Fjalim Urrejtjeje Ne Prishtine - Lufta E Medias Ne Kosove Mund Te Nise Ketu

Nje agjensi lajmesh prane UCK-se krijoi nje furtune te vertete ndersa ajo nisi nje sulm te pamoralshem ndaj nje prej botuesve me te njohur dhe nje prej personaliteteve politike. Lufterat e medias brenda Kosoves mund te fillojne pikerisht ketu.

Fjalim Urrejtjeje Ne Prishtine - Lufta E Medias Ne Kosove Mund Te Nise Ketu

Nje agjensi lajmesh prane UCK-se krijoi nje furtune te vertete ndersa ajo nisi nje sulm te pamoralshem ndaj nje prej botuesve me te njohur dhe nje prej personaliteteve politike. Lufterat e medias brenda Kosoves mund te fillojne pikerisht ketu.

Thursday, 10 November, 2005

Debati politik ne Kosove morri nje kthese ndoshta te rrezikeshme kete jave me nje sulm te ashper denoncimi te nje botuesi kryesor te pavarur nga agjensia e shtypit e lidhur me qeverine e perkoheshme jo te njohur te Shqiptareve te Kosoves dhe Ushtrine Clirimtare te Kosoves.


Ne nje artikull te gjate, te transmetuar ne 2 Tetor, Kosovapress sulmon Veton Surroin, nje figure kryesore publike ne Kosove dhe botues i nje gazete te pavarur, si tradhetar te kauzes se Shqiptareve te Kosoves dhe paralajmeron se ai eshte i rrezikuar nga nje "hakmarrje e mundeshme dhe e kuptueshme". Artikulli perfundon ne menyre te ashper, "Kriminele te tille dhe mendje te skllaveruara nuk duhet te kene vend ne Kosoven e lire."


Publikimi ka shkaktuar nje furtune ne Prishtine, duke u pasuar me kunder shkrime nga Koha Ditore, nje kritike publike per "abuzimin me lirine e shtypit ... nepermjet kercenimeve dhe nxitjes se dhunes" nga Kombet e Bashkuara, dhe nje distancim nga qeveria e perkoheshhme nga agjensia e shtypit e cila gjate luftes ka qene zeri i drejtperdrejt i shtabit te pergjithshem te UCK-se.


"Gjuha [ne artikull] eshte krejtesisht shokuese," tha William Houwen, koordinator i zhvillimit te medias i Organizates per Sigurimin dhe Bashkepunimin ne Europe. "Edhe Goebbels nuk do te kishte bere pune me te mire."


Ne valen e sulmeve te shumta te hakmarrjes kunder minoriteteve, rrahjeve ppublike ndaj njerezve qe flasin Serbisht, dhe formave te ndryshme te kercenimeve ndaj te huajve dhe Shqiptareve qe shprehin mendime te ndryshme, shume gazetare dhe te tjere ne Prishtine e kane konsideruar sulmin si nje hap prapa te metejshem per debatin e hapur dhe te pergjegjshem ne Kosove.


Ky artikull erdhi ne pergjjigje te nje editoriale te rendesishem te botuar nga Surroi fillimisht ne muajin Gusht ne gazeten e tij, Koha Ditore, ne te cilin akuzonte disa elemente te Shqiptareve te Kosoves se po shkonin drejt "fashizmit".


Duke kritikuar si sulmet e shumta hakmarrese ndaj Serbeve te mbetur ne Kosove ashtu edhe mos prononcimin e udheheqjes se Shqiptareve te Kosoves per ti denuar keto sulme, ai argumentonte se ky "kercenim sistematik ndaj te gjithe Serbeve" per shkak te etnise se tyre eshte pergjithesisht i njejte me politikat raciste te regjimit ne Beograd. Ai thote se viktima e ardheshme do te jene disidentet Shqiptare. Ne nje paralajmerim te hapur ai pyet, "A luftuam me te vertete per kete?"


Artikulli pati nje jehone te gjere dhe u botua ne median rajonale dhe ate nderkombetare [shih Fashizmi ne Kosove, Turpi i Shqiptareve]. Brenda ne Kosove, ai shkaktoi nje vale mosmarreveshjesh.


Por ne nje menyre jo te pazakoneshme per debatin Shqiptar, ai mbeti nen siperfaqe. Disa vezhgues sugjeruan se komentet e Surroit, megjithese teper te drejt per drejta, reflektojne nje mendim te perhapur gjeresisht ndermjet Shqiptareve te Kosoves, te cilet deshirojne te largohen nga politika radikale e kohes se luftes dhe te fillojne rindertimin e nje jete normale per veten dhe familjet e tyre.


Disa te tjere reaguan te zemeruar. Nje burre Kosovar shkoi perpara dyerve te zyrave te gazetes dhe, duke thene se e gjithe familja e tij ishte vrare gjate luftes, pyeti se si Surroi mund te kritikonte tani Shqiptaret.


Redaktoret kane patur telefonata kercenuese dhe paralajmerime te tjera nga burime te paditura. Por mosmarreveshja shpertheu haptazi pas nje interviste te kryeredaktorit te Koha Ditore, Baton Haxhiu, leshuar se perjaveshmes Gjermane Der Spiegel, ne fund te Shtatorit. I titulluar "Lauter Gorillas" (Gorrillat e Zhurmeshme), artikulli citon Haxhiun qe te kete pershkruar UCK-ne si nje "mafia". Tani, ka thene ai, "ne kemi ne krye disa gorilla te zhurmeshme".


Synimi i artikullit eshte te dalloje Koha Ditore si nje ze te vetmuar per "liri sociale" - kunder dhunimit Serb ne te kaluaren dhe asaj qe Haxhiu e cileson si "mungese te moralit Shqiptar" tani.


Ai ve ne dukje se kjo beteje nuk ishte thjesht nje beteje intelektuale, por ne fund te fundit ishte rreth pushtetit te vertete - dhe nxjerr ne pah kundershtimet qe ekzistojne ndermjet UCK-se dhe botuesit dhe drejtorit te Koha Ditore. Duke konsideruar te ardhmen e mundeshme politike te Surroit, ai citon Ministrin e Jashtem Gjerman Joschka Fischer te kete thene, "Kini kujdes kete njeri". Dhe menjehere hedh ne mbeshtetje te kesaj ideje thenien e Haxhiut: "Ne kemi nje gazete por nuk kemi nje cerdhe politike. Kjo eshte aresyeja qe nuk mund te fitojme. "Te pakten akoma jo."


Komentet e Haxhiut ne Der Spiegel ishin fillimi i gjithe kesaj historie. Editoriali i Surroit per "fashizmin" ishte ne fakt teper i matur, dhe nuk permendte direkt asnje parti politike apo politikan. Por komentet e Haxhiut duket se parashtrojne akuza te pergjitheshme ndaj nje levizjeje per te cilen shume Shqiptare ushqejne ndjenja te forta emocionale, vecanerisht tani qe lufta eshte akoma e fresket.


Reagimi i Kosovapress ishte teper i ashper dhe armiqesor - i pakontrolluar. Duke i quajtur Surroin dhe Haxhiun "bande bastardesh", "rrugac ordinere" dhe "plehra te historise", artikulli i saj, nga bashkepunetori Marxhan Avdyli, nder te tjera thote se ata jane mbeshtetur nga paramilitaret Serb gjate luftes, dhe tani jane spiune te komunitetit nderkombetar.


Komenti denon sulmet hakmarrese, "ne rast se ato ekzistojne", por hedh idene se disa prej tyre mund te jene organizuar nga miqte e botuesve te Koha Ditore me qellim qe te kompromentojne klasen e re politike ne Kosove dhe krahun nacionalist te Shqiptareve te Kosoves. Komenti flet per "delirin idiotik" te haxhiut dhe "idiotizmin Seseljan" te Surroit. Ai thote se ata e kane vendin ne Hage, se bashku me Presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic, te cilin ata e mbeshtesin.


Artikulli ne menyre te vazhdueshme ve ne loje te dy ata per etnicitetin e tyre, duke i quajtur ata si "gospodin" (ne gjuhen Serbe, Zoteri ne shenje respekti), duke thene se ata kane nje "ere Sllave" megjithese per fat te keq "kane gjak Shqiptar, apo te pakten jane deklaruar keshtu, sepse origjina e pro-Serbeve nuk dihet kurre."


Edhe pergjigja e Koha Ditore ishte e ashper, por pak me e permbajtur. Duke e ribotuar tekstin te plote ne faqet e saj, ajo argumenton ne nje editorial te botuar perbri tij, "Komenti i bere nga agjensia e lajmeve te Qeverise se Perkoheshme te Kosoves do te hyje ne historine e gazetarise Kosovare, jo vetem per shkak te kufizimeve te tij mendore, por edhe si komenti i pare qe ben thirrje per vrasje."


Per shkak te lidhjeve te ngushta ndermjet Kosovapress dhe administrates se perkoheshme te Shqiptareve te Kosoves - agjensia eshte financuar nga UCK-ja - editoriale argumenton se keto deklarata shkojne pertej nje fjalimi me urrejtje.


Fjalori dhe menyra e te menduarit reflektojne ate te qeverise se perkoheshme dhe mund te konsiderohet vetem si "nje thirrje per veprim".


Duke perseritur editorialin e meparshem te Surroit, ai argumenton se "persekutimi sistematik i qenieve njerezore per shkak te etnise apo perkatesise eshte fashizem, dhe kombi Shqiptar, si nje viktime e fashizmit, nuk duhet te toleroje perpjekjet e ketij komenti per te persekutuar ata qe nuk mendojne ne te njejten menyre, gje e cila eshte njelloj me fashizmin." Artikulli i Koha Ditore kerkon nje shpjegim nga administrata e perkoheshme e Kosoves.


Stuhija qe po grumbullohej shpertheu kur shkembimet e akuzave ndermjet Kosovapress dhe Koha Ditore u nxorren nga sherbimi i monitorimit te mediave te OKB, nga te cilat jane nxjerre edhe perkthimet e perdorura ne kete artikull. Shqetesimet jane fokusuar kryesisht ne pasojat mbi debatin e hapur dhe demokracine ne Kosove, dhe OKB ka leshuar po ate dite nje deklarate te shkurter.


"Dikush po e konsideron Vetonin [Surroi] si nje rival politik te rrezikshhem, dhe pikpamjet e tij si shume shqetesuese," thote Dukagjin Gorani, redaktor i KD Times, edicioni i Koha Ditore ne gjuhen Angleze. "Kjo eshte nje nga rruget per te filluar eleminimin e tij politik dhe eshte bere ne nje menyre shume primitive."


Si rrjedhim, ndersa Kosova pergatitet per te shkuar ne zgjedhje, niveli i debatit vetem sa do te perkqesohet edhe me teper.


Gjendja eshte akoma me e komplikuar sepse ne Kosove nuk ka asnje zgjidhje ligjore per kete ceshtje. Administrata nderkombetare nuk mendohet se do te ndermarre ndonje mase kunder agjensise, dhe nuk ekziston asnje ligj per ta hedhur ne gjyq, dhe akoma me keq as edhe nje sistem gjyqesor, nepermjet te cilit individet mund te kerkojne pergenjeshtrim apo denim te mediave te papergjegjeshme.


"OSBE-ja po pergatit rregulla dhe ndoshta edhe sanksione per median elektronike, por ndoshta jo edhe per shtypin," thote Houwen i OSBE-se. "Ne nje situate normale, kjo do te ishte dicka per gjykaten e krimeve. Por ketu nuk ekziston asgje, pra e vetmja gje qe mund te bejne gazetaret eshte te shkruajne rreth saj dhe te thone qe eshte e papranueshme."


Ne fakt, ndersa Reporters sans Frontieres ka bere thirrje per nje hetim zyrtar, palet nderluftuese duket se te pakten per momentin jane terhequr disi.


Perfaqesuesit e qeverise se perkoheshme kane thene se ata nuk kishin asnje pergjegjesi per tekstin ofendues, dhe disa zera zyrtar e kane kritikuar ashpersine e tij. Duke konfirmuar idene e saj se Surroi dhe Haxhiu jane "armiq" te kauzes Shqiptare, Kosovapress ka deklaruar se ajo eshte nje agjensi e hapur - duke publikuar edhe artikuj te Surroit apo Haxhiut - dhe se te gjitha shkrimet jane ne pergjegjesine e autoreve, perfshire ketu edhe Avdylin. Koha Ditore ka botuar nje sqarim: me sa duket ne intervisten e dhene Der Spiegel, Haxhiu eshte keqkuptuar kur ai eshte referuar udheheqesve Shqiptare te zhurmshem - fjala ka qene guerrilje dhe jo gorrilla.


Redaktori Gorani i Koha Ditore thekson se detajet jane te rendesishme, dhe se Kosovapress dhe Koha Ditore do te nxjerrin mesime nga artikujt dhe intervistat qe kane bere. Ne nje takim te koheve te fundit mbi mediat ne Prishtine, i cili ka treguar ne pah pikpamjet e ndryshme te perfaqesuesve te Koha Ditore dhe Kosovapress, eshte arritur nje konsensus ne mes te pjeses me te madhe te perfaqesuesve te medias ne Kosove per te lene me nje ane rivalitetin mes tyre dhe per te zhvilluar nje kod te etikes dhe standarte profesionale, si edhe per te rritur mundesine e trajnimit dhe perpjekje te metejshme per ngritjen e cilesise dhe pergjegjesise se mediave.


Zhurma e shkaktuar shenon nje faze te re te medias se pas luftes ne Kosove. Ne thyerjen e debatit te hapur - "duke prekur piken me te ndjeshme kombetare," sipas Kosovapress - ceshtja mund te filloje te hedhe poshte traumen e jashtezakoneshme dhe dilemat morale neper te cilat ka kaluar e gjithe shoqeria. Megjithate procesi i etiketimit te dikujt si "Tjeter", ashtu sic ka bere Kosovapress ne artikullin e saj, ka qene nje strategji klasike e medias para konfliktit dhe gjate gjithe krizes ne Ballkan.


Nese ky episod perfaqeson nje vazhdim te kesaj praktike apo eshte fillimi i nje pike kthese, kjo mbetet per tu pare. "Kjo nuk eshte hera e pare qe ne Kosove shperthen nje debat i ashper," thote Gorani, "dhe as nuk ka per te qene e fundit."


Anthony Borden eshte drejtor ekzekutiv i IWPR.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists