Grusht Shteti Gradual Ne Mal Te Zi
Podgorica po distancohet edhe me nga Beogradi - dhe nga Ushtria Jugosllave, e cila sipas saj perben nje kercenim direkt.
Grusht Shteti Gradual Ne Mal Te Zi
Podgorica po distancohet edhe me nga Beogradi - dhe nga Ushtria Jugosllave, e cila sipas saj perben nje kercenim direkt.
Ushtria Jugosllave po e rrit presionin e saj ndaj autoriteteve civile te Malit te Zi, duke rrezikuar perpjekjet e republikes per te mbetur neutrale ne luften ndermjet Beogradit dhe NATO-s. Disa vezhgues malazez e pershkruajne situaten si nje "grusht shteti gradual".
Tensioni eshte rritur vazhdimisht ne mes Podgorices dhe Ushtrise Jugosllave qe prej fillimit te muajit, kur Presidenti Jugosllav Slobodan Miloshevic vendosi Gjeneralin Milorad Obradovic ne krye te Ushtrise Jugosllave ne Mal te Zi, duke zevendesuar Gjeneral Radoslav Martinovic.
Megjithese te dy keta jane Malazez, ky ndryshim ishte domethenes sepse Gjeneral Obradovic shihet si nje besnik i Miloshevicit dhe Presidenti Malazez Milo Djukanovic nuk u konsultuar perpara ketij ndryshimi.
Qe prej marrjes se postit, Obradovic ka hartuar nje kundershtim te hapur me autoritetet Malazeze, duke rritur mobilizimin e rekruteve ne te gjithe republiken dhe duke nisur nje ofensive ne media. Si rrjedhim, shume vezhgues Malazez mendojne se po zhvillohet nje grusht shteti.
"Ushtria po keq perdor pozicionin e saj per te lare hesapet me qeverine e Malit te Zi", tha Dragan Soc, ministri i drejtesise i Malit te Zi, i cili ka refuzuar t'u pergjigjet tre letrave per thirrje nen arme.
"Ata nuk kane nevoje per ushtare shtese, sepse nuk kane as mjetet dhe mundesite per ti mbajtuar ata ne ushtri. Ata vetem sa po perpiqen te tregojne influencen dhe fuqine e tyre", tha ai.
Turma ushtarakesh po mobilizojne pa dallim te rinjte neper rruge, gjykatat ushtarake kane filluar te ndjekin penalisht ata qe nuk pranojne, dhe Ushtria Jugosllave ka rritur kritikat e saj publike ndaj politikaneve kryesore dhe figurave te tjera te rendesihme publike ne shoqerine Malazeze.
Novak Kilibarda, Zv. Kryeministri Malazez, eshte nje nder objektivat e Ushtrise Jugosllave. Ai akuzohet se "po dobeson mbrojtjen e vendit".
Ne prag te fushates se bombardimeve te NATO-s, Kilibarda tha se NATO nuk mund te ishte nje agresor sepse ajo eshte nje aleance. Per me teper, ne rast lufte, Mali i Zi do te mbetej neutral, do te shpallte pavaresine nga Serbia dhe nuk do te lejonte Ushtrine Jugosllave ne Mal te Zi qe te aktivizonte mbrojtjen e saj.
Obradovic ka ngritur stacionin e tij televiziv ne nje ndertese e cila i perket Ushtrise Jugosllave me pajisje te sjella nga Beogradi. Programet e ketij televizioni jane teper te ngjashme me ate te televizionit Serb, qendra e te cilit ne Beograd u sulmuan te Enjten naten nga avionet e NATO-s. Ne keto programe, NATO vazhdimisht etiketohet si "fashistet" apo "agresoret".
Terminologjia e perdorur ne stacionin ushtarak ndryshon shume nga ajo e perdorur ne televizionin Malazez, te cilin Ushtria Jugosllave e akuzon si te njeaneshme. Ushtria Jugosllave gjithashtu po pengon punen e gazetareve te huaj, te cilet qeveria e Malit te Zi i lejon te veprojne lirshem. Ushtria ka konfiskuar pajisje dhe ka ndaluar disa gazetare.
"Ushtria Jugosllave po frikeson gazetaret e huaj per tu treguar atyre pafuqine e qeverise dhe mungesen e garancive te sigurise. Ata shpresojne se gazetaret do te largohen, dhe ata te mundin te kryejne grushtin e shtetit ne Mal te Zi," vlereson Soc.
Edhe pas nje sere takimesh ndermjet Obradovic, kryeministrit Malazez dhe presidentit, si edhe kryetarit te parlamentit, tensionet nuk jane ulur.
Megjithate, Gjeneral Obradovic, ka arritur te beje presion televizionit Malazez per te transmetuar cdo nate nje program prej 30 minutash te quajtur "Duke mbrojtur Atdheun", gje e cila ka shqetesuar median e pavarur ne Mal te Zi.
"Qellimi i Ushtrise Jugosllave ne Mal te Zi nuk eshte mbrojtja e vendit nga agresoret, sic thone ata, por te ndaloje opoziten ndaj Miloshevicit ne Mal te Zi, pra qeverine dhe median e pavarur," shkruante ne nje kryeartikull te saj e perditeshmja e pavarur Vijesti.
Nje dite me pas, policia ushtarake hyri ne zyrat e gazetes dhe kercenoi "per te ndaluar botimin e ketyre ideve" ne te ardhmen.
"Ushtria Jugosllave supozohet te jete ushtria e Serbise dhe Malit te Zi, por ne fakt ajo eshte nje vegel ne duart e Miloshevicit per te imponuar pikpamjet e tij politike Malit te Zi," tha Miodrag Perovic, krijuesi dhe botuesi i revistes se perjaveshme MONITOR.
Ai i ben thirrje qeverise se Malit te Zi te marre nen kontroll kazermat e ushtrise dhe repartet e saj brenda ne Republike. "Kjo mund te arrihet duke krijuar nje Ministri te Mbrojtjes te Republikes dhe duke votuar parlamenti i republikes per ti dhene kryeministrit te Malit te Zi kontroll te plote te ushtrise ne juridiksionin e tij," thote Perovic.
Tensionet u rriten shume ditet e fundit kur Ushtria Jugosllave leshoi nje rakete toke-ajer ndaj nje avioni te NATO-s nga nje anije luftarake e ankoruar ne portin e Bar. Petrasin Kasalica, drejtor i portit, protestoi menjehere ndaj asaj qe ai e quajti "abuzim te mikpritjes se portit" nga ana e Ushtrise Jugosllave.
"Ne se doni te mbroni vendin nga avionet e NATO-s, atehere une ju keshilloj te largoni anijet tuaja nga porti," tha ai. "Ne rast se provokimit tuaj NATO-ja i pergjigjet me bombardim, atehere e ardhmja jone do te jete teper e zymte dhe cdo gje qe kemi tani do te shkaterrohet."
Zeljko Ivanovic eshte themeluesi dhe drejtori i Vijesti, e vetmja gazete e perditeshme e pavarur ne Mal te Zi.