Fitimet E Larta Jane Me Te Rendesishme Se Ndjenjat Armiqesore Ne Industrine E Naftes Te Ish-Jugosllavise

Ndersa udheheqesit nga vendet e Ballkanit, Bashkimi Europian, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes pergatiten per takimin e kesaj fund jave per paktin e stabilitetit ekonomik dhe politik per rajonin, lidhjet e vjetra akoma bashkojne armiqte e meparsh

Fitimet E Larta Jane Me Te Rendesishme Se Ndjenjat Armiqesore Ne Industrine E Naftes Te Ish-Jugosllavise

Ndersa udheheqesit nga vendet e Ballkanit, Bashkimi Europian, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes pergatiten per takimin e kesaj fund jave per paktin e stabilitetit ekonomik dhe politik per rajonin, lidhjet e vjetra akoma bashkojne armiqte e meparsh

Thursday, 10 November, 2005

Diagnoza standarte e Europes perendimore per semundjet e rajonet eshte si me poshte: Ballkani eshte qendra me e madhe e krizes ne kontinent dhe kjo semundje eshte per faj te varferise dhe prapambetjes ekonomike.


Por pikpamja e Perendimit eshte se kjo semundje ka nevoje per me teper se nje doze e madhe ndihme financiare. Perendimi keshillon nje periudhe paqeje dhe qetesie per pacientin e tij merzitshem. Nje kombinim i ketyre dy kurave mund te jete nje mrekulli per shendetin e industrise se naftes te ish Jugosllavise.


Udheheqesit e nente vendeve Ballkanike jo anetare te BE, 15 vendet anetare te BE, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia dhe Rusia mblidhen ne Sarajevo me 30 Korrik per te gjetur menyrat e krijimit te “Paktit te Stabilitetit” per Ballkanin. I menduar per te inkurajuar reformat ekonomike dhe demokratike ne rajon pas luftes ne Kosove, ai shpreson te ktheje edhe renien ekonomike te vendeve te ish Jugosllavise.


Rigjallerimi i industrise se naftes mund te ishte nje rrugedalje per te gjithe. Dhjete vjet tranzicion ne Europen Lindore, e kane lene shume pas ish Jugosllavine - pervec Sllovenise - ndersa shtetet e tjera te shkaterruara nga lufta deri me tani kane arritur te rrisin prodhimin e pergjithshem bruto deri ne shifrat e vitit 1989.


Vleresimet jane te ndryshme, por sipas burimeve lokale, nga vendet fqinje, Kroacia do te humbase te pakten 1.5 miliard dollare nga prodhimi i brendshem neto, Maqedonia 0.5 miliard dollare dhe Bosnja-Herzegovina (perfshire Republika Srpska) rreth nje miliard dollare.


Ndersa bashkepunimi ndermjet ketyre armiqve te dikurshem ne fushen e betejes mund te duket i pamundur, ne nje menyre jo te drejtperdrejte lufta ne Kosove ka rikrijuar disa nga lidhjet e vjetra ekonomike ndermjet republikave te Jugosllavise federale te para vitit 1989, vecanerisht ne sektorin e energjise dhe kryesisht ne ate te industrise se naftes.


Pasi NATO filloi te shkaterronte rafinerite e naftes ne Serbi, kreret e monopolit Kroat te naftes INA ne Zagreb ne menyre te fshehte morren persiper perpunimin e naftes nga fushat naftenxjerrese te Serbise ne Vojvodina. Produktet e nxjerra dergoheshin ne Serbi nepermjet Lumit Sava. Rafinerite e Bosnjes ne Bosanski Brod, ne Republika Srpska, bene nje oferte te ngjashme.


Qe te dyja vendet nuk jane shtyre nga miqesia e dikurshme por vetem nga motive te perfitimit ekonomik, sepse si rafinerite ne Kroaci ashtu edhe ato ne Bosnje kane kapacitete te paperdorura. Por ky shkembim te kujton nje kohe me te lumtur per industrine e Ballkanit.


Dhjete vjet me pare tregu Jugosllav per nenproduktet e naftes - me nje konsum vjetor prej 15.5 milion ton - e vendoste ate ne majat e vendeve te Europes per sa i perket tregetise se naftes. Rreth 1,813 pikat e furnizimit me karburant ne te gjithe vendin punesonin 10,000 vete duke shitur 5.5 milion ton nafte dhe nenprodukte te saj ne vit.


Qe prej fillimit te krizes numri i automjeteve eshte shtuar, por tanime ato nuk udhetojne aq shume. Ne vitin 1989 neper rruget e vendit leviznin mbi tre milion automjete, duke djegur nje mesatare prej 834 litra karburant ne vit. Keto shifra per vitin 1998 per te gjithe vendin tashme te ndare neper republika jane pese milion automjete qe djegin mesatarisht 600 litra karburant.


Njesite federale kane qene te dominuara kryesisht nga monopolet lokale te naftes “Jugopetrol” ne Serbi, “Naftagas” ne Vojvodine, “Jugopetrol Kotor” ne Mal te Zi, “Petrol” ne Slloveni, “INA” ne Kroaci, “Energopetrol” ne Bosnje - Herzegovine, dhe “Markpetrol” ne Maqedoni.


Keto monopole lokale megjithate ishin ne kompeticion ne te gjithe tregun federal. Kompania me e madhe, INA e Kroacise shiste rreth 30 perqind te prodhimit te saj ne republikat e tjera te ish Jugosllavise deri ne vitin 1989, dhe kompanite Serbe Jugopetrol dhe Naftagas shisnin shtate perqind te prodhimit te tyre ne Kroaci.


Edhe atehere si tani vendi ka pasur kapacitete te paperdorura per rafinerite e tij. Ne vitin 1989 federata Jugosllave mund te perpunonte 26 milion ton nafte bruto ne vit, megjithese vetem 60 perqind e ketij kapaciteti perdorej. Megjithese me teknologji te vjeter, rafinerite, te cilat pervec prodhimit vendas importonin nafte bruto nga jashte, kryesisht nepermjet anijeve qe ankoroheshin ne portin e Ishullit Krk, ne Kroaci, ishin ne gjendje te perballonin pothuajse te gjitha nevojat e brendeshme per karburant.


Dhjete vjet me vone, pese industrite e naftes, edhe ajo Kroate qe dikur ishte ne krye te tregut, jane te gjitha ne gjendje me te keqe. Prodhimi i naftes bruto ne Kroaci ka rene nga tre ne nje milion ton ne vit. Ne Serbi - nen presionin e sanksioneve - prodhimi eshte ruajtur i larte me qellim pavaresisht nga kostoja e tij.


Kapaciteti i rafinerise se Bosnjes ne Bosanski Brod ne Republiken Srpska eshte pergjysmuar per shkak te demeve te pesuara gjate luftes atje, ndersa kohet e fundit, rafinerite ne Pancevo dhe Novi Sad ne Serbi jane shkaterruar krejtesisht nga bombarduesit e NATO-s.


Por edhe ne ato zona te cilat i kane shpetuar shkaterrimeve, shitjet ne tregun vendas jane te ulta, sepse bleresit lokale blene produkte me te lira te ardhura nga importi.


Tregjet e brendeshme jane shperndare neper te gjithe ish federaten. Paga mesatare mujore ne ish Jugosllavi ne vitin 1989 ka qene rreth 800 Marka Gjermane. Ne fund te vitit 1998, sipas Institutit te Kerkimeve te Medias dhe Strategjive te Marketingut ne Beograd, paga mesatare mujore ishte 353 Marka ne Federaten e Bosnje - Herzegovines, 740 Marka ne Kroaci, 1,056 Marka ne Slloveni, 312 Marka ne Maqedoni, dhe vetem 152 Marka ne Serbi dhe Mal te Zi.


Keto paga ka mundesi te bien edhe me teper ne fund te vitit 1999, sepse te gjitha shtetet kane ndjere efektet negative te krizes se Kosoves dhe te tre muajve bombardime te NATO-s.


Asnje nga pese shtetet nuk ka pasur nje ngritje te nivelit te konsumit te nenprodukteve te naftes gjate dhjete vjeteve te fundit. Kjo mund te jete per aresye te tjera jashte gjendjes se industrise se naftes ne Ballkan. Ne disa shtete numri i automjeteve eshte dyfishuar, ndersa konsumi zyrtar i karburantit eshte rritur vetem ne Slloveni. Pra ose niveli i shofereve eshte shume i ulet, ose kufinjte e rinj pengojne udhetimet e gjata, por me e mundeshmja eshte konsumi i parregjistruar - qe do te thote se nafta e tregut te zi e futur kontrabande ne ish Jugosllavi eshte ne nivele teper te larta.


Pjesa me e madhe e shteteve te reja kane shprehur deshiren per te privatizuar industrine e tyre te naftes, por keto pula magjike nuk po bejne me veze te arta. Partnere te huaj te mundshem po kerkojne mbylljen e uzinave jo ekonomike, si ato ne Sisak dhe Lendava ne Kroaci.


Investitore te tjere te huaj deshirojne vetem te perdorin aksionet e tyre per te hyre ne tregun lokal, ose nepermjet eksportimit nga ish Jugosllavia, ose me importimin ne zona te reja si Serbia jugore, dhe nuk jane te interesuar te rindertojne uzinat e vjetra. Vetem pak njerez i mbrojne keto industri jo eficiente, duke cituar tregetine qe mendohet se do te rritet me Serbine, duke pasur para sysh qe uzinat e saj jane shkaterruar nga raketat Amerikane.


Megjithate, disa pronare shteteror nuk duken te gatshem te lene kuotat e tyre te aksioneve. Zyrtarisht ata thone se po mbrojne pavaresine ekonomike te vendit te tyre. Por per shume prej tyre, nafta eshte akoma me e vlefshme se pjesa me e madhe e mallrave te tregetuar ne ekonomite e tyre te rrenuara. Ata rrisin prodhimet, ndersa vete kompanite po behen edhe me te pavlefshme nga borxhet gjithnje e ne rritje, kredite e papaguara dhe humbjet tregetare.


Vetem nje rafineri ne Maqedoni eshte nxjerre ne shitje per bleresit vendas dhe ata te huaj per tu privatizuar krejtesisht, dhe kjo vetem kete vit. Dhe vetem Sllovenia ka hapur rrugen ligjerisht qe lejon firmat e huaja konkurente te blene pjese te tregut vendas te pikave te shitjes dhe shperndarjes se karburantit.


E gjitha kjo e perforcon edhe me teper aresyen se pse te peste vendet po shohin pas tek kufinjte e ish republikave Jugosllave per tregje te reja. Natyrisht Republika Federale e Jugosllavise eshte ne poziten me te keqe. Jo vetem qe rafinerite e saj jane shkaterruar, por ajo eshte e rrethuar edhe nga nje embargo formale per importimin e naftes dhe nenprodukteve te saj. Por, shtetet e pavarura te ish Jugosllavise ka shume mundesi qe ta injorojne kete embargo.


Dimitrije Boarov, nje gazetar i ceshtjeve ekonomike i vendosur ne Novi Sad, shkruan per te perjaveshmen e Beogradit Vreme.


Frontline Updates
Support local journalists