Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

GJYKATAT MAQEDONASE NE KRIZE

Rastet e korrupsionit te larte jane bllokuar tani ne gjykata.
By Sase Dimovski

Pese muaj pas nje sere arrestimesh te rendesishme te lidhura me korrupsionin ne Maqedoni, shume pak progres eshte arritur ne nxjerrjen e te dyshuarve para gjykates.


Gjykatesit, prokuroret dhe policia po fajesohen per per deshtimin e ketyre proceseve ndersa te pandehurit te cilet jane te lire me kusht, po akuzohen se po rrezikojne mbarevajtjen e ketyre proceseve duke mos iu pergjigjur thirrjeve per tu paraqitur ne gjykate.


Vetem nje prej rasteve te korrupsionit te nisura ne Janar, shume prej te cilave kane te bejne me zyrtare te larte dhe politikane, ka arritur deri me tani ne gjyq.


Rasti i ish sekretarit te pergjitheshem te VMRO, partise me te madhe te opozites ne Maqedoni, dhe me pare drejtor i fondit shendetesor shteteror Vojo Mihajlovski eshte nje prej atyre te cilat tregojne se sa ngadale leviz drejtesia ne Maqedoni.


Mihajlovski dhe disa drejtore te qendrave mjeksore rajonale jane arrestuar ne muajin Janar me akuzen se kane fryre koston e furnizimeve mjeksore per buxhetin e shtetit duke perfituar per veten e tyre diferencat e cmimeve.


Nje gjykate ne Shkup ka hapur nje hetim dhe ka urdheruar te dyshuarit te qendrojne te ndaluar. Mihajlovski eshte arrestuar dhe eshte mbajtur i ndaluar per nje kohe me te gjate se te gjithe te dyshuarit e tjere te muajit Janar, duke kaluar120 dite ne ndalim per 20 akuza te vecanta te ngritura ndaj tij. Ai eshte liruar pasi ka paguar nje shume prej 800,000 euro garanci ne muajin Maj. Gjyqi i tij ende nuk ka filluar.


Zgjatja e procesit gjyqesor ndaj tij ka cuar ne shtimin e akuzave nga mbeshtetesit e VMRO se rasti i tij eshte i motivuar politikisht.


Jovo Vangelovski, avokati i Mihajlovskit, mendon se klienti i tij eshte mbajtur ne burg ne pritje te gjyqit per nje kohe sa me te gjate te mundur. Ai tani ka hedhur ne gjyq policine e Struges, ne Maqedonine jugperendimore, ne emer te Mihajlovskit per abuzim te pushtetit.


Vangelovski ka thene per IWPR me 3 Qershor se “policia ka abuzuar me pushtetin e saj dhe me qellim ka ngritur cdo jave nje akuze te re me qellim per ta mbajtur sa me gjate te ndaluar klientin tim”.


Eshte e paqarte nese Vangelovski mendon qe policia dhe gjykatat jane gjendur nen presion politik per te mbajtur Mihajlovskin ne burg.


Filimena Manevska, kryetare e gjykates se apelit te Maqedonise, thote se ritmi i ulet i procedimeve ligjore eshte per aresye te problemeve te ligjit per procedurat penale ne vend. “Sipas ligjit gjykatesi duhet te urdheroje izolimin perpara gjyqit, dhe te urdheroje per marrjen e nje mendimi nga nje ekspert nese behet fjale per krim financiar,” ka thene ajo.


Marrja e vleresimit te eksperteve mund te kerkoje deri 6 muaj kohe, gjate se ciles i pandehuri mund te qendroje ne burgim.


Shume njerez ne sistemin e drejtesise pranojne se nje ndryshim radikal i ligjit eshte i nevojshem, bazuar ne nje vleresim te plote te situates nga nje hetim i pavarur.


Por autoritetet Maqedonase shume rralle kane kerkuar vleresimet e eksperteve kur kane bere ndryshime ne sistemin e drejtesise. Si rezultat, ndryshimet ne sistemin ligjor jane te pakoordinuara, reaguese dhe behen pothuajse cdo vit.


Manevska, megjithate, eshte e qarte rreth asaj qe duhet ndryshuar per te ndaluar vonesat ne gjykimin e rasteve dhe progresin e ngadalte te ketyre rasteve ne gjykata – duke pakesuar rolin e gjykatesve ne seancat pergatitore te procesit.


“Ndryshime te rendesishme dhe rrenjesore ne ligjin per procedurat kriminale jane te nevojeshme, dhe procedurat pergatitore duhet te drejtohen nga prokuroret ne vend te gjykatesve hetues,” ka thene Manevska.


Per shkak se ligji kufizon perfshirjen e tyre ne hetime, prokuroret thone se nuk eshte e ndershme qe ata te fajesohen per vonesat e ketyre procedurave.


“Publiku mendon se procedurat ngadalsohen ne zyren e prokurorise. Detyra e prokurorit eshte te pranoje akuzat dhe te marre vendim nese duhet te nise nje hetim apo jo,” la thene prokurori i pergjitheshem Aleksandar Prcevski per IWPR me 2 Qershor.


Por Edward Joseph, drejtor i Grupit Nderkombetar te Krizave ne Maqedoni, ka thene per IWPR me 13 Qershor se problemi nuk qendron nese gjykatesit apo prokuroret duhet te kryejne hetime por nese ekziston nje mungese deshire dhe kompetence per tu shkuar deri ne fund ceshtjeve.


“Eshte shume e lehte te fajesosh per procesin e ngadalte te rasteve te korrupsionit difektet e ligjit dhe jo mungesen e aftesise, apo friken per te bere nje gje te tille brenda sistemit te drejtesise ne pergjithesi”.


Joseph ka thene se ndersa ndryshimi i ligjit eshte shume i rendesishem, vemendja, vecanerisht nga komuniteti nderkombetar, duke ti kushtohet faktit nese gjykatesit dhe prokuroret jane ne lartesine e detyres se tyre.


“Ne duhet te bejme nje pune diagnostikuese mbi sistemin e drejtesise per te pare se ku qendrojne problemet,” ka thene ai.


Por nuk eshte vetem ceshtje e reformimit te sistemit ligjor dhe e njerezve te cilet e zbatojne ate. Drejtesia Maqedonase perballet edhe me probleme te tjera, si per shembull ai kur te pandehurit e liruar me kusht nuk paraqiten ne seancat gjyqesore.


Ne Dhjetor 2002, Tatjana Mitrovska, drejtoreshe e entit te planifikimit te territorit, Drejtorise se Kadastres, se bashku me pese bashkepunetore te saj, jane akuzuar se kane shkaterruar dhe kane fallsifikuar dokumenta zyrtare ne perpjekje per te mbuluar faktin qe ish kryeministri Ljupco Gjeorgjevski po ndertonte nje vile madheshtore luksoze ne Shkup ne emrin e kunates se tij. Vlera e kesaj prone mendohet se shkon deri ne disa milione dollare.


Ky rast tani eshte ne process gjyqesor por eshte shtyre dy here per shkak se disa nga te akuzuarit nuk jane paraqitur ne seancen gjyqesore.


Prokurori publik i Shkupit Sterjo Zivkov, i cili se bashku me stafin e tij prej 50 zyrtaresh punojne kryesisht per vleresimin e rasteve te ngritura nga fushata anti korrupsion, ka thene gjate nje interviste me nje television lokal muajin e kaluar se vete te pandehurit jane fajtore shpesh per vonesat e proceseve gjyqesore, sepse ata perpiqen te rrine sa me larg gjykates.


“Nje aresye qe procedurat zvarriten dhe zgjaten ne kohe eshte per shkak se te pandehurit abuzojne me te drejten e tyre per t’u mbrojtur. Kur per nje rast ka me teper se nje te pandehur dhe secili prej tyre ka te pakten nje avokat mbrojtes, shpesh ndodh qe nje prej tyre nuk paraqitet. Per kete aresye seancat gjyqesore shtyhen dhe ne detyrohemi te merremi me ceshtje te prapambetura qe prej nje apo dy vjetesh,” ka thene ai.


Dhe nese gjendja eshte e rende tani, ajo do te behet edhe me e rende ne te ardhmen sepse do te kemi edhe me teper gjykime per raste korrupsioni.


Nder ata te cilet momentalisht jane ne gjendje ndalimi ne pritje te procesit gjyqesor per akuza per korrupsion, jane edhe ish anetari i VMRO dhe drejtor i Sherbimit te Furnizimit me Energji Elektrike te shtetit, ESM, Lambe Arnaudov, ndihmesi i tij Miroljv Pandilov dhe Vlatko Serasimov, drejtor i kompanise se studimit te tokave Bliv. Te tre keta jane akuzuar se kane perfituar nga nje marreveshje per nje studim ndermjet ESM dhe Bliv, e cila i ka kushtuar ESM 1 milion euro. Thuhet se Bliv nuk mundet te kete kryer nje pune kaq te madhe sa ka qene kontrata, per aresye se ata kane pasur vetem nje vleresues ne librin e tyre te punesimit.


Nder personat e tjere te njohur te cilet jane ne pritje te procesit gjyqesor jane edhe ish ministri i ekonomise Besnik Fetahi i akuzuar me abuzim pushteti gjate shitjes se ndermarrjes shteterore te botimeve Nova Makedonija. Drejtori i Nova Makedonija, Nikola Tasev dhe Dusko Avramski, ish drejtori i agjensise se privatizimit, gjithashtu pritet te dalin para gjyqit.


Nje tjeter rast qe eshte zvarritur per dy vjete eshte ai ndaj ish ministrit te mbrojtjes Ljuben Paunovski, gjithashtu nje anetar i VMRO. Ai eshte akuzuar se ka favorizuar nje kompani ne pronesi te vjehrrit te tij Ljupco Petkovski dhe kunatit te tij Vladimir Talevski ne nje tender per pajisje ushtarake.


Sase Dimovski eshte nje gazetar i TV Sitel.