Fshehja Nen Shiun E Zi

Ekologjistet thone se autoritetet ne Beograd po fshehin shkallen e kercenimit te ekologjise dhe shendetit te shkaktuar nga sulmet ajrore te NATO-s.

Fshehja Nen Shiun E Zi

Ekologjistet thone se autoritetet ne Beograd po fshehin shkallen e kercenimit te ekologjise dhe shendetit te shkaktuar nga sulmet ajrore te NATO-s.

Thursday, 10 November, 2005
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Kur djaloshi nga Novi Sadi B. Denasic doli ne rruge muajin e kaluar per te luajtur futboll me shoket e tij, ai ishte veshur me kepuce sporti te bardha. Por kur u kthye ne shtepi kepucet e tij ishin te zeza si qymyri.


Per fatin e mire te djalit, nervozizmi i prinderve te tij ishte per NATO-n, dhe jo per te. Rruget ishin lagur me ujin e shiut te zi, si rezultat i sulmit Perendimor mbi industrine e naftes te Novi Sadit me 1 Maj.


Tridhjet rezervuare nafte u goditen dhe vazhduan te digjeshin deri ne 11 Maj, duke shperndare nje re te dendur tymi gjate gjithe ketyre diteve. Shirat e rena kane shnderruar token ne nje pellg balte te zeze, e cila ka bere pis edhe kepucet e djalit - si edhe ne Lumin Danub.


Nuk ka pasur asnje shpjegim zyrtar per ndotjen e mjedisit, megjithese ne te vertete nuk ka nevoje per te. Nje katastrofe ambjentale e madhe eshte teper prane, me te gjitha rreziqet shendetesore qe ajo sjell. Edhe perdorimi i sasive teper te medha te shkumes qe sherben per shuarjen e zjarrit gjate ketyre 11 diteve, perben nje kercenim ekologjik.


Pancevo, nje qytet me 150,000 banore prane Beogradit, ka pasur te njejtin fat. Tre qendra te medha industriale jane shkaterruar nga bombat dhe rraketat e NATO-s - rafineria e qytetit, uzina e perpunimit te nenprodukteve te naftes Petrohemija dhe uzina e perpunimit te nitrogjenit Azotara.


Goditja e ketij objektivi te fundit ka pasur pasoja teper te medha. Disa ore pas sulmit mbi uzinen Azotara me 18 Prill, niveli i carcinogen vinil-klorurit (VHM) ka qene rreth 10,600 here me i larte se shifrat e lejuara dhe te njohura si te sigurta. Shirat e rena ne veri te qytetit kane sjelle ne toke sasine e VHM te cliruar nga uzina, duke helmuar keshtu tokat dhe te mbjellat, dritherat dhe frutat qe rriteshin ne te.


Informacioni fillimisht ju mbajt i fshehur komunitetit lokal dhe pjeses tjeter te botes. Nje ekip gazetaresh televiziv nga nje TV Kanadez nuk u lejuan te hynin ne zone, dhe Beogradi zyrtar ka heshtur mbi rreziqet e mundeshme.


“Eshte teper e dukeshme qe autoritetet po e fshehin te verteten,” thote Dusan Vasiljevic, kryetari i komitetit ekologjik te Partise Demokratike ne Beograd, “megjithese mund te ishte dicka e mire po te dinim rreziqet qe i kanosen popullsise Jugosllave”.


“Ata po e bejne kete gje nga frika e atyre qe jane infektuar, dhe nga frika e perballjes me presione per te bere dicka. Nga ana tjeter, edhe ata vete jane koshiente qe nuk jane kompetente per kete pune, dhe se nuk mund te bejne asgje,” shton Vasilijevic.


Por nje ndotje e ambjentit e ketij lloji dhe ne kete shkalle eshte dicka e paprecedent. Ekspertet po ofrojne ndihme ne shkembim te ketij informacioni, dhe nje firme Svicerane ka ofruar sjelljen e pajisjeve.


Simon Bancov, inspektori i ambjentit te Serbise, beson se ndotja e ajrit mbi Pancevo tashme eshte ne nivele te sigurise, megjithese uji dhe toka jane akoma te prekura. Por edhe po has ne veshtiresi per te pasur te dhena te sakta.


“Zyrtaret thone se cdo gje eshte ne rregull,” thote ai, “por po behet shume presion me te gjitha menyrat mbi ekspertet qe ata te mos publikojne informacionet e tyre. Ata qe shperndajne keto te dhena ka shume mundesi qe te quhen pergjegjes [nga shteti].”


Si shume te tjere edhe ai duhet te publikoje vetem ato gjera qe jane te ditura nga te gjithe. “Ndalimi i peshkimit tregon se uji eshte i ndotur,” shton Bancov.


Sasi te medha amoniaku dhe substanca me baze amoniaku jane derdhur ne Danub - nje lum i cili kishte kohe qe ishte i ndotur nga keto uzina edhe perpara fillimit te bombardimeve.


Ministria Serbe e Bujqesise, Pyjeve dhe ujerave thote se peshkimi lokal eshte i rrezikshem per shendetin dhe ka ndaluar peshkimin ne rrjedhen e Danubit nga Pancevo, neper lumenjte Kolubara, Beljanica dhe Turija.


Prurje akoma edhe me te rrezikeshme, te cilat bartin me vete metale te renda dhe merkur, po derdhen ne ujerat e lumenjve. Me rritjen e nivelit te lumenjve, ata do te shperndajne helmet ne te gjithe Jugosllavine dhe ne Europen jugore.


Mungesa e informacionit po shqeteson te gjithe. Fati i te korrave te drithrave kete vit eshte diskutuar per pak kohe kur uzinat u goditen ne fillim, por qe prej asaj kohe ka pasur pak informacione zyrtare pervec deklarates se situata eshte “nen vezhgim”.


Disa zyrtare si Bancov po paralajmerojne per rreziqet e konsumimit te peshkut, vezeve dhe mishit nga rajonet e prekura, dhe disa eksperte po keshillojne njerezit te ziejne ujin perpara pirjes. Grate shtatzena jane te shqetesuara per mundesine e lindjes se femijeve me difekte, duke arritur deri aty sa ka pasur edhe thirrje publike per ndihme per aborte, megjithese Ministria Serbe e Informacionit thote se te pa lindurit nuk jane te rrezikuar.


Por ekipet e Programit te Kombeve te Bashkuara per Ambjentin dhe Qendres se Kombeve te Bashkuara per Popullsine ne Jugosllavi i kane derguar nje raport Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara Kofi Annan duke e paralajmeruar ate per rreziqet e “defekteve ne lindje, dhe per semundje te pasherueshme te sistemit nervor dhe melcise.”


Bombardimi i instalimeve elektrike ne Kostolac, Lzarevac, Nis, Beograd dhe Smederevo ka shkaterruar nje numer te madh transformatoresh te tensionit te larte. Disa prej tyre perdornin ftohesin piralen i cili eshte nje substance teper helmuese dhe kanceroze, nje liter e se ciles mund te helmoje kater milion litra uje.


Seksioni Gjerman i Fondit Boteror per Natyren ka bere thirrje per adoptimin e nje plani veprimesh nderkombetar per te luftuar kete krize. Ai paralajmeron se “per shkak te shkaterrimit te uzinave kimike te vendit rajonet e Danubit te poshtem dhe te Detit te Zi jane vecanerisht te rrezikuar.”


Filip Veler, drejtor i programit te kesaj organizate Danub-Karpate, ka bere thirrje per veprime te menjehershem. Ai thote se njerezit nuk duhet te genjehen nga fakti qe disa lloje ndotje nuk mund te shihen me sy te lire. Ndotja nga merkuri dhe metalet e renda kerkon kujdes te vecante, dhe mund te shkoje teper larg kufijve te Jugosllavise.


Fermeret rreth qyteteve te Kula dhe Belogradcik ne Bullgari kane njoftuar se lulet kane filluar te bien nga pemet e tyre frutore dhe zarzavatet kane filluar te kalben ne tokat e tyre, pas shperthimit te ndodhur ne uzinen e prodhimit te plehrave kimik ne Prahovo ne kufi me Bullgarine.


Edhe disa mushkonja te zakoneshme mund te jene bartese te helmeve, pas disa njoftimeve se pas pickimeve te tyre disa here ka pasur infektime te pazakonta, ndersa mjeket pediater ne zonat me te prekura prane Beogradit thone se ka pasur nje numer te pazakonte dhe te pashpjegueshem te alergjive ne rradhet e te rinjve.


Jo me i pakte mendohet te jete rreziku nga bombat dhe raketat e mbushura me uranium te varferuar, kur dihet se vetem ne Beograd kane rene rreth 150 te tilla. Kimisti Predrag Polic i Universitetit te Beogradit paralajmeron se rreziku nga pluhuri radioaktiv i shperndare nga bombat mund te jete edhe me i madh ne Kosove. Atje, rreth 150 arme te tilla jane leshuar cdo dite gjate konfliktit.


Mjeket paralajmerojne se pluhuri radioaktiv mund te shperndahet deri ne 10 km nga vendi i shperthimit. Doktori berthamor nga Beogradi, Vladimir Ajdacic ka kerkuar matjen e radioaktivitetit ne zonat e gjera te goditura dhe berjen publike te rezultateve. Por per te kryer nje detyre te tille ka shume pak ekspertize dhe fonde.


Milenko Vasovic eshte nje gazetar ne Beograd.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists