FOKUSI NË BE: UNIFIKIMI I TREGJEVE TË BOSNJES

Vendi ka nevojë të unifikojë tregjet e tij të fragmentuara nëse dëshiron vërtetë të anëtarësohet në BE.

FOKUSI NË BE: UNIFIKIMI I TREGJEVE TË BOSNJES

Vendi ka nevojë të unifikojë tregjet e tij të fragmentuara nëse dëshiron vërtetë të anëtarësohet në BE.

Monday, 21 February, 2005

Ata të cilët e njohin kryeqytetin e Federatës e dinë se një prej prodhimeve më të mira dhe të shijshme është birra e Sarajevës – por do të zhgënjeheshit nëse do të kërkonit ta pinit këtë birrë në Pale, kryeqyteti i serbëve të Bosnjes gjatë kohës së luftës, vetëm pak kilometra larg në Republika Srpska.


Kjo jo për shkak të mungesës së dëshirës së serbëve të Bosnjes për të blerë prodhime nga ish armiqtë e tyre, por për shkak se entitetet e krijuara nga marrëveshja e Dejtonit kanë rregulla të ndryshme për sa i përket tregtisë duke e bërë të vështirë për tregtarët që të blenë dhe shesin mallra në të gjithë vendin.


Kjo do të thotë që në Republika Srpska pjesa më e madhe e prodhimeve që shiten janë nga Serbia dhe Mali i Zi, ndërsa në pjesët jugore të federatës pjesa më e madhe e mallrave janë nga Kroacia.


Tregtarët në entitetet e Bosnjes thonë se nuk kanë interes ekonomik të bëjnë tregti me njëri tjetrin sepse ata detyrohen të paguajnë shumë taksa dhe të kryejnë procedura administrative shtesë, të cilat në fund shtrenjtojnë çmimin e mallrave.


Ata thonë që kanë më interes të imprtojnë produkte nga vendet fqinje, sepse Bosnja ka nënshkruar marrëveshje për tregtinë e lirë me ato.


Por është bërë gjithnjë e më e qartë për politikanët dhe tregtarët vendas se kjo gjëndje do të duhet të ndryshojë për dy arësye. Në rradhë të parë, Bosnja duhet të shndërrohet në një treg të vetëm ekonomik në mënyrë që të përmbushë një kusht të rëndësishëm për anëtarësimin në BE. Së dyti, marrëveshjet për tregtinë e lirë deri më tani kanë pasur më shumë interes dhe përfitime për vendet fqinje sesa për vetë Bosnjen. Kjo për arësye se kompanitë në Bosnje kanë vështirësi të eksportojnë mallrat e tyre, sepse ato janë të paafta të sigurojnë certifikatat e nevojëshme të cilat konfirmojnë se këto mallra përmbushin standarded e duhura.


Duke pranuar se tregu i fragmentuar i Bosnjes përbën problem, Komisioni Evropian po punon për një legjislacion dhe ndihmë praktike e cila do të shtonte mundësitë e anëtarësimit të vendit në BE.


Legjislacioni synon të eleminojë barrierat tregtare dhe burokracinë ndërsa ndihma teknike ka për qëllim të ndihmojë kompanitë të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm për eksportimin e mallrave, duke krijuar një kuadër ligjor i cili të regullojë konkurrencën brenda vendit dhe të mbrojë konsumtatorin.


Ndërkohë, parlamenti i shtetit, ka miratuar tanimë disa ligje të cilat rregullojnë lëvizjen e lirë të mallrave brenda vendit dhe ka plane për të centralizuar shërbimet bankare të kontrolluara nga entitetet dhe futjen në përdorim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, TVSH, së njëjtë në të gjithë vendin, duke harmonizuar në këtë mënyrë taksat e ndryshme mbi mallrat.


Pa miratimin e këtyre masave, është vështirë të thuhet se kur Bosnja mund të shpresojë të arrijë një tre të përbashkët ekonomik ku prodhimet vendase të kenë precedencë mbi ato të importit – dhe kjo edhe për arësyen se disa aktorë kryesorë në këtë proces flasin për data të ndryshme për përfundimin e tij.


Përfaqësuesi i Bankës Botërore Tarik Sehoviq thotë se ligjet mund të harmonizohen brenda pesë muajsh, por do të duhet shumë më tepër kohë që ato të zbatohen.


Zlatko Hurtiq, këshilltar i strategjisë së zhvillimit në Këshillin e Ministrave të Bosnjes, thotë se do të nevojitet më tepër kohë sepse edhe tregu financiar është gjithashtu i fragmentizuar, me dy bursa dhe organizma rregulluese të veçanta dhe sektorë të ndryshëm të sigurimeve.


Donald Hays, Zëvendës i Parë i Përfaqësuesit të Lartë, mendon se bashkimi ekonomik është 12 deri 14 muaj larg, sepse, sipas tij, njerëzit po fillojnë të kuptojnë se është e rëndësishme që kompanitë vendase të forcohen, pavarësisht se në cilin entitet janë të vendosura ato.


Fakti që autoritetet në Bosnje dëshirojnë që vendi të pranohet në Organizatën Botërore të Tregtisë, dhe BE ka thënë se propozimet për shpejtimin e një tregu të përbashkët ekonomik do të zbatohen së shpejti të bën të mendosh se këto do të arrihen – pyetja e vetme është se kur.


Renata Radiq është një bashkëpunëtore e rregullt e IWPR me qendër në Sarajevë.


Frontline Updates
Support local journalists