Gjykata Ndërkombëtare Fillon Punë me Publicitet dhe Shpresa të Mëdha

A do të shënojë krijimi i gjykatës së re ndërkombëtare një erë të re në drejtësinë ndërkombëtare?

Gjykata Ndërkombëtare Fillon Punë me Publicitet dhe Shpresa të Mëdha

A do të shënojë krijimi i gjykatës së re ndërkombëtare një erë të re në drejtësinë ndërkombëtare?

Tuesday, 22 February, 2005

Të paktën këtë herë është e justifikuar: këtë javë në Hagë është shënuar një fakt historik, kur bota është bërë me gjykatën e saj të parë ndërkombëtare për krime lufte – Gjykata Ndërkombëtare për Krime, GNK.


Më 11 Mars, 18 gjykatës janë betuar në sallën me tavave druri të Kalorësve në parlamentin Hollandez.


Këta gjykatës janë nga e gjithë bota, dhe nga disiplina të ndryshme – disa janë gjykatës gjyqesh, të tjerë ekspertë në të drejtat njerëzore.


Ata do të shërbejnë në një gjykatë të mbështetur nga 89 vende, e cila është përpjekja më ambicioze e ndërmarrë deri tani në cështjet ndërkombëtare – një përpjekje për të krijuar një grup ligjesh, të mbështetur nga forca e ligjit, për të parandaluar kryerjen e krimeve të luftës.


Fjala Kurrë Më, nuk ka tingëlluar kurrë më parë kaq e sigurtë.


Ndërmjet zyrtarëve të lartë dhe figurave politike, binte në sy njëri prej tyre – Sekretari i Përgjithëshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, OKB, Kofi Annan.


Annan ka thënë gjatë ceremonisë ku merrte pjesë edhe Mbretëresha Beatrix e Hollandës: “Duke bërë betimin solemn në këtë rast, këta njëmbëdhjetë burra dhe shtatë gra, të cilët përfaqësojnë të gjitha rajonet e botës dhe shumë kultura të ndryshme, janë shndërruar në mishërimin e koshiencës sonë kolektive”.


Prezenca e Annan ka qenë një mbështetje e madhe për gjykatën e cila e di se tani duhet të punojë shumë për të pasur sukses.


Fillimisht e menduar si një institucion i OKB-së, kundërshtimet e forta nga disa shtete përfshirë SHBA kanë bërë që GNK të shndërrohej në një organizatë të vecantë pa lidhje zyrtare me OKB-në.


Annan, me fjalë të tjera, nuk ka lidhje zyrtare me gjykatën. Fakti që ai megjithatë ka marrë pjesë dhe i ka dhënë një mbështetje të madhe gjykatës, tregon se ai ështënë favor të një lidhjeje të tillë. Kjo do të jetë një gjë tepër positive për gjykatën e cila përballet me një luftë të vërtetë për të krijuar besim.


Annan ka marrë duartrokitje të shumta kur ka përfunduar fjalimin e tij duke thënë se “Kombet e Bashkuara presin me shumë dëshirë të bashkëpunojnë me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve për të cuar përpara kauzën e të gjithë njerëzimit”.


Gjykata do të ndjekë shumë nga rregullat e vendosura për gjykatat e përkohëshme të OKB-së për Ruandën dhe ish Jugosllavinë.


Prokurorët e GNK kanë fuqinë të hetojnë për krime lufte, genocid dhe krime kundër njerëzimit.


Por pengesa më e madhe për këtë gjykatë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë thënë se janë kundër kësaj gjykate sepse kanë frikë për mundësinë e persekutimit me motive politike.


Uashingtoni po punon për të bindur vendet e tjera të nënshkruajnë marrëveshje individuale për ti dhënë Amerikanëve imunitet nga kjo gjykatë. Deri më tani 24 vende kanë nënshkruar – dy prej tyre tashmë vende anëtare të kësaj gjykate të re.


GNK frikësohet se marrëveshje të tilla mund të dëmtojnë besueshmërinë e saj, e cila duhet të jetë universale nëse gjykata dëshiron të ketë sukses.


Por këto shqetësime janë për më vonë: për momentin ky është një shans i madh për të parë një zhvillim historic.


Pas 400 vjetësh nga dita kur mendimtari Hollandez Hugo Grotius ka shkruajtur Mbi Ligjin e Luftës dhe Paqes, 104 vjet pasi konferenca e parë ndërkombëtare për paqe në Hagë ka përgatitur rregullat dhe ligjet që duhet të zbatohen në rast lufte, dhe 53 vjet pas gjyqeve të Nurembergut, tanimë bota ka një gjykatë për krime lufte me kohë të plotë.


Kjo nuk është një arritje e vogël. Për qindra vjetë me rradhë, shtetet kanë nënshkruar traktate dhe konventa në lidhje me krimet e luftës, të cilat më pas janë injoruar dhe shkelur.


Këto luftëra janë bërë gjithnjë e më të rënda, dhe kanë pasur genocid, shkatërrime bërthamore dhe tani terrorizëm global.


Tmerret e luftërave mund të shmangen vetëm nëse ekziston një gjykatë e cila do tu japë konventave forcën e ligjit.


Por, në të njëjtën kohë, një gjykatë botërore nuk është provuar më parë: ekziston një mundësi, megjithëse e vogël, që të ketë përndjekje të personave për arësye të motivuara politikisht, dhe që gjykata, si cdo gjykatë tjetër kudo në botë, të bëjë gabime dhe të japë vendime të gabuara.


Por të gjithë të pranishmit në Sallën e Kalorësve, dukeshin shumë optimist.


Një pjesë e madhe e praktikave që do të përdoren nga GNK janë përdorur dhe provuar nga gjykata e OKB-së në Hagë – dhe kështu shpresohet që gjykata e re të mund të mësojë nga gabimet e të tjerëve.


Gjykata nuk do të arrijë asnjë herë të bindë dyshuesit se mund të mos gabojë asnjëherë apo të manipulohet – asnjë gjykatë nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.


Por më në fund, ajo mund të bindë Amerikën dhe vendet e tjera jo anëtare përfshirë Kinën, Indinë, Iranin, Izraelin dhe Rusinë se vendosja e një minimumi regullash për sjellje globale mund të japë rezultate të mëdha.


Në kuadër edhe të një lufte të pritëshme në Irak, kryeministri Hollandez Dr. Jan Peter Balkenende ka shfrytëzuar rastin kur u ka thënë delegatëve, “Dyshimi dhe pesimizmi shpesh dominojnë në politikën ndërkombëtare. Por sot ne po i tregojmë botës se ka vend për gëzim, optimizëm dhe shpresë”.


Chris Stephen është shefi i zyrës së IWPR në Hagë.


Balkans, Israel, China
Frontline Updates
Support local journalists