G17 Tregon Ambicie Politike

Nje organizem shume i fuqishem ne Serbi se shpejti mund te shnderrohet ne nje aktor po aq te rendesishem politik

G17 Tregon Ambicie Politike

Nje organizem shume i fuqishem ne Serbi se shpejti mund te shnderrohet ne nje aktor po aq te rendesishem politik

Tuesday, 6 September, 2005

Nje organizem i rendesishem i pavarur ne Beograd, mund te dale si nje aktor politik i rendesishem nese lufta per pushtet ndermjet presidentit Jugosllav Vojisllav Koshtunica dhe kryeministrit Serb Zoran Gjingjiq sjell zgjedhjet e reja.


Nese koalicioni i Opozites Demokratike te Serbise, DOS, rrezohet nen presionin e kesaj lufte per pushtet, si/ parashikojne disa analiste, G17 pritet te luaje nje rol te rendesishem ne zgjedhjet qe do te pasojne.


Ky organizem perbehet nga nje numer ekspertesh Serbe ne shkencat sociale, kryesisht nga fusha e ekonomise. Popullariteti i ketij organizmi i ka rrenjet ne periudhen e Millosheviqit kur ai organizonte dergesa te rregullta nafte, materiale ndertimi dhe asfalti per spitalet dhe shkollat ne qytetet ku opozita demokratike kishte arritur te ruante pushtetin lokal.


Keto projekte ne ate kohe kishin marre emrin "Asfalt per Demokracine" apo "Nafte per Demokracine" dhe G17 Plus ka krijuar nje rrjet te gjere zyrash ne te gjithe Serbine. Pas rrezimit te Millosheviqit, DOS ka adoptuar programin ekonomik te ketij organizmi si baze per rindertimin e Serbise. Shume nga anetaret me te rendesishem te grupit kane marre pjese ne fushaten elektorale te DOS-it.


Qe prej asaj kohe, G17 Plus ka qendruar pak ne hije. Pas fitores se koalicionit te DOS, Organizatat jo Qeveritare, OJQ, si G17 Plus nuk sherbejne me si kanale per kalimin e ndihmes dhe informacionit ndermjet komunitetit nderkombetar dhe publikut Serb. Donacionet kane rene dhe rrjeti i bashkepunetoreve eshte zvogeluar me dy te tretat.


Shume nga anetaret e ketij grupimi tani kane poste me rendesi ne qeveri, si eksperte te pavarur. Ekonomisti Miroljub Labus eshte zevendes president i Jugosllavise dhe minister i lidhjeve ekonomike me jashte. Nje ekonomist tjeter, Mladjan Dinkiq, eshte i mirenjohur si autori i nje libri qe flet per varesine ndermjet kontrabandes, ekonomise se zeze dhe aparatit shteteror te Millosheviqit. Dinkiq eshte tani guvernator i Bankes kombetare Jugosllave, NBJ. Ministri Serb i financave, Bozhidar Djeliq eshte nje anetar tjeter i grupimit G17 Plus. Anetar i ekipit qe ka zbatuar reformat post komuniste ne Poloni, ai ka nje reputacion te mire ne qarqet ekonomike Perendimore.


Zerat se kjo OJQ mund te kete aspirata elektorale bazohen ne nje deklarate te zedhenesit te saj politik, botuesit Predrag Markoviq, i cili ka thene ne mes te muajit Gusht se G17 Plus nuk e konsideron veten "te lidhur" me DOS. Popullariteti i saj i mundeshem eshte rritur nga anketimet gjate vitit te kaluar te cilat konfirmojne se Dinkiq dhe Labus jane dy nga figurat me te respektuara ne skenen e tanishme politike.


Nje prove tjeter per angazhimin politik ne rritje jane edhe theniet e Markoviq i cili ka kritikuar koalicionin per krizen e tij te brendeshme, duke thene se ajo po ndodh pikerisht kur reformat ekonomike duhet te jepnin frutet e tyre te para. Me heret, OJQ-ja kishte denuar vonesen per ekstradimin e Millosheviqit ne Hage, nje levizje kjo e cila mendohej se kishte rrezikuar ndihmen ekonomike te Perendimit per Beogradin. Keto kritika ishin drejtuar kryesisht ndaj Koshtunices dhe Gjingjiqit.


Hyrja e Labus dhe Dinkiq ne qeveri e ka lene kete OJQ pa nje udheheqje te forte. Labus ka qene motorri levizes i ketij grupimi, dhe Dinkiq takticieni kryesor. Pa keta te dy, organizata duket se e ka te pamundur te vendose nese e ardhmja e esaj do te jete si nje organizem jo qeveritar qe merret me studime, i specializuar ne /eshtjet ekonomike dhe sociale, apo si nje force e re politike. E njejta pasiguri duket se ka prekur edhe publikun, i cili nuk eshte treguar shume entuziast ne perkrahjen e tij per kete organizem.


Por Labus, Dinkiq dhe ministri Serb i ekonomise Bozhidar Djeliq mund te dalin si aktore te rendesishem politik nese DOS shperbehet ne Tetor, si/ mendojne edhe shume vezhgues politik. Zgjedhjet e parakoheshme federale dhe lokale do te dominohen nga lufta ndermjet Koshtunices, nje mbeshtetes i nacionalizmit te moderuar dhe reformave te kujdeseshme, dhe Gjingjiqit, i cili eshte ne favor te integrimit ekonomik te Serbise me komunitetin nderkombetar.


G17 Plus do te kishte nje pozite unike, duke qene i lire te influenconteqeverine nepermjet anetareve te saj, dhe te vepronte si nje kunderpeshe e paaneshme dhe e informuar mire ndaj Gjingjiqit dhe Koshtunices.


Qendrimi i kryeministrit te Serbise eshte i afert me ate te G17 Plus ne fushen e ekonomise, megjithe tendencen e tij per te paraqitur politiken monetare stabile, kredite Perendimore dhe /do lajm tjeter ekonomik pozitiv si arritjen e tij.


"Gjingjiq eshte njeriu yne," ka thene nje bashkepunetor i ngushte i Labus, "per sa kohe qe ai eshte ne gjendje te beje ato qe duhet te beje". Dhe ajo qe duhet te beje ai jane hapat politik te cilat do te hapnin rrugen per kredi me te medha, rinegocimin e borxhit te jashtem dhe investime masive te huaja.


Kryeministri Serb do te bente mire te afrohej me G17 Plus sepse ajo i kupton reformat ekonomike qe ai do te kryeje me mire se ai vete. Per me teper, ne syte e Perendimit, kjo OJQ eshte garantja me e mire e zbatimit te sukseseshem te ketyre reformave.


Perndryshe, Koshtunica nuk eshte shume terheqes per G17 Plus, pavaresisht flirteve te tij sporadike me guvernatoret e NBJ-se dhe Dinkiq. Sjellja e presidentit Jugosllav ne lidhje me ekstradimin e Millosheviqit dhe konferencen e donatoreve praktikisht i ka /uar "reformistet federale" ne drejtim te Gjingjiqit. Nga ana tjeter, Koshtunica mund te perpiqet te kerkoje mbeshtetje nga OJQ-ja per te permiresuar imazhin e tij ne Perendim. Por kjo do te varet nga fakti nese reformat ekonomike, me te cilat G17 Plus eshte shume i lidhur, do te fillojne te japin frute.


Tanja Jakobi eshte nje gazetare e se perjaveshmes se Beogradit NIN.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists