Fshati fantazem

Nga Gordana Igric ne Racak

Fshati fantazem

Nga Gordana Igric ne Racak

Thursday, 10 November, 2005
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Ata i japin force njeri tjetrit duke thene se gjithsesi u ka ardhur koha per te vdekur, dhe se eshte me mire te vdesesh ne pragun e deres tende se larg vendit tend. Ne kete fshat fantazem, ata ushqejne bagetine dhe ruajne shtepite e tyre. Qe prej disa ditesh ata nuk kane provuar te shkojne ne xhami ose tek burimi i fshatit. Snajperet e policise Serbe jane fshehur neper kodra, te sigurojne ata. Pothuajse te bindur qe ka shume mundesi qe ata mund te vriten nga ndonje plumb ne oborrin e shtepise se tyre, ata megjithate pyesin: A eshte akoma policia atje, tek kryqezimi i rrugeve, ne qytetin e afert te Stimljes?

Ky eshte Racaku, nje jave pas aksionit te policise qe la mbrapa 45 te vdekur, perfshire tre gra, nje femije dhe nente ushtare te Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK). Ne Gusht, 2,000 njerez jetonin ketu. Ofensiva Serbe e asaj kohe i la pa shtepi shumicen e tyre. Fshati u bombardua, shumica e shtepive u bastisen dhe pastaj u dogjen. Ne Janar, kishin mbetur vetem rreth 300 vete.

Heret ne mengjesin e dates 15 Janar, policia Serbe rrethoi fshatin. (Shume njerez mendojne se aksioni ishte nje hakmarrje: vetem disa dite me pare UCK-ja kishte vrare tre police Serbe ne nje prite te pergatitur mire.) Tani kane mbetur vetem tre pleqte dhe ndonje banor tjeter aty ketu.

Ne kryqezimin e boshatisur ne Stimlje, nje grup policesh Serbe te armatosur vezhgojne me shume kujdes, per te pare nese dikush kthehet nga rruga kryesore drejt Racakut.

"Nuk eshte e vertete qe te vraret jane civile," thote nje prej tyre, nje burre i gjate dhe ezmer. "Une e di, une isha atje." Dhe vazhdon me historine e tij sipas te ciles ngjarjet ne Racak nuk kane qene nje ekzekutim pa gjyq i civileve. "Jane vrare vetem terroriste, pastaj UCK i nderroi veshjet e tyre me rroba civile gjate nates. Perndryshe perse do te na pengonin ata per te mos marre trupat per plot dy dite?" Ai tregon tre vrima plumbash ne nje makine te policise. Ai shpjegon se si femijet e tij nuk mund te shkojne ne shkolle, se si, ndersa qendron aty, ai pret qe dikush te qelloje nga prapa nje dritareje.

Por prapa dritareve te erret ne Kosove, mendimet duket se jane diku tjeter. E.B, nje grua 40-vjecare qendron e ulur ne dysheme prane nje sobe, e fshehur ne nje shtepi, dhe nuk di se cte beje me jeten e saj. Djali i saj 12-vjecar, Halimi i eshte vrare para syve, ndersa vraponin te dy permes oborrit te nje shtepie drejt nje pylli aty prane. Burri i saj Rizai dhe nje i aferm i saj, Zeneli, u vrane gjithashtu.

"Ishin me teper se 40 njerez, te veshur me uniforma ngjyre blu te policise," tregon ajo. "Ata qendruan ne grup ne nje koder mbi shtepine tone, therriten dicka ne drejtim tone dhe na e bene me dore. Ata qelluan sapo ne dolem jashte per ne oborr. Halimi me bertiti qe te largohesha. Pastaj ai u rrezua. Plumbi e kishte qelluar ate ne qafe. Ne ate mengjes nuk kishim kohe as te visheshim, kur na rrethuan, dhe ai ishte akoma me kembe zbathur, me pantallonat e tij ne dore." Ajo qan me ngasherim.

Shumica e banoreve te fshatit Racak te cilet nuk munden te shpetojne pertej rrethimit te policise vendosen te qendronin se bashku neper bodrumet e shtepive te tyre dhe neper stalla. Mbi 20 gra dhe femije u fshehen ne bodrumin e shtepise se mesues Sadik Xhemos. Tridhjete burra dhe kater djem u mbyllen ne stallen e tij. Shumica e ketyre burrave jane vrare, si edhe vete Sadiku. Njezet e tre trupa u gjeten te nesermen ne mengjes heret neper faqet e kodres se Kodrie Bebushit, jashte fshatit. Ata kishin plage plumbi tejpertej, dhe shenja torturash.

Nje djale 12-vjecar ishte i fshehur se bashku me babane e tij dhe te aferm te tjere ne ate stalle, kur nje plic me nje maske te zeze qe i mbulonte fytyren hapi deren dhe shkrehu nje bresheri mbi kokat e tyre.

"Ne ishim shtrire ne toke dhe qeme me fat," thote ai. "Ne bertisnim me ze te larte qe ishim civile. Ata na nxorren te gjitheve ne oborr dhe neve femijet na ndane vec. Ata morren kercunj te gjate druri te bera per te ndezur zjarr dhe filluan te rrihnin burrat, te cilet ulerisnin."

Djali pastaj u bashkua me grate ne bodrumin e shtepise. Ulerimat qe vinin nga oborri u degjuan per rreth nje gjysem ore. Pastaj pllakosi qetesia.

"Te gjithe ne ne bodrum ishim te bindur qe burrat ishin arrestuar nga policia dhe ishin dergua ne Shtimlje ose Urosevac," vazhdon ai. "Kur dolem nga bodrumi ne jua thame ngjarjen anetareve te grupit te verifikuesve." Por te nesermen ne mengjes, trupat u gjenden ne koder, trupi i babait tim, dhe trupat e Sadikut, Jasharit, Raifit, Shukriut, Saliut, Fatmirit dhe Nexhatit."

Gjate nates banoret e mbijetuar dolen nga vendet ku ishin fshehur dhe policia nuk i kishte gjetur, dhe filluan te kerkonin per te plagosurit dhe te vraret me fenere.

"Ishte ora kater e mengjesit kur gjetem trupin e Bajrushit, djalit te Nusretit," kujton S.A., nje 50 vjecar i veshur sportiv. "Pastaj, njeri pas tjetrit, ishin shtrire aty gjithe te afermit e mij. Une doja tì mbuloja te vdekurit sipas zakonit tone, por dikush vendosi qe ne nuk duhet te preknim asgje deri sa te arrinin verifikuesit. Dhe ne keshut beme, nuk prekem asgje. Ne vetem qendruam aty prane tyre, duke pritur qe te zbardhte."

Do te luhen lojra politike me autopsite e trupave te tyre ne Prishtine, dhe rezultatet do te kundershtojne ose mbeshtesin konkluzionin e krye vezhguesit nderkombetar William Wolker qe te vraret jane fshatare te thjeshte. Por deshmitaret mbeten te shperndare neper fshatra, te fshehur prapa mureve te larta dhe dritareve te erreta, te pa ngushellueshem. Familjaret e te vrareve shikojne me shprese lajmet ne TV cdo mbremje, se ndoshta do te thuhet dicka se kur do te kthehen trupat e te vdekurve. Nje plak thote qe edhe me keq se vdekja e djalit te tij eshte pamundesia per ta varrosur si duhet qe te pushoje ne paqe.

Gordana Igric eshte kosulente e Human Rights Watch. HRW ka publikuar nje raport mbi ngjarjet ne Racak te cilin mund ta gjeni ne http://www.hrw.org/hrw/press/1999/jan/yugo-prs.htm.

Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists