Fitorja E Miloshevicit

Pavaresisht se nen cilin flamur trupat e huaja do te hyjne ne Kosove, nuk ka dyshim se cili do te kontrolloje akoma Beogradin.

Fitorja E Miloshevicit

Pavaresisht se nen cilin flamur trupat e huaja do te hyjne ne Kosove, nuk ka dyshim se cili do te kontrolloje akoma Beogradin.

Thursday, 10 November, 2005

Edhe pa gafat e tmerrshme te javes se kaluar--bombardimin e nje tregu te hapur ne qytetin jugor te Serbise Nish dhe sulmin aksidental me raketa mbi Ambasaden Kineze ne Beograd--gjithnje e me teper po behet e qarte se bombardimet e NATO-s ndaj Serbise nuk po sjellin asnje rezultat.


Njoftimi i Jugosllavise se po fillon terheqjen e disa forcave ushtarake nga provinca, ne fakt ne vend qe te jete nje deklarim i dobesise se saj duket si nje sinjal i fitores.


Pas gjashte jave bombardimesh, Shqiptaret etnik vazhdojne te largohen nga Kosova, Presidenti Jugosllav Slobodan Miloshevic refuzon te lejoje hyrjen e NATO-s, dhe arritja e vetme e dukshme eshte shkaterrimi i infrastruktures dhe ekonomise se Serbise. Edhe zyrtare te larte te NATO-s, pikerisht Gjeneral Klaus Naumann, e kane pranuar se fushata ajrore nuk ka mundur te ndaloje spastrimin etnik apo te largoje Miloshevicin nga pushtetit.


Gabimet e Perendimit vazhdojne. Kercenimi i perdorimit te forces nuk e detyroi njeriun e forte te Serbise te terhiqej. Ai nuk shfrytezoi valen e pare te sulmeve si nje pretekst te shkelqyer per te hequr qafe Kosoven. Gjithashtu masat e popullit Serb nuk u ngriten per te rrezuar tiranin. Tani, disa analiste thone se Miloshevici ne fakt eshte i cmendur, nje karakter i afert me Neronin qe kenaqet ndersa vendi i tij eshte ne flake.


Gjithsesi, teper larg te qenurit i cmendur, Miloshevic i ka djegur kartat fuqive perendimore me ane te disa levizjeve te studiuara mire, dhe tani ka nje mundesi te mire per te fituar. Megjithese ai ndoshta do te humbi Kosoven, tani duket gjithnje e me teper e mundeshme se pushteti i tij ne Serbi do te cimentohet edhe me teper dhe per shume kohe.


Gabimi kryesor i Perendimit ishte se e kercenuan Miloshevicin vetem me sulmet ajrore, dhe ne te njejten kohe, perjashtuan mundesine e vendosjes se trupave tokesore.


Ajo se ciles Miloshevici i trembej me te vertete ishte kercenimi per vendosjen e trupave tokesore dhe jo sulmet ajrore, dhe per kete aresye ai filloi te dergoje perforcime trupash ne kufirin me Maqedonine dhe Shqiperine disa muaj me pare se te fillonte ofensiva ajrore e NATO-s. Mos pranimi fillimisht nga ana e Shqiptareve e marreveshjes se Rambouillet i dha atij edhe dy jave me teper kohe per te minuar zonen dhe per te ndertuar fortifikime te tjera pergjate rrugeve te mundeshme te hyrjes se trupave te NATO-s nga Maqedonia dhe Shqiperia.


Me qellim qe te mbrohej edhe nga prapa shpine, Miloshevici duhej te merrej edhe me Shqiptaret armiqesore te Kosoves, udheheqesit e te cileve kane bere thirrje per bombardime qe prej disa muajsh. Qe ketu lind edhe nevoja per te zhvendosur popullsine.


Tashme eshte e qarte se Beogradi e ka pergatitur operacionin e spastrimit etnik ne Kosove, me emrin e koduar Operacioni Patkoi, qe prej disa muaj me pare--per tu vene ne veprim me fillimin e bombardimeve te NATO-s. Si rezultat, ndersa avionet luftarake te


NATO-s sulmonin sistemet e mbrojtjes kunder ajrore Serbe dhe kazermat e boshatisura ne Beograd, Ushtria Jugosllave dhe forcat paraushtarake ne terren qene ne gjendje te spastronin pjese te medha te provinces nga popullsia Shqiptare.


Pra debimi i popullsise civile nuk ishte thjesht nje veprim i pamenduar kahmarrjeje i motivuar nga urrejtja etnike, por levizje te menduara mire me nje synim ushtarak. Kriza e refugjateve ka destabilizuar Maqedonine dhe Shqiperine dhe e ka detyruar NATO-n te perfshihet ne perpjekje humanitare per te siguruar ushqime dhe strehim, duke i veshtiresuar keshtu edhe me teper pergatitjet e NATO-s per nje sulm tokesor.


Disa burime diplomatike perendimore kane pranuar qe NATO ka pasur disa detaje te operacionit Patkoi qe ne muajin Janar--pra, pothuajse tre muaj perpara se te fillonte--por megjithate aleanca nuk mundi te konsideronte shkallen e kesaj katastrofe. Kur me ne fund Perendimi filloi te debatonte per nje sulm nga toka ne Kosove, nga muaji Prill, Miloshevic ishte teper i pergatitur per nje mundesi te tille.


Duke vazhduar te perjashtojne mundesine e nje sulmi nga toka, Perendimi i ka lene vetes vetem dy mundesi zgjedhjeje: ose te vazhdoje bombardimet per nje kohe te pacaktuar, duke shpresuar se ndoshta Miloshevici do te thyhet, ose te kthehet ne tryezen e bisedimeve per tu perballuar me nje Miloshevic me te forte.


Per momentin, Perendimi duket i vendosur te ndjeke te dyja strategjite ne te njejten kohe. Perseri, Miloshevici drejton lojen--duke dhene sinjale se ai eshte i gatshem te bisedoje me Perendimin. Ai ka liruar tre ushtaret Amerikane te kapur rob; ka lejuar udheheqesin e moderuar te Shqiptareve te Kosoves Ibrahim Rugova te shkoje ne Itali; dhe ka dhene shenja se ai mund te pranoje trupa te huaja ne Kosove, me kusht qe ato te mos jene pjese e NATO-s.


Ai gjithashtu i ka dhene mundesi Rusise te kthehet ne qender te diplomacise nderkombetare, gje e cila mjafton ti siguroje atij mirenjohjen e perhereshme te Kremlinit. Dhe Perendimi duket se i ka zvogeluar kerkesat e tij: Miloshevicit nuk i kerkohet me te terheqi te gjitha trupat e tij nga Kosova, por sipas fjalimit te javes se kaluar te Bill Clinton, "nje terheqje substanciale" do te mjaftonte. Ketu e ka fillimin edhe oferta me e fundit e Miloshevicit per te pakesuar numrin e forcave te tij ne Kosove.


Pra rezultati me i mundshem duket te jete nje marreveshje e negociuar ne baze te se ciles vendet anetare te NATO-s do te hyjne ne Kosove nen flamurin e OKB, te shoqeruar nga nje kontigjent trupash Ruse nen komanda te vecanta.


Miloshevici jo vetem qe ka zgjedhur kohen e kesaj marreveshje, por ai gjithashtu duhet te kete mundesi te thote dicka per sa i perket numrit dhe mandatit te forcave paqeruajtese nepermjet prezences se Rusise dhe Kines ne Keshillin e Sigurimit te OKB.


Megjithese Miloshevici duhet te pranoje te drejten e Shqiptareve per tu kthyer, shume prej tyre mund te mos kthehen. Dhe ne cdo rast, ai do te arrije nje marreveshje shume me te mire se ajo qe ai hodhi poshte ne Rambouillet. Edhe nje here, ai do te dale si nje "faktor i stabilitetit ne Ballkan", dhe nje "garantues i paqes".


Cmimi i kesaj fitoreje do te paguhet nga vete Serbia dhe vecanerisht nga ata qe e kane kundershtuar Miloshevicin. Industria dhe infrastruktura e vendit jane shkaterruar dhe pozicioni i Miloshevicit nuk ka qene kurre me i forte.


Miloshevici do te kete mundesine te krenohet se ai i qendroi aleances me te fuqishme ushtarake ne bote. Disa Serb mund te guxojne te pyesin ne se ia vlente te duronin fushaten e bombardimeve. Por policia e Miloshevicit, e ardhur nga Kosova dhe e fuqizuar nga ligjet drakoniane te miratuara gjate luftes, do te beje te mundur qe kjo pyetje te mos behet me ze teper te larte.


Dejan Anastasijevic eshte nje gazetar i Institute for War & Peace Reporting.


Frontline Updates
Support local journalists