Hakmarrja E Seseljit

Draskovic ka qene nje figure propagandistike per Perendimin, per t’u perpjekur te zbuse aspektet me radikale te rregjimit te Beogradit. Tani gjethja e fikut nuk eshte me.

Hakmarrja E Seseljit

Draskovic ka qene nje figure propagandistike per Perendimin, per t’u perpjekur te zbuse aspektet me radikale te rregjimit te Beogradit. Tani gjethja e fikut nuk eshte me.

Thursday, 10 November, 2005

Emerimi i Vuk Draskovicit ne Janar si zevendes kryeminister i Jugosllavise ushqeu ambicien e tij te madhe dhe nxiti romanticizmin e tij Serb. Por per Presidentin Slobodan Miloshevic dhe partite kryesore ne koalicionin qeverises, qellimi ishte me konkret, dhe ai u shkarkua sepse ky qellim u be i dyshimte.


Draskovic, nje nacionalist i vendosur dhe kaotik, kishte udhehequr demonstratat e medha te rruges kunder rregjimit dy vjet me pare dhe ishte pergjithesisht i mirepritur ne Perendim. Prandaj ai ishte nje figure e dobishme per t’u perpjekur te binde fuqite Perendimore se Beogradi ishte serioz me ofertat e tij per autonomine politike per Shqiptaret e Kosoves (pa pranine e trupave te NATO-s).


Pas disa hapave te ashper te qeverise--si psh kalimin e nje Ligji te Informimit drakonian dhe nxitjen e tensioneve ne rritje ndermjet Miloshevicit dhe Presidentit Malazez Milo Djukanovic--detyra e Draskovicit ishte te lehtesonte presionin nderkombetar. Si nje simbol i ish “opozites nacionaliste”, kooptimi i Draskovicit ne nje pozicion te rendesishem praktikisht e la Serbine pa nje opozite, dhe u duk se po sinjalizonte pranimin nga ana e tij te politikes se rregjimit ne Kosove.


Me fillimin e bombardimeve te NATO-s, Draskovic u be pothuajse i perhershem ne CNN, BBC dhe ne media te tjera nderkombetare, duke i meshuar linjes se Beogradit qe Shqiptaret po largoheshin nga Kosova per shkak te bombardimeve, dhe duke i mbushur shikuesit me bombardimin e tij te absurditeteve dhe mjegulles.


Tani, te pakten figurativisht, ai eshte kthyer perseri ne rruge. Te Merkuren, 28 Prill, Kryeministri Jugosllav dhe njeriu i besuar i Miloshevicit Momir Bulatovic e shkarkoi Draskovic--sic u njoftua per aresye te presionit nga Partia Radikale Serbe e Vojislav Seseljit dhe nga e Majta e Bashkuar Jugosllave shefja e te ciles, eshte Mira Markovic, e shoqja e Miloshevicit. Xhelozite rreth shkalles se rolit te tij publik mund te kene luajtur nje pjese, sepse Draskovic ka qene ne qender te vemendjes, vecanerisht jashte Jugosllavise. Por akoma me e rendesishme, ndersa rregjimi eshte ne lufte, Serbia radikale po rritet, dhe duket se nuk ka me nevoje per te ruajtur as edhe aparencen e hapjes ndaj Perendimit.


Pasojat jane shume te renda. Draskovic mund ta kete pozicionuar veten per nje rol si nje partner i mundshem me Perendimin pas luftes. Por cdo parashikim i meparshem per nje kurs me te moderuar tashme eshte shume pak i mundshem. Sic deklaroi Seselj te Marten, “Uniteti Kombetar ne Serbi nuk mund te prishet nga politikane te vegjel te cilet perpiqen te bashkepunojne me agresoret dhe te tregojne veten e tyre ndaj NATO-s si aleate te mundshem”.


Nje nga pikat kryesore ne deklaraten e Draskovicit ne televizionin e tij Studio B gjate diteve te fundit ishte se Keshilli i Sigurimit te OKB do te vendoste perberjen e nje force te OKB ne Kosove. Tani, opozita ndaj vendosjes se cdo trupe nderkombetare ne province do te behet edhe me e vendosur. Serbia nuk do te bjere dakort per asgje.


Ministria e Informacionit e Serbise, e cila kontrollohet nga Seselj, ka vendosur nje ndalim te transmetimit te cdo deklarate te Draskovicit apo te Partise se tij te Rilindjes Serbe. Ceshtja tjeter kryesore e ngritur nga Draskovici ne deklaraten e tij ne televizion ishte se Jugosllavia duhet te perballohej me faktin qe ajo nuk mund ta munde NATO-n.


Deklaratat kritike ndaj rregjimit nga Vuk Obradovic, udheheqes i Partise Socialiste Demokratike dhe nje ish gjeneral, u censuruan edhe nga transmetimet nderkombetare. Kjo eshte menyra e zakoneshme e zgjidhjes se problemeve ne Serbi: qello mesazherin.


Korrespondenti eshte nje gazetar i pavarur ne Beograd.


Frontline Updates
Support local journalists