GJYQET NDAJ UCK DEMTOJNE PAJTIMIN
Standartet e dyfishta ne denimet e dhena nga gjykatesit nderkombetare nxisin tensionet nder etnike.
GJYQET NDAJ UCK DEMTOJNE PAJTIMIN
Standartet e dyfishta ne denimet e dhena nga gjykatesit nderkombetare nxisin tensionet nder etnike.
Denimet e ashpra te dhena ndaj kater ish luftetareve Shqiptare etnik nuk do te bejne asgje per te promovuar pajtimin ndermjet komuniteteve ne Kosove.
Dhe ndersa shume Shqiptare te Kosoves e konsiderojne gjyqin ndaj grupit te Llapit, te mbajtur nen drejtimin e misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, si te motivuar politikisht, ai gjithashtu veshtire se do te afroje popullsine lokale me komunitetin nderkombetar.
Ish komandanti i Ushtrise Clirimtare te Kosoves, Rrustem Mustafa, ose Remi, eshte denuar me 17 vjet burgim me akuzen se ka urdheruar vrasjen e pese Shqipareve te Kosoves te cilat ai mendonte se bahkepunonin me Serbet dhe "nuk kishte penguar ndalimin e paligjshem" te tyre ne rajonin e Llapit ne Kosoven veriore gjate konfliktit te viteve 1998-1999.
Nazif Mehmeti eshte denuar me 13 vjet burgim, Latif Gashi me 10 dhe Naim Kadriun me pese vjet burgim.
Nuk eshte per tu habitur qe Shqiptaret dhe Serbet locale kane reaguar ne menyre te ndryshme ndaj denimit te dhene me 17 Korrik nga nje trup gjykatesish nderkombetare.
Ndersa Serbet kane pershendetur denimin e ish luftetareve si nje hap perpara, Shqiptaret i konsiderojne gjyqet per krime lufte ne rajon si drejtesi selective, duke denuar vetem anetaret e komunitetit te tyre.
Vetem disa jave perpara dhenies se denimit ndaj ish anetareve te UCK-se, gjykatesit nderkombetare ne qytetin e Pejes kane denuar nje Serb te Kosoves, Veselin Besoviq, me shtate vjet burgim me akuzen e pjesemarrjes ne vrasjen e 41 civileve Shqiptare gjate konfliktit te vitit 1999.
Denimi i lehte ka shkaktuar zemerim ne rradhet e deshmitareve dhe te familjeve te viktimave Shqiptare.
Per me teper rasti i Besoviq eshte vetem nje nder nje numer teper te madh rastesh ne te cilat Serbet e Kosoves te akuzuar per krime lufte kane marre denime te lehta.
Ne te vertete, denimi me i ashper deri me tani i dhene ndaj nje Serbi nga Kosova ne lidhje me krime lufte ka qene 15 vjet burgim per policing Zoran Stojanoviq i cili ka dale para gjyqit ne vitin 2001 ne lidhje me masakren e Racakut ne te cilen jane vrare 45 Shqiptare.
Ceshtja eshte komplikuar edhe me teper pas ndryshimit te vendimeve te dhena nga trupet gjykuese lokale.
Nje nder te pakten tre raste te tilla ne Kosoven lindore ndermjet viteve 2000 dhe 2003 ka te beje me Momcilo Trajkoviq, shefin e rajonit te policise ne qytetin e Kamenices, i cili eshte liruar pak kohe me pare pasi me pare ishte denuar me 20 vjet burgim nga nje trup gjykues lokal.
Ne qytetin e Vitise, Milos Jokiq, i denuar me 20 vjet burgim, dhe Dragan Nikoliq, me 12 vjet, jane liruar gjithashtu nga trupa gjykues nderkombetare.
Raporti i OSBE-se per krimet e luftes ne Kosove i publikuar vitin e kaluar kritikon procedurat e mepareshme ligjore duke thene se prokuroret nuk kane dhene prova te mjaftueshme per denimin e fajtoreve.
Megjithate ne te treja keto raste, deshmitaret kane insistuar se kane identifikuar njerezit e nxjerre para trupit gjykues si te perfshire ne vrasje dhe debimin e civileve Shqiptare, si edhe ne djegien e shtepive te tyre.
Shume Shqiptare tani dyshojne se pas perseritjes se ketyre gjyqeve ekziston nje marreveshje sekrete ndermjet Beogradit dhe UNMIK ne lidhje me lirimin e te burgosurve Shqiptare nga burgjet Serbe ne vitin 2001.
Pavaresisht se si eshte e verteta, po te krahasosh gjyqet ndaj Serbeve dhe Shqiptareve per krime lufte ne Kosove eshte e qarte se gjykatesit nderkombetare po zbatojne standarte te dyfishta.
Duke bere kete, gjyqet per krime lufte, ne vend qe te japin nje kontribut per vendosjen e paqes ndermjet komuniteteve, i kane kthyer edhe me teper Shqiptaret kunder Serbeve dhe komunitetit nderkombetar.
Kjo mund te shihet me qarte po te kemi para sysh protestat te cilat filluan pas denimit te Grupit te Dukagjinit nje vit me pare dhe tani ne Podujeve ne pergjigje ndaj gjyqit te Grupit te Llapit.
Nga pikpamja Serbe, denimi i ish luftetareve te UCK-se shenon normalizimin e gjendjes ne Kosove.
Ne syte e tyre, denimet e renda mund te shihen si berje e drejtesise dhe hapje e rruges per nje ambjent edhe me te sigurte ne te cilin ata mund te rikthehen dhe te jetojne te sigurte ne Kosove.
Megjithate, duke radikalizuar qendrimet diametralisht te kunderta te Shqiptareve dhe Serbeve, gjyqet ne kete menyre qe po kryhen tani nuk do te mund te sjellin asnje progres per bashkejetesen nder etnike ketu.
Pajtimi nuk mund te arrihet duke goditur njeren pale, ne menyre qe te kenaqet tjetra.
Tani do te ishte me mire qe Shqiptaret te cilet i konsiderojne denimin e ish anetareve te UCK-se si nje padrejtesi e madhe, ne vend qe te protestojne, te ndihmonin mbrojtjen te mbledhe prova per te cliruar te akuzuarit nga akuzat ndaj tyre.
Dhe kur dihet se rreth 12,000 Shqiptare jane vrare ose zhdukur gjate luftes, Serbet duhet te pyesin veten se sa anetare te forcave ushtarake Serbe jane denuar deri me tani me denimet te cilat i meritojne.
Adriatik Kelmendi eshte Redaktor Pergjegjes i gazetes se perditeshme Koha Ditore ne Prishtine.
Ky eshte artikulli i pare ne nje seri shkrimesh per ceshtjen e debatit ne lidhje me krimet e luftes ne Kosove.