Gjyqi i Millosheviq: Dëshmitar Okular i Spastrimit Etnik

Një dëshmitar Musliman i Bosnjes thotë se forcat nga Serbia kanë ndihmuar në shkatërrimin e fshatit të tij.

Gjyqi i Millosheviq: Dëshmitar Okular i Spastrimit Etnik

Një dëshmitar Musliman i Bosnjes thotë se forcat nga Serbia kanë ndihmuar në shkatërrimin e fshatit të tij.

Tuesday, 22 February, 2005

Ish presidenti Serb Sllobodan Millosheviq është përballur me disa dëshmi të cilat kanë implikuar autoritetet në Serbi në spastrimin etnik të një fshati të Muslimanëve në Bosnje.


Millosheviq i përmbahet tezës se Serbia nuk ka pasur të bëjë fare me atë që ka ndodhur në Kozluk, një fshat Boshnjak në brigjet e lumit Drina, në verën e vitit 1992. por derisa Fadil Banjanoviq, një banor i Kozluk është thirrur për të dëshmuar kundër Millosheviq më 19 Maj, atëherë duhet të besohet se njësi ushtarake dhe policore nga Serbia kanë qenë përgjegjëse për shkatërrimin e fshatit të tij.


Banjanoviq, një mesoburrë i shëndoshë, ish punëtor fabrike, i cili tani është një prej drejtuesve të komunitetit të refugjatëve të cilët jetojnë në Tuzla, ka thënë se fshati i tij i lindjes, Kozluk, ka qenë shembull tipik i shumë qyteteve të tjera në Bosnjen lindore. Rreth 5,000 Muslimanë dhe Serbë jetonin pranë njëri tjetrit në harmoni.


Në pranverën e vitit 1992, ndërsa partitë nacionaliste filluan të fitonin popullaritet, Serbët dhe Muslimanët në Kozluk filluan të shihnin njëri tjetrin me dyshim dhe shumë banorë u larguan nga fshati.


Më pas, më 26 Qershor, 1992, ushtarë, policë dhe paraushtarakë kanë hyrë në fshat. Gjatë pyetjeve të Millosheviq më vonë gjatë ditës, Banjanoviq ka thënë se këto forca kanë qenë nga Serbia, jo nga entiteti Serb i Bosnjes. Ai ka thënë se ata kishin aksent Serb dhe jo aksentin e banorëve vendas.


Këta njerëz kanë hyrë shtëpi më shtëpi dhe kanë detyruar me forcë popullsinë Muslimane të mblidhej përpara qendrës kulturore të qytetit – ashtu si “bagëtitë”, ka thënë Banjanoviq, duke vazhduar dëshminë e tij.


Banorët civilë Muslimanë janë detyruar të nënshkruajnë emrat e tyre në një copë letër, dhe më pas janë detyruar të hypnin në një grup autobusësh të sjellë nga autoritetet Serbe. Numri i tyre ka qenë 1,822.


Prokurorët kanë paraqitur këtë listë si një prej provave të tyre. Lista ka emrat e secilit prej kryetarëve të familjes dhe numrin e anëtarëve të familjes. Lista ka qenë e vulosur nga bashkia e Serbëve të Bosnjes në Zvornik dhe ka në fund të saj edhe firmën e Banjanoviq. Në atë kohë, Banjanoviq ka qenë anëtar i administratës së fshatit të Kozluk.


Megjithëse dokumenti thotë se të gjithë njerëzit në këtë listë kanë shprehur dëshirën të largohen nga fshati dhe nuk e kanë bërë një gjë të tillë nën kërcënim, Banjanoviq ka thënë se ai është detyruar të nënshkruajë.


Në një kolonë me 17 autobusë, tre kamionë me rimorkio, dhe dy makina, fshatarët dhe shoqëruesit e tyre policë dhe paraushtarakë kanë shkuar në Loznica, një pikë kalimi kufitare me Serbinë.


Ndërsa ata janë larguar, ata kanë parë se disa prej shtëpive të fshatit u është vënë zjarri.


Kolona e makinave është ndalur pikërisht mbi urë, në anën e kufirit të Serbisë. Një bandë ushtarësh paraushtarakë – të pisët dhe të armatosur rëndë – kanë rrethuar autobusët dhe kanë kërkuar që fshatarët të dorëzonin të gjitha paratë që kishin me vete. Ata gjithashtu kërkuan që gratë dhe vajzat të zbrisnin nga autobusët.


Në këtë moment, Banjanoviq ka parë një patrullë të policisë. Ai u ka thënë oficerëve se ushtarët po ngacmonin fshatarët dhe u ka kërkuar atyre ndihmë. Menjëherë pas kësaj, disa makina policie kanë ardhur dhe i kanë mbajtur larg paraushtarakët.


Një doktor Serb i Kryqit të Kuq ka mbërritur në vend dhe sipas Banjanoviq, ai i ka kërkuar doktorit ushqime dhe kujdes shëndetësor për disa nga fshatarët të cilët ishin plagosur kur policia dhe paraushtarakët i kishin rrahur gjatë ekzodit.


Doktori ka bërë sa ka mundur dhe ka dërguar një letër në Beograd ku kërkonte leje që kolona të lejohej të lëvizte nëpërmjet Serbisë për në kufirin me Hungarinë. Pesë ose gjashtë orë më pas ka mbërritur një dokument me vulën e Republikës së Serbisë, dhe autobusët janë lejuar të lëvizin.


Kolona, e shoqëruar nga policia Serbe, ka udhëtuar për në qytetin e Ruma. Atje, banorët e fshatit Kozluk janë detyruar të hypin në një tren, në “vagonë të cilët përdoren për transportin e kafshëve”. Ndërsa ata hypnin në tren, një grup civilësh Serbë janë mbledhur aty pranë dhe duke i qëlluar me gurë dhe copa druri u thërrisnin “Turq të ushtrisë së Alijas!” (Alija Izetbegoviq ka qenë president i atëhershëm në Sarajevo; Turk është një term fyes për Muslimanët e Bosnjes). Disa fshatarë janë plagosur në këtë konfrontim.


Gjatë udhëtimit nëpër Serbi, turma të tjera njerëzish janë mbledhur dhe kanë qëlluar fshatarët me gura.


Një ditë më pas, treni ka mbërritur në qytetin e Suboticas. Atje, Banjanoviq ka thënë se fshatarët të lodhur dhe të uritur janë detyruar të zbresin në një fushë.


Kryqi i Kuq dhe një grup gazetarësh i kanë vizituar fshatarët në këtë vend. “Ata na filmuan sikur të ishim kafshë në një cirk,” ka thënë Banjanoviq. Këtu fshatarët kanë kaluar disa ditë në këtë fushë të hapur përpara se të transferoheshin në një qendër refugjatësh – një tjetër fushë me disa cadra – Paliq.


Rojet në qendrën e refugjatëve në Paliq mburreshin se ata kanë qenë në fushë betejat e Bosnjes dhe Kroacisë. “Ata thoshnin se kishin vrarë shumë Turq,” ka thënë Banjanoviq. “Ata dukeshin të tmerrshëm. Ata ishin të pisët dhe me mjekrra”.


Ata fshatarë të cilët kishin para – rreth 800 prej tyre – kanë marrë shpejt pasaporta dhe kanë siguruar leje për të ikur. Ata të cilët nuk kishin kanë pritur. Banjanoviq ka qenë në këtë grup.


Në një farë mënyre ai ka kontaktuar disa miq – Hungarezë të cilët drejtonin fabrikën Suboticanka, të cilët i njihnin që prej kohës kur bënin tregti me fabrikën në Kozluk.


“Ata na sollën leng frutash dhe na dhanë ca para borxh për pasaportat. Ata dërguan edhe një grup fotografësh dhe na nxorrën të gjithëve në fotografi. Më pas erdhën së bashku me shefin e policisë dhe i dhanë atij një cek për të paguar për pasaportat tona,” ka thënë Banjanoviq.


Pasi kanë marrë pasaportat, banorët e Kozluk kanë mundur hypnin në një tren në drejtim të kufirit me Hungarinë.


Kur Banjanoviqka mbarur dëshminë e tij, Millosheviq ka pasur mundësi të bëjë pyetjet e tij.


“Zoti Banjanoviq,” ka thënë ai. “Në cfarë mënyre ka pasur të bëjë Serbia me gjithë këto që ju kanë ndodhur juve?”


Kur Banjanoviq ka filluar të spjegojë se ushtarët dhe paraushtarakët të cilët kanë ardhur në fshatin e tij kanë qenë nga Serbia, dhe se paraushtarakët kanë vazhduar të ngacmojnë fshatarët nga Kozluk edhe pasi ata kanë kaluar kufirin e Bosnjes në Serbi, Millosheviq e ka ndërprerë.


“Ju sapo treguat se kur paraushtarakët filluan t’ju ngacmonin, ka qenë pikërisht policia Serbe e cila ju ka mbrojtur. Ju gjithashtu thatë se ka qenë Kryqi i Kuq Serb i cili ju ka dhënë ushqime dhe kujdes mjeksor. Dhe kur keni kërkuar leje për të udhëtuar për në Europën Perëndimore, ka qenë Serbia që ju ka ndihmuar të merrnit pasaporta për tu larguar. A nuk keni thënë kështu, Zoti Banjanoviq? A kemi bërë gabim që ju kemi ndihmuar?” ka thënë i pandehuri.


Banjanoviq është skuqur dhe zemëruar ndërsa Millosheviq ka thënë se Serbia nuk kishte të bënte fare me atë që kishte ndodhur në anën tjetër të lumit Drina në Bosnje.


“Me aq sa di unë, keni qenë pikërisht ju që keni liruar nga burgu kriminelët, dhe ata kanë helmuar marrëdhëniet ndërmjet kombësive të ndryshme në Bosnje,” ka thënë Banjanoviq.


“I dashur Zoti Banjanoviq, ju jeni i keq informuar,” është përgjigjur Millosheviq. “Askush nuk ka liruar të burgosurit në Serbi”.


Millosheviq më pas lexoi nga dokumenti të cilin Banjanoviq e ka nënshkruar kur paraushtarakët kanë arrestuar banorët e fshatit të tij. Banjanoviq ka protestuar se ai është detyruar me forcë të nënshkruante. “Atë dokument që keni lexuar …jemi detyruar ta firmosim vetëm 15 minuta para se të na detyronin të largoheshim,” ka thënë ai.


Millosheviq ka thënë se ajo ka qenë dicka që ka ndodhur në Bosnje, një shtet i vecantë nga Serbia, ndaj të cilit ai nuk ka pasur kontroll. “Ka qenë letra që i është dërguar Serbisë, dhe pastaj Serbia ju ka lejuar të shkoni në Serbi dhe autoritetet Serbe janë përpjekur t’ju ndihmojnë,” ka thënë ai.


Stacy Sullivan është drejtuese e projektit të IWPR në Hagë.


Frontline Updates
Support local journalists