FRIKE PER RINDEZJEN E KONFLIKTIT NE SERBINE E JUGUT

Arrestimet e Shqiptareve mund te prishin marreveshjen e paqes ne kufirin Serbi-Kosove.

FRIKE PER RINDEZJEN E KONFLIKTIT NE SERBINE E JUGUT

Arrestimet e Shqiptareve mund te prishin marreveshjen e paqes ne kufirin Serbi-Kosove.

Tuesday, 6 September, 2005

Ne jug te Serbise jane shtuar shqetesimet per nje rindezje te konfliktit te armatosur pasi guerrilat kane kercenuar per veprime te dhuneshme ne gjenje hakmarrje ndaj arrestimit te 12 Shqiptareve te cilet jane arrestuar per armembajtje dhe pajisje ushtarake pa leje.


Ndersa pese nga te arrestuarit jane liruar pa u akuzuar me 10 Shkurt, shtate prej tyre po merren ne pyetje per shkak te dyshimeve se ata po planifikonin veprime ekstremiste.


Ushtria Kombetare Shqiptare, UKSH, nje grupim nder Shqiptar ende i panjohur mire, ka njoftuar po ate dite se ajo po mobilizonte forca ne zonen e lugines se Presheves, e cila deri ne mesin e vitit 2001 ka qene nje arene luftimesh ndermjet luftetareve Shqiptare te cilet perbejne shumicen e popullsise ne kete zone me forcat Serbe te sigurise.


Kjo vale e re trazirash rrezikon nje proces paqeje te arritur me shume veshtiresi me ndermjetesimin e komunitetit nderkombetar, me ane te te cilit komunitetit Shqiptar i jane dhene me teper te drejta demokratike. Ne shkembim te ketyre te drejtave luftetaret te cilet kane luftuar nen emrin e Ushtrise Clirimtare te Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit, UCPMB, kane pranuar te leshojne armet dhe te nderpresin luften e tyre.


Shkendija me e fundit ka filluar me 4 Shkurt, kur njerez te panjohur kane vrare ne Bujanovc, ne jug te Serbise, Selver Fazlliun, nje Shqiptar etnik inspektor i Agjensise Serbe te Informimit te Sigurise, BIA. Ne te njejtin qytet, nje dite me pas eshte hedhur nje bombe ne drejtim te shtepise se nje anetari tjeter te forces policore shume etnike.


Ne pergjigje ndaj ketyre sulmeve, policia Serbe dhe BIA kane arrestuar 12 te dyshuarit me 8 Shkurt ne qytetet Trnov e Madhe dhe Konculj, ish qendra te UCPMB-se. Pervec bllokimit te sasive te medha armesh, policia ka hequr edhe flamurin Shqiptar nga varri i nje ish luftetari dhe komandnati te UCPMB-se, Ridvan Qazimi, i njohur edhe me emrin e luftes, Komandant Lesi.


Vetem pak ore pas arrestimeve, rreth 1,000 banore Shqiptare kane protestuar ne rruget e Bujanovcit, duke bllokuar te vetmen rruge kryesore e cila lidh zonen me Kosoven. Ata kane kerkuar lirimin e menjehereshem te 12 personave te arrestuar dhe jane ankuar per perfshirjen e policise Serbe ne kete veprim.


Nje dite me pas, nje ish komandant i UCPMB, Shefqet Musliu, ka thene ne Kosove se ne jug te Serbise do te shpertheje perseri lufta nese nuk lirohen te gjithe njerezit e arrestuar. UKSH, e cila deri tani ka vepruar kryesisht ne Maqedoni, ka perseritur keto kercenime.


UKSH kerkon bashkimin e te gjitha territoreve Shqiptare dhe kundershton cdo forme tjeter te mundeshme per marreveshje per paqe.


Drejtuesi i UKSH Vigan Gradica ka thene per te perditeshmen e Prishtines Koha Ditore kete jave se njesite e tij jane aktive ne Serbi, Malin e Zi, Maqedoni dhe Greqi.


Drejtuesi i politikes se jashteme te BE-se Javier Solana sot ka folur kunder trazirave ne jug te Serbise. Sipas agjensise se lajmeve Beta, ai i ka pershkruar zhvillimet me te fundit si nje perpjekje per te demtuar rendin dhe ligjin dhe per te destabilizuar rajonin. Solana ka paralajmeruar gjithashtu se sulmet ndaj policise se perzier etnike nga grupimet ekstremiste dhe kercenimi i tyre ndaj autoriteteve lokale nuk do te tolerohen.


Komentatoret ne Serbine e jugut kane sugjeruar per ekzistencen e disa aresyeve te mundeshme pas rindezjes se konfliktit.


Nje prej aresyeve ka qene perdorimi i policise Serbe ne vend te asaj lokale multi etnike, e cila eshte krijuar pas arritjes se marreveshjes se paqes. Protestuesit kane qene vecanerisht te zemeruar nga fakti qe njesite e policise drejtoheshin nga Goran Radoslavljeviq, nje oficer i cili ka reputacionin se ka ushtruar dhune te ashper ndaj Shqiptareve ne Kosove.


Aresyeja e dyte ka qene perpjekjet e kryeministri Serb Zoran Gjingjiq per te shpejtuar procesin e marreveshjes per statusin perfundimtar te Kosoves. Shqiptaret etnik te cilet dominojne ne Serbine e jugut kerkojne qe zona e tyre te bashkohet me Kosoven ne shkembim te enklavave Serbe ne Kosoven e veriut.


Aresyeja e trete eshte pakenaqesia e ish drejtuesve ushtarak Shqiptare ne Serbine e jugut te cilet tani shohin se kane humbur influencen e tyre qe prej nenshkrimit te marreveshjes se paqes.


Analistet mendojne se autoritetet e Beogradit do te perpiqen me cdo kusht te ruajne paqen ne rajon. Beogradi ka qene shume i kenaqur me zhvillimin e ngjarjeve kur UCPMB u shperbe dhe u carmatos, u krijuar policia nder etnike dhe Shqiptaret etnik morren pjese ne zgjedhje ku edhe fituan disa vende ne keshillat bashkiake ne Bujanovc dhe Presheve.


Zevendes kryeministri Serb Nebojsa Coviq, autori kryesor i marreveshjes se paqes ne Presheve, ka thene se forcat Serbe jane te gateshme per cdo sfide por ai ka bere thirrje komunitetit nderkombetar te parandaloje infiltrimin e ekstremisteve nga Kosova.


Coviq ka thene kete jave per Radio B92 se "Forcat tona te sigurise jane te gateshme. Megjithate, ne nuk jemi per lufte, por per nje zgjidhje paqesore te te gjitha problemeve. Presioni, kercenimet dhe shantazhet nuk duhet te perdoren". Ne te njejten kohe, ai i ka kerkuar forcave nderkombetare ne Kosove te arrestojne Shefqet Musliun, duke e akuzuar ate se po ngacmon Shqiptaret e moderuar ne Serbine e jugut.


Zevendes kryeministri ka thene gjithashtu se trazirat ne rajon po nxiten nga nje grup i vogel njerezish te cilet po perpiqen te shkaktojne pakenaqesi ne rradhet e te rinve per shkak te gjendjes se rende ekonomike dhe papunesise.


"Ky grup nuk eshte me i madh se dhjete vete, por ai mund te rritet nese nuk merret asnje mase per ta ndaluar ne kohe," ka paralajmeruar ai.


Nje dite pas deklarimeve te Coviq, ne muret e nderteses se bashkise ne Bujanovc jane gjendur parrula ne mbeshtetje te UKSH dhe UCPMB. Ne kete ndertese gjenden edhe zyrat e Qendres Serbe te Shtypit dhe te ekipit Jugosllav Koordinues per Serbine e jugut.


Analistet ne Beograd dhe Serbine e jugut mendojne se zhvillimet e metejeshme do te varen kryesisht nga komuniteti nderkombetar, i cili ka nje influence te madhe ndaj Shqiptareve etnik ne rajon dhe ndaj autoriteteve te Beogradit.


Macedonia, Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists