Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Gjyqi ndaj Millosheviq Ndërpritet Përsëri

Një shtyrje tjetër prej katër javë është planifikuar pasi disa dëshmitarë të mbrojtjes nuk kanë pranuar “në mënyrë spontane” të paraqiten në Hagë.
By Ana Uzelac

Gjyqi ndaj Sllobodan Millosheviq është ndërprerë përsëri këtë javë pas njoftimit të mbrojtjes se shumë dëshmitarë kanë refuzuar të dëshmojnë në shenjë proteste ndaj vendimit të gjykatës për të caktuar avokatë mbrojtës për ish presidentin jugosllav.


Gjykatësit kanë ndërprerë procesin gjyqësor për katër javë për ti dhënë kohë avokatëve të rinj – ish miqve të gjykatës Steven Kay dhe Gillian Higgins – të riorganizojnë strategjinë e mbrojtjes në bazë të zhvillimeve të reja.


Por gjykatësit kanë kundërshtuar kërkesën e Kay për të lejuar Millosheviqin të kryejë ekzaminimin kryesor të dëshmitarëve të mbrojtjes, duke shtuar se avokatët duhet të përdorin kohën e dhënë në dispozicion për të ndëshkuar dëshmitarët të cilët nuk pranojnë të paraqiten nëse nevojitet.


Sipas Kay, ai dhe kolegu i tij kanë mundur të kontaktojnë vetëm 23 prej 48 dëshmitarëve të përfshirë në listën e parë nga Millosheviq. Njëzet nuk kanë pranuar të paraqiten në gjykatë nëse i pandehuri nuk ka të drejtën të përfaqësojë veten e tij. Këshilltarët ligjorë të ish presidentit jugosllav – të cilët kanë qenë prezent në galerinë e rezervuar për publikun – kanë thënë se 265 dëshmitarë të tjerë nuk kanë pranuar të shkojnë në Hagë për të njëjtën arësye.


Vetë i pandehuri ka lecuar një letër nga një prej dëshmitarëve, ish ambasadori i Kanadasë në Beograd, James Bissett, i cili ka deklaruar se ai nuk dëshiron të paraqitet në një gjykatë “e cila ka të gjitha karakteristikat e një gjyqi farsë të kohës së Stalinit”.


Një tjetër dëshmitar i mundëshëm, ish zyrtari i departamentit amerikan të shtetit, George Kenney, ka shkruajtur se ai do të paraqitej në gjykatë vetëm nëse Millosheviq do të lejohej të kryente mbrojtjen e tij.


Ish presidenti jugosllav ka insistuar në sallën e gjyqit këtë javë se ai nuk është përpjekur të ndikojë mbi asnjë prej dëshmitarëve, dhe ka thënë se refuzimi në masë për tu paraqitur është “spontant”.


Por kur gjykatësi Ian Bonomy e ka pyetur nëse ai do të “nxiste dëshmitarët të vinin për të dëshmuar,” Millosheviq ka thënë: “Ata janë njerëz me integritet. U takon atyre të marrin këtë vendim”.


Gjatë seancës së 15 shtatorit, Kay ka paralajmëruar gjykatësit se vendimi i tyre për të detyruar Millosheviqin të marrë një pozicion të dorës së dytë në këtë proces ndoshta do të largojë të pandehurin krejtësisht nga zhvillimi i këti procesi.


“Unë parashikoj vështirësi të mëdha nëse ne do të përballemi me dëshmitarë të cilët nuk bashkëpunojnë,” ka paralajmëruar ai pasi ata kanë sugjeruar se ai mund të ndëshkonte dëshmitarët të cilët nuk pranojnë të paraqiten.


Kay ka paralajmëruar se mbrojtja e Millosheviqit pa dëshirën e tij mund të kërkojë më tepër kohë dhe burime se sa nëse ish presidenti jugosllav do të vazhdonte të mbrohej vetë.


Avokati gjithashtu ka paralajmëruar se nëse ai do të përgatiste mbrojtjen pa ndihmën e Millosheviqit, /ështja e “barazisë së mjeteve” – një parim i gjykatës i cili cakton burime të njëjta për prokurorinë dhe mbrojtjen – do të dilte padyshim në skenë.


Por gjykatësit e kanë kundërshtuar këtë vlerësim. “Ajo që qëndron ndërmjet jush dhe dëshmitarëve nuk është ndryshimi i burimeve ndërmjet jush dhe prokurorëve, por mungesa e dëshirës së të pandehurit për të bashkëpunuar,” ka thënë Bonomy, i cili ka marrë pjesë po aq aktivisht në këtë seancë sa edhe gjykatësi Patrick Robinson.


Problemet me të cilat përballen avokatët të cilët mbrojnë një klient i cili kundërshton përfshirjen e tyre dhe nuk pranon të komunikojë me ta janë dukur qartë në sallën e gjyqit një ditë më parë, kur Kay është përpjekur të pyesë dëshmitarin e tretë të thirrur nga mbrojtja.


Ndërsa avokati i dha fund një séance prej një orë e gjysëm pyetjesh ndaj ish vëzhguesit të Misionit të Verifikimit në Kosovë, Roland Keith, kryetari i trupit gjykues Patrick Robinson e ka pyetur Millosheviqin nëse ai kishte pyetje të tjera për dëshmitarin.


“Kjo seancë pyetjesh është krejtësisht e pakuptimtë,” është përpjekur Millosheviq. Ndërsa seancat e kësaj jave po shkonin drejt përfundimit, është bërë gjithnjë e më e kuptueshme se Kay dhe Higgins do të luftojnë në dy drejtime – një për të kundërshtuar dhe hedhur poshtë akuzat e prokurorisë, dhe tjetrën me klientin e tyre – i cili nuk është i përgatitur të ndihmojë por i gatshëm të denoncojë avokatët e tyre në /do rast.


Por gjykatësit mbeten të vendosur të mos ndryshojnë mënyrën e zhvillimit të mbrojtjes. Ata kanë ngulur këmbë që vendimi i tyre që Kay të drejtojë mbrojtjen dhe Millosheviq vetëm të lejohet të bëjë pyetje shtesë është marrë për arësye të gjendjes së keqe shëndetësore të të pandehurit, e cila nuk ka lejuar që ai të kryejë mbrojtjen e tij.


Robinson ka shtuar se ndërprerjet e vazhdueshme të procesit gjyqësor, të shkaktuara nga shëndeti i Millosheviqit, kanë dëmtuar edhe reputacionin e gjykatës.


Gjyqi, ka thënë ai, është ndalur 12 herë deri tani për shkak të problemeve shëndetësore të Millosheviqit dhe raportet e fundit mjeksore dhe eksperienca tregon se kjo “do të ndodhte përsëri”.


“Ne e dimë nga eksperienca se brenda dy muajsh ai do të sëmuret përsëri,” ka thënë Robinson. “Vetëm një idiot nuk mëson nga eksperienca”.


Gjykatësit kanë refuzuar gjithashtu të urdhërojnë një ekzaminim tjetër mjeksor për Millosheviqin, duke thënë se rezultatet e muajit korrik të këtij viti tregojnë se gjendja e tij shëndetësore është “kronike dhe e vazhdueshme”.


Disa vëzhgues e shohin ndërprerjen më të fundit të procesit si një goditje për gjykatën, duke konsideruar se caktimi i avokatëve presupozohej që do të shpejtonte procesin gjyqësor.


“Rezultati i parë i këtij vendimi është një vonesë,” ka thënë Jarinde Timminck Tuinstra, një studjuese nga Universiteti i Amsterdamit e cila është specializuar në mbrojtjen në proceset për krime lufte. “Dhe kjo është pikërisht ajo që kanë dashur të shmangin gjykatësit kur ata kanë caktuar avokatët mbrojtës për të pandehurin”.


Ajo pranon se parashikimi i Kay se do të duhen burime të tjera për të zhvilluar një strategji mbrojtëse pa bashkëpunimin e të pandehurit “Unë dyshoj që gjykata të ketë fondet e duhura për të bërë gjithshka si duhet”.


Por vëzhgues të tjerë e shohin vendosmërinë e trupit gjykues si një fitore ndaj pengesave të reja të paraqitura nga Millosheviq, për të cilin ata dyshojnë se qëndron pas bojkotit të dëshmitarëve.


“Cilësia e mbrojtjes së Millosheviqit tani do të caktohet nga shkalla e bashkëpunimit të tij,” ka thënë Judith Armata e Koalicionit për Drejtësi Ndërkombëtare, një vëzhguese e vjetër e gjykatës.


“Trupi gjykues ka vendosur të jetë serioz, dhe të mos lejojë Millosheviqin të diktojë përsëri rregullat.


“Duket se tani e tutje, gjyqi do të zhvillohet sipas rregullave të trupit gjykues”.


Ndërkohë, Kay dhe Higgins kanë nisur një apel me qëllim që të shkarkohen nga ky proces dhe Millosheviqit ti kthehet e drejta e vetë përfaqësimit, i cili ka mbrojtur vetveten që prej fillimit të këtij procesi dy vjet e gjysëm më parë. Dhoma e apelit pritet të japë një vendim përpara rifillimit të procesit më 12 tetor.


Ana Uzelac është drejtuese e projektit të IWPR në Hagë. Michael Farquhar ka kontribuar në këtë raport nga Londra.