FIRMAT E TESTILIT NGA SANXHAKU SHOHIN SHPRESË NË MARRËVESHJEN ME BE

Disa prodhues të tekstilit në rajonin e Serbisë jugore thonë se marrëveshja e re e tregtisë së BE-së nuk është plotësisht ashtu si paramendohet.

FIRMAT E TESTILIT NGA SANXHAKU SHOHIN SHPRESË NË MARRËVESHJEN ME BE

Disa prodhues të tekstilit në rajonin e Serbisë jugore thonë se marrëveshja e re e tregtisë së BE-së nuk është plotësisht ashtu si paramendohet.

Çdo ditë në orën 6:30 të mëngjesit Munir Ferizovic, 52 vjeçar, një punëtor në një nga shumë punëtoritë e rrobaqepsëve në Novi Pazar, është duke u ngutur nëpër rrugën Dubrovacka për të arritur në punë.


Për 30 vjet, Ferizovic ka punuar në kompaninë shtetërorë Raska, tri fabrikat e të cilës kanë krijuar bazën e industrisë së tekstilit në Novi Pazar.


Pasi kompania shtetërore pësoj kolaps, Frezizovic ka shumë probleme për të mbështetur familjën e tij pesë anëtarëshe, duke fituar 300 euro në muaj në punën e tij më një tregtar privat.


Ai arrinë në punë i lodhur nga dita e kaluar dhe fillon punën në zhurmën shurdhuese të 50 maqinave qepëse.


“Unë e di se kur do të filloj dita ime por mbarimi i kësaj ditë është çështje tjetër,” thotë ai, duke ndezur cigarën e tij me duar të vrazhda, të ngjyrosura në të kaltërt si rëzultat i viteteve të tëra të punuarit me materiale denim.


Ndonjëherë në mbarojmë në orën 6 pasdite por ka mundësi që punojmë edhe më shumë,” shtoj ai. “Është vështirë por unë duhët të ia dal disi.”


Puna e vështirë e Ferizovic, e cila nënkupton orë të zgjatura, një rrogë të vogël dhe pa sigurim social, është tipike për shumë në qytetin e tij me rreth 100,000 njerëz.


Gjatë sanksioneve në Serbi në vitet e nëntëdhjeta, tregtarët privat që dolën nga mbeturinat e firmës së vjetëruar të Raskës arritën profite jaft të mëdha duke prodhuar farmerka dhe mbadhje të tjera.


Blerësit vërshuan tregun e Novi Pazarit dhe gjatë të dielave më shumë se 50 autobus dhe qindra vetura ndaleshin në qytetin më të madh në rajonin e Sanxhakut nga të gjitha anët e Serbisë dhe Malit të Zi.


Blerësit blenin prodhimet vendore me kualitet të lartë si dhe prodhimet me etiketa fallso dhe i shitnin me çmime shumë më të larta në butiqe dhe pazare nëpër gjithë vendin.


Por meqë ky zhvillim i viteve 1900 i takon të së kaluarës, shumica e vendorëve janë kthyer të jetët me profit shumë më të vogël – kur ata nuk janë plotësisht të papunësuar.


Udhëheqësit e industrisë së tekstilit besojnë se një marrëveshje në mes të Serbisë dhe Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian e cila do të nënshkruhet në fund të marsit, e cila do të heq kuotat në importet e tekstilit, do të përmirësoj gjërat.


Sipas Blagomir Jovanovic, sekretar i asociacionit të tekstilit të Serbi, marrëveshja jep një mundësi për të vendosur lidhje të cilat ishin shkatërruar gjatë izolimit dhe sansioneve ekonomike në kohën e Millosheviqit.


“Unë pres përmirësime në bashkëpunim me shtetet e tjera evropiane. Industria e jonë e tekstilit ballafaqohej më shumë vështirësi për një kohë të gjatë. Me rritjen e BE-së, Serbia ka mundësinë të marrë punë të rënësishme – më shumë në fazën përfundimtare të prodhimeve pasi industria e jonë e tesktilit nuk ka mjaft materiale të papërpunuara.”


Qeveria e Beogradit beson se marrëveshja do të rikthen industrinë e tekstilit në nivelin e zhvillimit të kohës së para luftës, e cila gjatë 1991 arriti fitimin prej një bilion dollarësh në vit.


“Eksportet e tesktilit do të ngriten për 50 përqind gjatë këtij viti,” Slobodan Milosavljevic, udhëheqës i Odës Ekonomike të Kosovës, i tha IWPR-së. “Unë jam optimist.”


Prodhuesit vendor janë më të ndarë rreth përfitimeve të mundshme nga kjo marrëveshje.


Tigrin Kacar, pronar i kompanisë për veshëmbathje të fëmijëve Stig, thotë se ai kishtë shpresa të mëdha për marrëveshjen e BE-së.


“Nëse ata heqin kuatat, ne do të konkurojmë në një pozitë të njejtë me gjithë botën,” tha ai për IWPR. “Duke ditur kualitetin e produkteve tona, ne do të kemi dyer të hapura në të gjitha tregjet e jashtme.”


Por fuad Ugljanin, pronar i firmës së tekstilit Bruk, tha se ai frikohej se kjo marrëveshje do të duket më mirë në letër se sa në realitet.


Edhepse kjo marrëveshje heq kuotat në importet e tekstilit nga Serbia, Ugljanin thekson se Serbia nuk ishte fitimitari i vetëm, apo kryesor, nga ky relaksim i politikës së tregtimit.


“Marrëveshja gjithashtu aplikohet tek vendet me industri shumë më të zhvilluar të tekstilit, si Kina, India, Turqia dhe vendet e tjera aziatike,” i tha ai IWPR.


Ugljanin tha se përparësia e Serbisë mbi këta konkurentë ishte afërsia e këtij vendi ndaj Evropës. “Kjo duhet të shfrytëzohet për të mirë sepse ne kemi punëtorë me përvojë, të cilët mund të prodhojnë numër të madh të produkteve me kualitete të larta."


Bisera Seceragic, e cila është autore e studimit mbi industrinë e tekstilit të Serbisë, tha se marrëveshja e BE-së mund të rikthej famën e tregut të tekstilit të Novi Pazarit.


Megjithate, ajo deshti të theksoj krizen e tanishme. “Që nga viti 2003, prodhimet e farmerkave dhe veshëmbathjeve tjera në Novi Pazar ka qenë në një krizë të thellë,” thotë ajo për IWPR.


“Tani janë vetëm rreth 5-6000 punëtorë të tekstilit që kanë mbetur në qytet në krahasim me 15,000 gjatë viteve të nëntëdhjetave, kur fitimi mesatar i tregut të tekstilit ishte rreth 10 milion euro.


“Që nga viti 2002 kjo ka rënë në 5 milion euro.”


Seceragic përmendi disa faktor rreth krizës së tekstilit. Një ishte zvogëlimi i tregut të brendshëm, e cila është pasojë e problemeve të përgjithshme ekonomike në Serbi.


Një tjetër ishte mbyllja e tregjeve të jashtme, e cila është pjesërisht rezultat i veprimeve të administratës ndërkombëtare në Kosovë.


Ata kanë ndaluar aktivitetet e kontrabanduesve të cilët kanë lëvizur të mirat e tyrë në Evropë përmes Kosovës.


“Nëse tregtarët privat mund të gjejnë blerës në tregjet e jashtme, kjo do të zgjidh shumë probleme të tyre,” thotë Seceragic.


“Tregtarët si dhe punëtorët atëherë do të jenë në pozitë më të mirë. Marrëveshja krijon mundësinë për kontrata të reja, dhe paga më të larta.”


Ky është një parashikim optimist. Edhepse punëtorët në Novi Pazar paguhen lirë në krahasim me standardet Evropiane, [mimet e pagave janë edhe më të ulta në vendet aziatike.


Irfan Sarenkapic, kryesues i Agjensisë së Sanxhakut për Zhvillim, me qendër në Novi Pazar, thotë se kjo do të thotë se prodhuesit vendor duhet të bëhen më ambicioz – duke zbritur çmimet dhe ngritur kualitetin.


“Ne nuk mund të konkurojmë me prodhuesit e tekstilit nga Azia thjeshtë duke liruar çmimet por ndoshta zgjidhja mund të jetë prodhimi i gjërave me kualitet më të lartë,” thotë ai.


“Kjo marrëveshje nuk do të vendos Novi Pazarin në krye të industrisë së tekstilit në vend por mund të ndihmojë në krijimin e më shumë vendeve të punës.”


Zeljo Arifovic, punëtor i kompanisë private të farmerkave Nesal në Novi Pazar, thotë se ai dyshon se shumë nga firmat e vogla të Novi Pazarit ishin aq ambicioz dhe mund të kaloniin sfidat e tilla.


“Punëtorët e tekstilit dhe prodhuesit dijnë asgjë rreth taskës së kësaj marrëveshje dhe se çka do ti bjerë kjo atyre,” tha ai.


“E vetmja gjë që ata dijnë është që atyre nuk ju pëlqen policia financiare – kjo i brengos ata, e jo si të importojnë materiale nga Turqia.


Amela Bajrovic është gazetar i cili punon me Radion Sto Plu në Novi Pazar.


China, Turkey, Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists