Formula për Referendumin në Mal të Zi

Partitë politike në Mal të Zi po kërkojnë një formulë për mbajtjen e referendumit për pavarësinë

Formula për Referendumin në Mal të Zi

Partitë politike në Mal të Zi po kërkojnë një formulë për mbajtjen e referendumit për pavarësinë

Partitë politike Malazeze kanë arritur një marrëveshje paraprake për datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të cilat deputetët pro Beogradit kërkojnë të mbahen përpara organizimit të një referendumi për pavarësinë.


Partitë kanë rënë dakort të Shtunën e kaluar të caktojnë datën 22 Prill për mbajtjen e zgjedhjeve, por konfirmimi i kësaj date do të varet nga fakti nëse ata do të arrijnë një marrëveshje për caktimin e datës për mbajtjen e referendumit.


Ky njoftim ka ardhur dy javë pasi Partia Demokratike e Socialistëve, DPS, e presidentit Gjukanoviç, ka shpallur papritmas mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme të cilat do të pasohen nga një referendum për pavarësinë.


Propozimi i parë i Gjukanoviçit për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Mars dhe një referendumi popullor në Qershor, ka qenë i papritur për shumë njerëz, veçanërisht për opozitën. Deri më tani, vetëm opozita kishte kërkuar që zgjedhjet e përgjithëshme të mbaheshin përpara referendumit popullor. DPS ka qenë kundër kësaj ideje.


I ashtuquajturi "Blloku Serb" i opozitës - i cili është kundër përpjekjeve të Gjukanoviçit për pavarësinë e Malit të Zi - kishte kërcënuar se do të bojkotonte referendumin për pavarësi nëse nuk mbaheshin më parë zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare.


Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe aleat i Gjukanoviçit Svetozar Maroviç ka theksuar se kërcënimi për bojkot ka qenë arësyeja kryesore për thirrjen e zgjedhjeve të parakohëshme.


Opozita kishte argumentuar se qeveria e pakicës së Gjukanoviçit - e cila ka mbetur pa shumicën parlamentare pas largimit nga koalicioni të Partisë Popullore, NS - nuk kishte të drejtën të organizonte një referendum për pavarësinë e Malit të Zi.


Megjithëse vendimi për të thirrur zgjedhjet e parakohëshme parlamentare mund të konsiderohet si një lëshim ndaj "bllokut Serb", në fakt duket se Gjukanoviç po përpiqet të sigurojë që referendumi për pavarësinë të konsiderohet si krejtësisht legjitim si brenda ashtu edhe jashtë Malit të Zi.


Zëvendës presidenti i NS-sëPredrag Popoviç, ka akuzuar qeverinë se thjesht përpiqet të tregohet si bujare ndaj opozitës kur në fakt ajo ka qenë e detyruar të organizojë zgjedhjet e përgjithëshme përpara referendumit popullor.


Opozita ka shtuar kritikat ndaj DPS-së që prej largimit të NS-së nga koalicioni qeveritar në shenjë proteste ndaj pozicionit të qeverisë për marrëdhëniet e ardhëshme me Republikën Federale të Jugosllavisë, dhe pas kërkesës së saj për njohjen ndërkombëtare të veçantë për Serbinë dhe Malin e Zi.


Përkrahësit më të fortë të pavarësisë së Malit të Zi, Aleanca Liberale, ka mbështetur DPS-në dhe ka kërkuar që qeveria e pakicës të mbetet në fuqi derisa të organizohet një referendum popullor.


Partitë e tjera të "bllokut Serb" janë bashkuar më pas me korrin e kritikave ndaj qevericës së pakicës, duke kërkuar që përpara referednumit të mbahen zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare.


Në një takim të udhëheqjes së DPS-së të mbajtur më 8 Janar, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë mbështetur idenë e "zgjedhjeve përpara referendumit". Maroviç ka thënë: "Qeveria ka nevojë për mbështetjen popullore, dhe jo vetëm të parlamentit."


Vendimi i javës së kaluar mesa duket ka kënaqur si "bllokun Serb" ashtu edhe përkrahësit e pavarësisë.


Ranko Krivokapiç, një drejtues i partnerit të koalicionit Partisë Social Demokrate, SDP, ka thënë se oferta përbënte "zgjidhjen më të mirë sepse kënaq ata që kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve por edhe ne që kemi kërkuar referendumin."


Drejtuesi i NS-së Dragan Soc ka thënë se zgjedhjet e parakohëshme ishin "mënyra e vetme demokratike për të zgjidhur situatën e krijuar pasi qeveria humbi legjitimitetin pas daljes sonë nga koalicioni."


Predrag Bulatoviç, zëvendës president i partisë më të madhe të opozitës, Partia Popullore Socialiste, SNP, ka thënë se DPS kishte pranuar një kërkesë të bërë prej shumë kohësh nga partia e tij.


Dy partitë pro-pavarësisë, SDP dhe Aleanca Liberale, argumentojnë se zgjedhjet parlamentare përpara mbajtjes së referendumit popullor janë të panevojëshme, por kanë thënë se ato nuk do t'i shmangen kësaj sfide.


Analisti politik nga Podgorica Srxhan Darmanoviç thotë se: "Kjo është mënyra më legjitime, dhe unë mendoj se kjo ka qenë arësyeja nga e cila është motivuar edhe DPS-ja. Rezultati i referendumit, pas mbajtjes së zgjedhejve të përgjithëshme, do të ketë një besueshmëri shumë më të made si brenda ashtu edhe jashtë vendit."


DPS ka krijuar tashmë shtabin e saj elektoral , nën drejtimin e Gjukanoviçit. Edhe NS e ka bërë një gjë të tillë.


Gjukanoviç pritet të njoftojë zyrtarisht hapjen e fushatës elektorale në fund të muajit Janar ose në fillim të Shkurtit. Sipas ligjit, fushatat elektorale duhet të zgjasin të paktën 60 ditë.


Është ende shpejt për të folur për rezultatet apo koalicionet e ardhëshme, por është e qartë se pjesa më e madhe e votave do të ndahen ndërmjet dy kampeve - kampin pro pavarësisë, i drejtuar nga DPS e Gjukanoviçit , dhe atë federalist, të drejtuar nga SNP e Bulatoviçit.


Zheljko Ivanoviç është pronar dhe anëtar i bordit të Vijesti, një gazetë e përditëshme e pavarur në Podgorica.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists