Gjal Neper Rruge
Ndersa situata ne te gjithe provincen perkeqesohet, kaosi i pergjithshem mbizoteron ne Prishtine, me djegie, shkaterrime, dhe vjedhje, dhe njollat e gjakut neper trotuare.
Gjal Neper Rruge
Ndersa situata ne te gjithe provincen perkeqesohet, kaosi i pergjithshem mbizoteron ne Prishtine, me djegie, shkaterrime, dhe vjedhje, dhe njollat e gjakut neper trotuare.
Situata jashte kryeqytetit duket se po shkon drejt nje tmerri te vertete, ndersa ne Prishtine ekziston i njejti kaos qe ka qene per dite me rradhe.
Rreth 30,000 Shqiptare jane larguar nga qytetet dhe fshatrat e tyre per ne Shqiperi, dhe ne degjojme qe dhjetra mijera Shqiptare jane nxjerre jashte shtepive te tyre ne Peje, ne pjesen perendimore te provinces, nga policia Serbe dhe tani po shoqerohen prej tyre ne kollona te gjata drejt Rozhaje ne kufirin e Kosoves me Malin e Zi. Burimet Shqiptare thone se mbi 100 persona jane vrare ne qytet, dhe trupat e tyre pa jete jane neper rruge, ndersa pas bombardimeve dhe grabitjeve, pjesa e vjeter e qytetit eshte shkaterruar. Edhe Gjakovica, duket se po digjet, dhe se edhe aty jane vrare shume njerez.
Sipas njoftimeve te Kosovapress, agjensia e lajmeve e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, policia Serbe ka hyre ne fshatin Cirez, ku mbi 15,000 rrefugjate qendrojne nen qiell te hapur qe prej me shume se dy javesh, dhe i ka detyruar ata me force te shkojne ne nje ndertese ushtarake-nje objekt qe ndoshta mund te jete ne planet e NATO-s per t`u bombarduar. Ngjarjet ketu, dhe numri i madh i njerezve te perfshire, jane te veshtira per t`u konfirmuar, por te gjithe tani kane frike nga ekzekutimet ne mase.
Ne Prishtine, te vetmit qe qarkullojne neper rruge jane policia dhe nje numer i madh civilesh (Serbe) te armatosur qe sillen neper rruget e qytetit duke qelluar ne te gjitha drejtimet. Plackitjet, djegiet dhe shkaterrimi i pergjithshem po vazhdon. Dyqanet jane krejtesisht te bastisura, dhe cdo gje eshte marre. Kafenete dhe restorantet--perfshire edhe barin e vogel dhe te fshehur ku te gjithe gazetaret mblidheshin--jane demtuar rende.
Gjate nates se kaluar jane degjuar shume shperthime ne qytet -- dhe jo vetem nga bombardimet e NATO-s. Keshtu po ndodh vecanerisht rreth Dragodan, nje pjese rezidenciale e Prishtines, ku ka pasur shperthime te shumta. Shqiptaret te cilet jetojne neper shtepi private atje jane vecanerisht te rrezikuar.
Une nuk fle ne shtepi naten, por kur kthehem ne mengjes, shikoj shume gjak neper rruge, megjithese eshte e pamundur per te ditur se kush eshte plagosur apo vrare gjate nates se mepareshme.
Duket se autoritetet po perpiqen te detyrojne njerezit te largohen. Neper shume ndertesa banimi, jane vendosur letra te vogla me emblemen e Ushtrise Clirimtare te Kosoves me ane te se cilave u behet thirrje njerezve te largohen nga shtepite dhe qytetet e tyre. Por disa komandante rajonale te UCK-se hodhen poshte te kene lidhje me keto letra, dhe meqe ato jane shkruajtur ne nje Shqipe me shume gabime, ne mendojme se ato jane shperndare dhe ngjitur nga autoritetet. Kjo nuk eshte hera e pare qe postera fallco jane shperndare neper qytet nga autoritetet duke u bere thirrje njerezve qe te ndermarrin hapa te ndryshme.
Problemi eshte se nuk ka shume mundesi per tu larguar. Stacioni i autobuseve ne Prishtine eshte i mbushur plot dhe autobuset vazhdojne te udhetojne. Por ata drejtohen vetem nga Veriu, drejt Serbise, dhe vetem Serbet lejohen te hypin ne ta. Pervec ketyre autobuseve, nuk ka asnje menyre tjeter per tu larguar nga qyteti. Rruget jane plot me njesi paraushtarake te cilet kontrollojne cdo rruge, dhe askush nuk guxon te kaloje. Disa, duke dhene bakshishe dhe me mjete te tjera, kane mundur te largohen, dhe pothuajse asnje nga koleget e mi gazetare nuk jane ketu rrotull.
Edhe ne se ke pak para, nuk ka pothuajse asgje per te blere neper dyqane. Ne ato pak dyqane qe nuk jane shkaterruar, ka shume pak gjera qe mund te blesh: nuk ka buke, qumesht, miell dhe sheqer. Duhet te shpenzosh shume per te blere nje pakete cigare apo ilace--te cilat jane rralluar shume. Nata e kaluar ka qene me e mire sa i perket linjave telefonike, dhe kemi mundur qe te bisedojme ne telefon. Por tani vetem shume pak linja funksionojne, ndersa rrjeti i telefonise celulare nuk funksionon fare, dhe kemi frike se i gjithe sistemi telefonik do te mbyllet krejtesisht shume shpejt. Interneti, nepermjet te cilit une munda te sjell kete njoftim, i perket nje familjeje te lidhur me qeverine Serbe, dhe ne presim qe shume shpejt edhe ai te mos funksionoje me.
Nderkohe, media e varur nga shteti njofton me krenari se? Jugosllavia ka hyre ne histori si i vetmi shtet qe ka rrezuar nje avion te NATO-s? Djegiet dhe shkaterrimet qe ne shohim cdo nate ketu, sipas TV Serb, jane shkaktuar te gjitha nga NATO.
Ky njoftim eshte shkruar nga Korrespondenti i IWPR ne Prishtine, emri i te cilit nuk jepet per ta mbrojtur ate nga raprezaljet.