FUSHATA ZGJEDHORE NË SHQIPËRI BËHET E PAKËNDSHME
Akuza të keqtrajtimit fizik dhe parregullsi të tjera dëmtojnë imazhin e Shqipërisë si një demokraci e pjekur.
FUSHATA ZGJEDHORE NË SHQIPËRI BËHET E PAKËNDSHME
Akuza të keqtrajtimit fizik dhe parregullsi të tjera dëmtojnë imazhin e Shqipërisë si një demokraci e pjekur.
Akuza të dhunës dhe korrupcionit kanë shëmtuar fushatën zgjedhore në Shqipëri, fakt i cili mund të cenoj profilin ndërkombëtar të vendit dhe dëmtoj imazhin demokratik.
Derisa votimet janë caktuar të mbahen me 3 korrik dhe rezultati pritet të jetë i ngushtë, kandidatët në fushata kanë raportuar se janë sulmuar dhe kërcënuar.
“Kemi pranuar numër të lartë të ankesave se militantët partiakë janë duke përdorur dhunë ndaj rivalëve,” deklaroj Edlira Teferici, një zyrtare nga ministria për rend publik.
Albert Ndreca, mbështetës i kandidatit për opozitën kryesorë Partinë Demokratike në Tiranë, tha se ai ishte rrahur gjatë fushatës me 20 qershor. Ai fajëson mbështetësit e kandidatit rival.
“Së pari, unë u keqtrajtova verbalisht,” Ndreca tha për Raportin e Krizave në Ballkan, BCR. “Pastaj një nga militantët më goditit, sepse unë refuzova të heq flamujt dhe reklamat e Partisë Demokratike nga shtëpia ime.”
Në Korcë, juglindje të Shqipërisë, Ben Blushi, kandidat i socialistëve qeverisës, thotë se kryetari i komunës Robert Damo, një demokrat, ka shqyer reklamat e tij zgjedhore nga muret dhe pastaj e dënoj atë për vendosje të tyre.
Damo pranoj për BCR se ai kishte hequr posterët, dukë thënë se ata “kishin thyer rregullat e komunës.”
Dhe tensioni nuk është vetëm mbi kandidatët dhe mbështetësit e partive të mëdha.
Grupet më të vogla, si Demokristianët e udhëhequr nga Nikollë Lesi, pohojnë se kandidatët e tyre gjithashtu janë nën presion. “Kjo është një hakmarrje politike e udhëhequr nga kryeministri,” tha Lesi. “Ata madje janë duke larguar kandidatët tanë nga puna para zgjedhjeve.”
Sokol Dervishi, nga Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI, e cila për herë të parë ka hyrë në fushatë, thotë se dhuna dhe kërcënimet do të thonë se zgjedhjet nuk janë demokratike.
“Ne nuk mund të flasim për një garë demokratike dhe të lirë politike kur rregullat demokratike nuk ekzistojnë dhe kur kandidatët tanë kërcënohen,” tha Dervishi, duke përmendur një incident pas debatit televiziv me 9 qershor ku Dritan Prifti, kandidat i LSI, pohon se është sulmuar nga një mbështetës i Socialistëve.
Agim Nezaj, këshilltar i kryeprokurorit në Shqipëri, i tha BCR se autoritetet do të zbulojnë dhe dënojnë autorët e incidenteve të dhunshme ndaj kandidatëve.
Vëzhguesit e zgjedhjeve pohojnë se problemet nxiten nga rezultati i mundshëm i ngushtë pasi Socialistët dhe Demokratët pritet të fitojnë numër të përafërt të votave.
Shumë shqiptarë mbeten të pavendosur, të ndarë në mes të motos së Socialistëve “Mbroni Ardhmërinë” dhe “Koha për Ndërrime” nga Demokratët.
“Ky do të jetë rezultati më i paparashikueshm gjatë 15 vjetëve të demokracisë në Shqipëri,” tha analisti politik Lutfi Dervishi.
Ai tha se kandidatët kanë reaguar ndaj papërcaktueshmërisë duke tentuar “të blejnë votat e jo t’i fitojnë ato.”
Vasililika Hysi, kryesuese e Komitetit të Helsinkit në Shqipëri, tha se atmosfera e vazhdueshme e dhunës së nivelit të ulët dhe kërcënimeve është zhgënjyese.
“Incidentet e dhunshme dhe posterët e grisur janë larg një imazhi të fushatës së qetë dhe demokratike, që Shqipëria duhet të tregoj se është e aftë të organizoj,” tha ai.
OJQ-ja me ndikim më të madh në Shqipëri, Mjaft, beson se ka zbuluar edhe një problem serioz gjatë procesit elektoral.
Endi Fuga, përfaqësues i Mjaft, tha se grupi ishte në dijeni të disa kandidatëve partiak nga Socialistët dhe Demokratët në Shqipërinë veriore të cilët kishin të kaluar dhe lidhje kriminele. Organizata refuzoj t’i përmend ata për arsye ligjore.
“Ata njerëz duhet të hetohen e jo të kenë emrat e tyre në listat zgjedhore,” tha Fuga.
Mirëpo, të dy partitë kryesore deklaruan se listat e tyre zgjedhore ishin të pastërta.
“Kandidatët tanë posedojnë vlera profesionale dhe janë njerëz me përgjegjësi të lartë morale dhe shoqërore,” tha Lulzim Basha nga Demokratët.
Mago Lakrori, nga Socialistët, gjithashtu mbrojti kandidatët e tyre. “Fakte kompromituese ndaj kandidatëve Socialist nuk ekzistojnë, as nga zyra e prokurorit e as nga institucionet e tjera hetuese,” ai tha.
Përpos dhunës dhe kërcënimeve, partitë opozitare pohojnë se ata ballafaqohen edhe me një pengesë gjatë zgjedhjeve. Demokratët akuzojnë Socialistët se janë duke ndryshuar rregullat e financimit të fushatave duke përdorur të holla nga taksapaguesit për të financuar partinë e tyre.
“Socialistët kanë të gjitha përparësitë që vijnë nga të qenurit në pozita udhëheqëse të administratës për tetë vitet e kaluara,” tha Henri Cili, redaktor i revistës Shqip.
“Partitë e krahut të djathtë, në anën tjetër, duhet të mbështetën vetëm në financimin e mjerë shtetëror.” pathetic
Mentor Nazarako, kolumnist dhe zëdhënës i ish presidentit Rexhep Mejdani, pajtohet.
“Kandidatët e partive majtiste në qeveri, të cilët administrojnë taksat dhe doganat, kanë shfrytëzuar këto fonde publike për të financuar fushatat e tyre,” ai tha.
Socialistët mohojnë këto akuza. Megjithate, imazhi i tyre publik pësoj humbje kur njëri nga kandidatët e tyre, Andis Harasani, u detyrua të jap dorëheqje nga pozita e tij si udhëheqës i Korporatës Energjetike të Shqipërisë, pas ankesave se ai kishte përdorur të hollat e korporatës për fushatën e tij.
Harasani më vonë insistoj se ai ishte viktimë. “Akuzat e opozitës se Socialistët janë duke përdorur fonde publike për të financuar fushatën nuk bazohen në fakte,” tha ai.
Derisa dy partitë kryesore përplasen duke akuzuar njëra tjetërn për abuzime të rënda dhe neglizhencë, vëzhguesit ndërkombëtar kanë ngritur shqetësime tjera.
Sipas misionit vëzhgues ndërkombëtar të OSBE-së, problemi më i madh është regjistri i paskatë i votuesve.
Jurgen Grunnet, nga Zyra për Institucione Demokratike dhe Drejta të Njeriut, ODHIR, tha se gjendja e këtyre listave ishte brengosëse, “pasi adresat e shumë votuesve nuk janë verifikuar si rezultat i lëvizjeve të pakontrolluara demografike.”
Grunnet po i referohej lëvizjeve masive të popullatës të cilat kanë ndodhur në vitet e fundit, ku një numër i madh i banorëve kanë lëshuar Shqipërinë rurale për tu vendosur Tiranë dhe qytetet e tjera.
Organizatat e tjera ndërkombëtare tërheqin vëmendjen në pasojat e zgjedhjeve të parregullta për ardhmërinë e Shqipërisë.
Freedom House, një OJQ me qendër në SHBA e cila mbështet ndryshimet demokratike, me 15 qershor publikoj një raport në gjuhën shqipe i cili përmbante parashikime të tmershme.
“Nëse këto zgjedhje nuk përmbushin standardet ndërkombëtare, demokracia e brizhtë e Shqipërisë mund të ballafaqohet me trazira dhe kriza,” pohoj raporti.
Suela Musta është bashkëpunëtore e rregullt e BIRN. BIRN është projekt vendor i IWPR.