Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Gazetaret Serbe Te Rrezikuar

Millosheviq nuk eshte me, por mafia dhe policia vazhdojne zakonin e vjeter te sulmeve ndaj gazetareve.
By Ivan Nikolic

Ne fillim te muajit Qershor Milan Pantiq, nje korrespondent i se perditeshmes se Beogradit Vecernje Novosti, ka qene duke hyre ne apartamentin e tij ne Jagodina, ne qender te Serbise, kur eshte goditur ne koke me nje objekt te forte. Pantiq, 47 vjec, i cili ishte marre me disa shkrime hetuese per krimin industrial gjate muajve te fundit, ka vdekur si pasoje e goditjes. Askush nuk eshte arrestuar.


Sllobodan Millosheviq nuk eshte me ne pushtet ne Serbi, por gazetaret ende jane te rrezikuar. Telefonata anonime, seanca pyetjesh ne rajonet e policise, deri vrasje - te gjitha keto jane pjese e realitetit gazetaresk ne Serbine e re.


Megjithese persekutimi i gazetareve nga qeveria eshte dicka qe i perket se kaluares, autoritetet demokratike jane kritikuar sepse nuk kane arritur te vendosin nen kontroll disa pjese te shoqerise, vecanerisht mafian. Si rezultat elemente kriminal jane te lire te kercenojne gazetaret.


Ne te njejten kohe, pjese te policise vazhdojne te jene armiqesore ndaj mediave. Ky qendrim i ka bazat ne te kaluaren kur policia dhe gazetaret ishin ne pozita armiqesore - te paret mbronin Millosheviqin me shkopinj gome, ndersa gazetaret e sulmonin ate me fjale. Qeveria nuk ka reformuar forcen policore, pjese te se ciles jane ende te mbushura me perkrahes te Millosheviqit. Gazetaret e akuzojne policine se nuk ka arritur t'u siguroje atyre mbrojtjen e duhur, dhe se i kercenon ata nepermjet procedures se vjeter te "bisedave informative".


Disa dite pas funeralit te Pantiq, Predrag Iliq, nje gazetar tjeter i Vecernje Novosti prane Paracinit eshte kercenuar.


"Une isha ulur pas funeralit te Pantiq me njerez qe i njihja prej kater, pese vjetesh, kur nje nga ata me tha: 'He si po te shkojne punet? Ata kane filluar t'ju zhdukin. Tani e ke rradhen ti". Kujton Iliq. "Une kam bere shkrime rreth mos pagimit te taksave. Nje biznesmen me ka telefonuar dhe me ka pyetur: 'A do te doje qe djali yt te shtypej aksidentalisht nga nje makine?"


Keto histori jane te shumta. Milica Ivanoviq, nje korrespondente e se perditeshmes se Beogradit Blic, ka marre telefonata kercenuese pas botimit te nje serie artikujsh rreth debimit te nje artizani Shqiptar nga vendi i tij i punes ne qytetin Leskovac ne jug te Serbise. Nje person i panjohur i ka telefonuar asaj duke i thene se do ta vriste, dhe se nuk i behej vone nese njoftonte policine. Ajo ka njoftuar per kete incident, por asnje veprim nuk eshte ndermarre.


Liljana Aleksiq-Arangjeloviq, nje korrespondente e se perditeshmes Blic ne Paracin e cila eshte kercenuar nga disa njerez ne prag te shtepise se saj, fajeson autoritetet e reja. "Gjendja qe ne 5 Tetor [kur Millosheviqi eshte rrezuar] eshte me keq se sa ishte me pare," thote ajo. "Autoritetet lokale nuk bashkepunojne me gazetaret. E vetmja gje qe ka rendesi per ta eshte qe gazetaret te mos shkaktojne probleme me shkrimet e tyre".


Ne Novi Sad, Marina Fratucan, kryeredaktore e programit TV Urbans, weshte kercenuar ne fillim te Qershorit pasi ka transmetuar nje pragram rreth spastrimit etnik te popullsise Kroate nga Hrtkovci ne Vojvodine, ne vitin 1992. Programi lidhte direkt Vojisllav Shesheljin, drejtuesin e Partise Radikale Serbe me keto debime.


"Per fat te keq, ai njeri eshte ende ne mes nesh dhe jo ne burg," ka thene Fratucan. "Ky nuk eshte faji yne, por i autoriteteve te reja te cilat nuk jane ne gjendje te ndermarrin hapa te rendesishem".


Shembuj te tjere kercenimesh kete vit perfshijne nje kercenim kunder TV Novi Sad ne Janar, pas nje programi ku Natasha Kandiq e Qendrws Ligjore Humanitare ka folur ka folur rreth krimeve Serbe ne Kosove, dhe nje kercenim per bombe ndaj se perjaveshmes se Beogradit Reporter.


Meqense asnje nga keto raste nuk eshte zgjidhur nga policia, vete policia konsiderohet nga gazetaret se eshte pjese e problemit. Muajin e kaluar, Predrag Radojeviq, nje korrespondent i Blic nga Valjevo, ne Serbine qendrore, eshte pyetur nga policia pasi ka njoftuar mbi nje krim te kryer ne qytet.


"Ata me kane pyetur sikur te isha une krimineli, pa dhene asnje shpjegim," thote Radojeviq. "Ata donin te dinin nese une kisha ndonje informacion rreth nje incidenti me arme ndermjet krimineleve lokale i cili perfundoi me nje vrasje. Ata me pyeten nese dija ndonje gje per nje vjedhje, per te cilen une kisha lexuar ne gazete'.


Jasmina Keleceviq, nje zedhenese e policise se Valjevo, ka thene per gazeten se intervista ishte zhvilluar me synim zbulimin e krimit. Por Shoqata e Gazetareve te Pavarur te Serbise ka denuar policine. "Kjo sjellje eshte identike me ato qe kemi pare gjate tiranise se Millosheviqit," ka deklaruar shoqata.


Ne fakt, shume gazetare thone se pak gjera kane ndryshuar pas renies se Millosheviqit. Ata thone se policia vetem sa shikon ne qetesi ndersa gazetaret rrihen nga protestuesit te cilet marrin pjese ne mitingjet e Partise Socialiste dhe asaj te Partise Radikale Serbe per te protestuar kunder ekstradimit te Millosheviqit ne Hage. Ne muajin Qershor, nje numer i madh gazetaresh vendas dhe te huaj jane rrahur brutalisht ne Sheshin e Republikes ne Beograd. Perkrahes te Millosheviqit kane sulmuar me firce te gjithe ata qe i njihnin si gazetare, duke thene se "Ju e keni fajin per te gjitha". Askush nuk eshte arrestuar.


"Ajo qe po ndodh ne Serbi qe prej 5 Tetorit tregon se disa gjera nuk mund te ndryshohen lehtazi," thote Gordana Susa, kryetare e shoqates se gazetareve. "Abuzimi i gazetareve eshte nje prove qe tregon se kjo shoqeri eshte ne krize".


Gjendja eshte bere aq alarmante saqe organizatat nderkombetare kane kerkuar Presidentit Jugosllav Vojisllav Koshtunica te mbroje median. Ne Qershor, shoqata e Susas ka organizuar nje grup pune per sigurine e gazetareve, perfshire edhe perfaqesues te policise dhe mediave, si edhe Sekretarin Federal te Informacionit Sllobodan Orliq dhe Zevendes Kryeministrin Serb, Zharko Koraq.


Grupi ka rene dakort te krijoje nje linje speciale per ndihmen e gazetareve, se ciles policia ka premtuar se do ti jape prioritet te larte.


"Ajo qe po ndodh eshte e tmerrshme dhe nuk po ndihmon ne nomralizimin e shoqerise," ka thene Sekretari i Informacionit Orliq per IWPR-ne. Njerezit qe bejne keto kercenime dhe sulme "jane mbetje te se kaluares dhe ne duhet ti heqim qafe same shpejt te jete e mundur," ka thene ai.


Me pas, reklama dhe pankarte jane dukur ku thueht, "Stop Mafias". Megjithate, nese regjimi i ri ne Serbi nuk e merr seriozisht ceshtjen e reformes se policise dhe masa te tjera, do te jete e veshtire qe fushatat sensibilizuese te mediave te sjellin ndonje ndryshim te madh.


Ivan Nikoliq eshte gazetar i se perditeshmes Danas ne Beograd.