Gjyq Per Urrejtje Raciale Ne Zagreb

Qeveria Kroate perpiqet te ule nje vale ne rritje racizmi ne vend.

Gjyq Per Urrejtje Raciale Ne Zagreb

Qeveria Kroate perpiqet te ule nje vale ne rritje racizmi ne vend.

IWPR

Institute for War & Peace Reporting
Friday, 21 September, 2001

Ne nje ceshtje penale te pazakonte ne Kroaci, nje zyrtar i bashkise eshte derguar ne gjyq per perhapje te urrejtjes racore kunder pakices Serbe ne vend.


Gordana Dumboviq, zevendes kryetare e bashkise ne Petrinja, rreth 50 km ne jug te kryeqytetit Zagreb, akuzohet se ka perdorur fjalor fyes racial gjate fushates zgjedhore lokale ne muajin Maj.


Mesuese shkolle dhe anetare e Partise ultra te djathte te te Drejtave Kroate, ajo thuhet se eshte shprehur per te kthyerit Serbe duke thene se ata "nuk jane jo njerez por as kafshe, sepse ata nuk meritojne te krahasohen as me kafshet".


Kur Franjo Tugjman dhe partia e tij e djathte Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, ka qene ne pushtet, shprehje te tilla me shume mund te te siguronin ngritje ne pergjegjesi sesa akuze zyrtare penale.


Ceshtja e te kthyerve Serbe vazhdon te mbetet nje teme e rendesishme ne Kroaci. Qe nga fillimi i konfliktit ne ish republiken Jugosllave ne vitin 1991 ndermjet forcave pro pavaresise dhe ushtrise Jugosllave, dhe perfundimit te luftimeve ne vitin 1995, rreth 300-350,000 Serbe jane larguar nga vendi, rreth 80,000 prej te cileve jane kthyer me pas.


Ndersa lufta eshte intensifikuar ndaj ushtrise Jugosllave dhe grupeve paraushtarake Serbe, perdorimi i nje gjuhe teper te eger dhe te mbushur me urrejtje ndaj Serbeve eshte bere nje gje e zakoneshme. Ne disa qarqe ajo u shnderrua thuajse ne nje ideologji zyrtare.


Nje zyrtar i larte i HDZ-se, Sime Xhodan, i derguar i Tugjmanit ne turneun tradicional te kultures popullore Dalmate te njohur si Sinjska Alka ne vitin 1991, ka thene se Serbet kane koka me cepa, duke dashur te thote se ata kane tru me permasa te vogel.


Tre vjet me pas, ne te njejtin festival, ish ministri i atehershem i mbrojtjes, Gojko Susak, ka pershendetur turmen e njerezve me te njejten pershendetje Fashiste te perdorur nga sunduesit pro-Naziste Ustashe te Kroacise gjate Luftes se Dyte Boterore.


Susak ka bere edhe nje shaka per ekzodin e mbi 200,000 Serbeve ne vitin 1995, pas operacionit "Stuhia", i cili nderpreu revolten Serbe ne Kroaci. "Prinderit tane," ka thene ai, duke iu referuar zyrtareve Ustashe te cilet kane persekutuar Serbet qe jetonin ne Kroaci ne vitet 1940, "i lajmeruan ata te largoheshin, por ata nuk degjuan. Tani ne u themi atyre te qendrojne ndersa ata u larguan".


Ne fakt, disa qindra Serbe qendruan, nga te cilet rreth 600 u vrane pasi Kroatet rimorren ne kontroll territoret te cilat nga vitit 1991 - 1995 kishin qene nen kontrollin Serb.


Edhe atehere, legjislacioni Kroat kishte sanksione ndaj atyre qe perhapnin urrejtje raciale. Por as qe nuk behej fjale qe Xhodan apo Susak te shkonin ne gjyq. Ne fakt, gazetaret dhe intelektualet dhe politikanet e opozites te cilet kundershtonin perdorimin e nje gjuhe te tille, perballeshin me presione.


Disa prej tyre jane derguar ne gjyq, si Viktor Ivanciq dhe Marinko Culiq, dy gazetare te gazetes opozitare me qender ne Split, Feral Tribune. Te dy keta kane dale para gjykatave ne vitin 1996 sepse kane kundershtuar planin e Tugjmanit per te ndertuar nje memorial te perbashket per viktimat dhe mbeshtetesit e regjimit Ustash ne Jasenovac, nje ish kamp perqendrimi ku jane vrare disa dhjetra mijera Serbe, Rome, Hebrenj dhe anti-Fashiste Kroat. Nje monument ekzistues ne Jasenovac i ngritur ne periudhen e Komunizmit perkujtonte vetem viktimat.


Kur sistemi gjyqesor, ne Shkurt te ketij viti, akuzoi dhe arrestoi Gjeneralin Norac per krime te kryera ndaj civileve Serbe ne Gospiq ne vitin 1991, kjo u shnderrua ne nje aresye per protesta si pasoje e pakenaqesise se krahut te djathte.


Dhjetra mijera perkrahes te se djathtes kane marre pjese ne nje demonstrate ne Split ne Shkurt ne mbeshtetje te gjeneralit Norac, duke kenduar kenge armiqesore ndaj udheheqjes se Presidentit Stipe Mesiq dhe Kryeministrit Ivica Racan.


E djathta po fuqizohet, kryesisht si pasoje e paaftesise se koalicionit qeveritar per te permiresuar gjendjen e veshtire ekonomike ne vend. E djathta eshte ndihmuar gjithashtu edhe nga fakti qe shume votues te pakenaqur nuk kane marre pjese ne votimet per zgjedhjet lokale ne muajin Maj.


Arrestimi i Norac nuk ka qene e vetmja ceshtje gjyqesore e cila ka nxitur reagimin e se djathtes. Kur policia arrestoi se fundi dy ish ushtare ne Bibinje, prane Zadarit, per krime te kryera ndaj civileve Serbe ne Operacionin Stuhia, kryetari i bashkise i ka thene publikisht policise se ajo nuk do te lejohej me te hyje ne ndertesen e bashkise.


Ne Split, qyteti i dyte me i madh ne Kroaci, nje kandidat i Partise se Paster per te Drejtat Kroate pritet te zere postin e zevendes kryetarit te bashkise. Ne nje takim te keshillit bashkiak ne muajin Gusht, Luka Podrug - ashtu si edhe Susak - ka perdorur publikisht pershendetjen e vjeter Fashiste dhe ka thene gjithashtu se ai do te deshironte qe partia Social Demokrate e Kryeministrit Ivica Racan te nxirrej jashte ligjit. Ai ka kercenuar gjithashtu te deboje nga qyteti Semina Loncar, nje aktiviste e te drejtave te njeriut.


Podrug eshte gjithashtu nje perkrahes i forte i Gjeneralit Ante Gotovina, nje i akuzuar tjeter nga Haga, i cili eshte ende i lire. Perkrahesit e qeverise frikesohen se arrestimi i Gotovinas mund te shkaktoje nje reagim te ashper me protesta popullore te se djathtes.


Nderkohe, e djathta, gezon perkrahjen e shume yjeve te njohur te sportit. Igor Shtimac, nje futbollist i njohur nga Spliti, ka paralajmeruar se nese do te kete nje lufte te re "ai do te jete ne rradhen e pare te frontit". Meqenese Kroacia nuk perballet me ndonje rrezik nga jashte, lufta per te cilen behet fjale mund te jete vetem nje lufte civile.


Nje shtylle tjeter e mbeshtetjes te se djathtes jane edhe shoqatat e ish luftetareve, te cilat jane te pakenaqura me bashkepunimin e qeverise me Hagen, dhe per shkurtimet e pagesave te perkrahjes sociale per ish luftetaret.


Ndersa rritet frika se lufta e fjaleve ndermjet se djathtes ekstreme dhe qeverise po del jashte kontrollit, opinioni publik demokratik eshte siguruar nga mbeshtetja ndaj administrates per rastin gjyqesor ne Petrinja.


Racan ka deklaruar ne parlament me 19 Shtator se ai denon sjelljen e Dumboviq pa asnje rezerve. Ne duhet te "ngreme ndjeshmerine ndaj fjaleve te urrejtjes pavaresisht se nga vjen ajo," ka thene ai.


Goran Veziq eshte nje gazetar i agjensise se pavarur te lajmeve Sina ne Split.


Croatia
Frontline Updates
Support local journalists