhe te shpernguleshin diku tjeter nese jetet e tyre nuk rrezikohen seriozisht.


Shkembimi i territoreve do te kishte efekt vetem ne rajone me identitet Shqiptar apo Maqedonas, gje qe do te kerkonte shpernguljen e nje numri te paperfillshem njerezish. Por kjo e le te hapur ceshtjen e kryeqytetit me popullsi te perzier ku "fronti" i luftes do te jete me teper psikologjik se sa fizik, ku Maqedonasit dhe Shqiptaret te kene frike te kalojne lumin Vardar per te hyre ne lagjet e njerit apo tjetrit komunitet si ne rastin e Mostarit ne Bosnje Hercegovine apo Mitrovices ne Kosoven veriore.


Pavaresisht nga kjo, linje e kuqe e urrejtjes ende nuk eshte kaluar. Ndonese 60 vete kane humbur jeten qe nga fillimi i konfliktit ne shkurt, Maqedonasit nga te dy komunitetet mbeten te lidhur. Tensionet vazhdojne te rriten, sidomos qe nga shperthimi i trazirave ne Shkup javen qe shkoi, por te dy komunitetet jane te mendimit se ende ekzistojne shpresat per nje te ardhme me te mire ndermjet komuniteteve. Si Maqedonasit ashtu edhe Shqiptaret jane te mendimit se cdo lloj tjeter alternative eshte "teper e frikshme".


Ana Petruseva eshte gazetare e revistes Forum ne Shkup.


Frontline Updates
Support local journalists