Fronti I Lindjes I Jugosllavise

Politika pro Perendimore e Bullgarise perballohet me nje kercenim per lufte nga ekstremisti Serb Seselj. Por ndersa eshte e gateshme te pranoje trupat e NATO-s, Sofia perpiqet te luaje nje rol diplomatik ne rajon.

Fronti I Lindjes I Jugosllavise

Politika pro Perendimore e Bullgarise perballohet me nje kercenim per lufte nga ekstremisti Serb Seselj. Por ndersa eshte e gateshme te pranoje trupat e NATO-s, Sofia perpiqet te luaje nje rol diplomatik ne rajon.

Thursday, 10 November, 2005

Fundjaven e kaluar, shumica e shtypit ne Sofie tronditen lexuesit e tyre me titujt e shkrimeve te cilet ishin te gjithe te perafert dhe shqetesues. Lajmi kryesor ne faqet e para ishte se zevendes Kryeministri Jugosllav Vojislav Seselj kishte kercenuar se do t`u shpallte lufte vendeve fqinje te cilat kishin ofruar bazat e tyre ushtarake dhe territorin e tyre NATOs ne rast te nje ofensive ne Kosove. Bullgaria eshte ne listen e tij.


Natyrisht, nje kercenim i tille ushtarak nga udheheqesi ekstremist nacionalist Serb mund te jete me teper domethenes per vete Serbine se sa ndonje strategji ushtarake e vertete. Por ajo nuk mund te kuptohej as si deklarate zyrtare as edhe si ndonje lloj ultimatumi nga Beogradi. Keto zhvillime dramatike jane te njohura ne politiken Ballkanike.


Megjithate, fjalet e Seselj jane nje kujtese e padeshirueshme e tensioneve te mundeshme qe mund te krijohen ndermjet Serbise nacionaliste dhe fqinjeve te saj, vecanerisht ne kontekstin e krizes ne Kosove.


Jugosllavia, natyrisht, mbetet kercenimi me i madh per stabilitetin ne rajon, dhe vihet re nje vendosmeri ne rritje nga organizmat Atlantik dhe Europiane dhe shtetet per te ulur kurben e krizes ne rajon. Ne kete kontekst, Bullgaria, si nje aktor rajonal, eshte perfshire ne nje diplomaci aktive mbi ceshtjen e Kosoves, ne vend qe te mbetet pasive apo te marre anen e njeres pale.


Nje dite me pare kercenimit te Seseljit, Ministrja e Jashteme Bullgare Nadezda Mihailova eshte lidhur ne telefon me homologun e saj Francez, Hubert Vedrine. Sipas njoftimeve, Vedrine, i cili ishte bashke kryetar i konferences per Kosoven ne Rambouillet, i ka kerkuar Mihailoves qe Bullgaria te ndermjetesoje si nje « fqinj aktiv » per te bindur Serbet dhe Shqiptaret per nevojen e arritjes se nje marreveshje mbi provincen.


Ky rol nuk do te ishte dicka e re per Bullgarine. Disa jave me pare, vetem pak ore perpara se parlamenti Serb te aprovonte pjesemarrjen e Beogradit ne bisedimet ne Rambouillet, Mihailova udhetoi ne Serbi per te biseduar me Ministrin e Jashtem Serb Zivadin Jovanovic. Ajo i ka thene atij se Sofia mbeshtet nje marreveshje paqesore per krizen ne Kosove. Por ajo gjithashtu e ka bere te qarte se ne rast se perpjekjet diplomatike do te ishin jo te sukseseshme, Bullgaria do te mbeshteste cdo veprim tjeter te ndermarre nga komuniteti nderkombetar per te siguruar nje marreveshje. Eufemizmi eshte shume i kuptueshem.


Sfondi i ketyre deklaratave eshte projekt marreveshja ne mes Bullgarise dhe NATO-s. Sipas ketij dokumenti, forcat e NATO-s mund, ne rast nevoje, te perdorin territorin Bullgar ne kuader te nje misioni ne Kosove. Por Bullgaria ka kohe qe e ka bere te qarte pozicionin e saj, per shembull, duke shpalosur pozicionin e saj ne takimin e vendeve Ballkanike ne Antalia te Turqise, vjeshten e kaluar. Megjithate, marredheniet diplomatike me Beogradin kane mbetur konstruktive : ne takimin e Antalias, per shembull, Kryeministri Bullgar Ivan Kostov luajti nje rol te rendesishem per te bindur Kryeministrin e atehershem Jugosllav Mojim Bulatovic per te nenshkruar deklaraten e perbashket.


Rreziku me serioz nga deklarimi boterisht i Seseljit per lufte eshte se mund te shfrytezohet nga opozita Bullgare, Socialiste, si nje argument kunder marreveshjes me NATO-n kur ajo te kaloje per miratim ne parlament, gje e cila pritet te behet gjate javes se ardheshme. Por pozicioni i Socialisteve ka ndryshuar shpesh per sa i perket politikes se tyre ne Ballkan. Per shembull, fillimisht kryetari i partise Giorgi Purvanov deklaroi se marreveshja Bullgaro-Maqedonase e koheve te fundit per te zgjidhur ceshtjen e gjuhes eshte nje « kompromis i veshtire politik » per Bullgarine i cili mund te jete i rrezikshem. [Shih Iso Rusi, Balkan Crisis Report, No.05.] Dy dite me vone, u duk se partia kishte harruar krejtesisht pozicionin e udheheqesit te saj dhe leshoi nje deklarate per shtyp duke dhene mbeshtetje zyrtarisht per marreveshjen me Maqedonine. Keto kontradiksione do te zvogelonin cdo proteste qe partia do te mund te ndermerrte ndaj lejimit te vendosjes se forcave te NATO-s ne token Bullgare.


Ceshtja e trupave te NATO-s per Kosoven nuk eshte e limituar vetem ne Bullgari. Ajo ka shkaktuar veshtiresi edhe per Rumanine. Se fundi, presidentet e Bullgarise dhe Rumanise, Petar Stoyanov dhe Emil Constantinescu, nenshkruan nje leter te perbashket drejtuar Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic. Letra i bente thirrje Beogradit per te pranuar forcat e NATO-s si paqeruajtes ne Kosove ne baze te nje marreveshje pas Rambouillet. Maqedonia, e cila ka nje rol tashme te percaktuar si nje pike qendrimi per forcat e NATO-s ne Kosove, ka marre nje ndjenje te re besimi dhe sigurie pas marreveshjes te koheve te fundit Bullgaro-Maqedonase per gjuhen. Por Shkupi gjithashtu perballohet me dilema te veshtira. [Shih Iso Rusi, « Maqedonia nje ene qe vlon », Balkan Crisis Report, Nr.1.] Per momentin. Te gjithe fqinjet e Serbise duket se shpresojne ne nenshkrimin e nje marreveshje per Kosoven, perfshi edhe trupat e NATO-s ne province, pavaresisht nga ererat e nxehta qe u fryn zevendes kryeministri Seselj.


Giorgi Koritarov eshte gazetar ne Sofie per Radio Free Europe/Radio Liberty.


Frontline Updates
Support local journalists