Frike Nga Ringritja e Se Djathtes Kroate

Ne Kroaci shtohet frika se programi i kursimit te qeverise mund te shtoje perkrahjen per partite e opozites se djathte.

Frike Nga Ringritja e Se Djathtes Kroate

Ne Kroaci shtohet frika se programi i kursimit te qeverise mund te shtoje perkrahjen per partite e opozites se djathte.

Friday, 14 September, 2001

Bosko Mariq, gezon nje pension te mire sipas standarteve Kroate. Por te ardhurat mujore te 77 vjecarit mezi i dalin te mbaje gruan, vajzen dhe dy mbesat e tij. Kjo, megjithese ai merr me teper se dy fishi i 150 dollareve Amerikan qe marrin shumica e pensionisteve.


Boshko perfiton me teper sepse ai ka qene nje oficer i larte ne Ushtrine Popullore Jugosllave, JNA. Megjithate, jeta ka qene me e mire me pare. Ne vitet Shtetedhjete, thote ai, ai mund te blinte 1350 litra nafte ne muaj, ndersa tani, ai mund te siguroje vetem cerekun e kesaj sasie. Dhe se shpejti do te marre edhe me pak.


Kryeministri Kroat Ivica Racan eshte nen presion per te zbatuar reforma te ashpra ekonomike. Dhe perfitimet sociale jane nder viktimat e para te nje politike shtrenguese te kerkuar nga bankat Perendimore dhe institucionet nderkombetare kreditore.


Per nje vend te lodhur nga vite lufte dhe vuajtjesh ekonomike keto reforma jane ne favor te se djathtes e cila akuzon qeverine e tanishme te moderuar se po tradheton popullin.


Si pjese e nje programi ekonomik tre vjecar, qeveria Kroate po kerkon te pakesoje shpenzimet publike si pjese e nje programi te pergjithshem te cilin edhe Fondi Monetar Nderkombetar, FMN, e quan "ambicioz". Por megjithate, eshte i nevojshem, nese institucionet financiare do te japin fondet.


Kete vit kursimet buxhetore prej 83 milion dollare do te duhet te behen nga buxheti dhe te shkojne per stimulimin e ekonomise si pjese e nje marreveshjeje me FMN-ne per nje kredi prej 255 milion dollare te caktuar ne muajin Mars te ketij viti. Kjo marreveshje detyron qeverine te "kontrolloje ashper" fondet e pensioneve dhe te shendetesise.


Si rezultat i pakesimeve te shpenzimeve, pacientet do te duhet te fillojne te paguajne se shpejti nje pjese te faturave per operacionet kirurgjike, si edhe gjysmen e pageses per mjekimet. Deri tani, te gjitha keto sherbime kane qene falas.


Zbatimi i ketyre dhe te tjera masave shtrenguese vjen ne nje kohe kur po rriten cmimet. Per shembull, kostoja e thirrjeve telefonike eshte rritur tre here qe kur Deutsche Telekom morri paketen e shumices se Telekomit Kroat, HT, ne fillim te Gushtit.


Fatura telefonike e Mariqit per muajin Qershor ka qene 40 dollare. Ai nuk mund te perballoje te paguaje rreth nje te treten e pensionit te tij per telefon. Familja e tij do te perballet edhe me rritje te cmimit te gazit, energjise elektrike dhe ujit.


Ata qe jane me fat dhe kane nje pune ne Kroaci nuk jane ne gjendje me te mire se pensionistet. Familja Guncic nga Zagrebi merr reth 600 dollare ne muaj. Me dy vajza te vogla, shpenzimet e tyre baze arrijne ne 570 dollare. Shkurtimet e ndihmes sociale per femijet do te pakesojne te ardhurat e tyre me 20 dollare, duke u lene atyre vetem 10 dollare ne muaj. Per te pasur nje jete me normale ata llogarisin qe duhet te marrin te pakten edhe 150 dollare te tjere ne muaj.


Keto veshtiresi ekonomike po perpiqet ti shfrytezoje e djathta nacionaliste, ne perpjekjet e saj per te rrezuar qeverine e tanishme te drejtuar nga Social Demokratet dhe nga kryeministri Ivica Racan. E zgjedhur ne fillim te vitit te kaluar, ajo nuk po permbush premtimet e dhena para qytetareve per nje cilesi me te mire jetese.


Nuk eshte per tu habitur qe vendi ende vuan pasojat e sundimit dhjete vjecar te ish presidentit Franjo Tugjman. Pervec pasojave te luftes, vendi eshte demtuar edhe nga privatizimet e ish pronave shteterore, te cilat jane kryer pa asnje kontroll dhe ku ka pasur shume korrupsion.


Kjo eshte edhe aresyeja qe gjate sundimit te Tugjmanit investimet e huaja per sektorin prodhues thuajse te atrofizuar kane humbur.


Shume kompani te medha ose jane mbyllur ose nuk kane me pune; punetoret e tyre jane nxjerre me pagese papunesie ose jane shkurtuar. Shkalla e papunesise ka arritur ne 23 perqind. Dhe e ardhmja per 400,000 Kroate te cilet kerkojne pune duket e erret. Te rinjte ndoshta mund te kene nje shans. Ata qe jane ne moshe mesatare kane pak shpresa per te gjetur ndonje pune.


Kur Racan erdhi ne pushtet ne Janar te vitit 2000, agjensite Perendimore i premtuan ndihme. Megjithate, dhenia e kredive te huaja eshte kushtezuar jo vetem me reformat ekonomike por edhe me dorezimin e te dyshuarve per krime lufte ne gjykaten e Hages. Kjo e fundit eshte kundershtuar me force nga krahu i djathte i partive te linjes se ashper si Bashkimi Demokrat Kroat, HDZ, dhe Partia Kroate e te Drejtave, e drejtuar nga djali i Tugjmanit, Miroslav.


Ne kete menyre e djathta e ka vendosur qeverine me shpatulla pas muri. Nga njera ane, ata sulmojne autoritetet per gjendjen e veshtire ekonomike. Nga ana tjeter, ata po pengojne ndihmen e nevojeshme duke bllokuar politikat e nevojeshme per te thithur ndihmen ekonomike Perendimore.


Autoritetet nuk kane rruge tjeter pervec se te kerkojne kredi. Borxhi i jashtem ka arritur ne 12 miliard dollare. Dhe rradhet e te papuneve dhe te pensionisteve duket se do te shtohen perseri.


Si pjese e reformes ekonomike shtrenguese, qeveria ka vendosur te ule numrin e punonjesve te sektorit publik. Policia tashme eshte prekur ndjeshem nga shkurtimet. Pritet qe shkurtime te kryhen edhe ne rradhet e ushtrise.


Gjithe keto masa shtrenguese ekonomike jo popullore mund te japin rezultat ne planin afatgjate. Por Kroatet, te lodhur nga lufta dhe jeta e veshtire, duket se nuk kane me durim. Dhe e Djathta Kroate do te shfrytezoje pakenaqesine popullore ne luften e saj per t'u rikthyer ne pushtet.


Goran Veziq eshte nje gazetar i agjensise se pavarur te lajmeve Stina ne Split.


Croatia
Frontline Updates
Support local journalists