Fillon Lufta E Fundit

Ndersa figurat e opozites mblidhen ne Mal te Zi, Ushtria Jugosllave po ushtron presion gjithmone e me te madh mbi republiken e dyte te Jugosllavise.

Fillon Lufta E Fundit

Ndersa figurat e opozites mblidhen ne Mal te Zi, Ushtria Jugosllave po ushtron presion gjithmone e me te madh mbi republiken e dyte te Jugosllavise.

Mali i Zi ndjehet ne prag te luftes--postoblloqe te ushtrise dhe pika kontrolli te ruajtura me mitraloze gjenden kudo ne vend, kufijte jane mbyllur, dhe njerez te armatosur qe hyjne neper apartamente duke marre me force te rinjte ne moshe per sherbimin ushtarak, duke i nxjerre ata me pranga nga shtepite e tyre.


Situata eshte kaq e tendosur sa qe disa gazetare te pavarur--perfshire edhe Nebojsa Redzic, redaktori i Radio Mali i Zi i Lire, dhe Milodrag Perovic, redaktori i se pavarures Monitor--jane larguar jashte shtetit. Gazetaret e huaj dhe punonjesit e ndihmave


sistematikisht po ngacmohen nga ushtaret Jugosllave. Cdo dite e me teper, ushtria duket se po zgjeron zonen e aktivitetit te saj, ndersa autoritetet e Podgorices po shohin se gjithnje e me teper po u zvogelohet hapesira per manovrim.


"Eshte e kuptueshme qe [gjeneralet] e kane lidhur fatin e tyre me [Presidentin Jugosllav Slobodan] Miloshevic," vlereson Presidenti i Malit te Zi Milo Djukanovic. "Ata jane ketu jo per te shpetuar Malin e Zi por per te zbatuar planet e nje regjimi autoritar."


Gjuha gjithnje e me drejt per drejte e perdorur nga Djukanovic dhe te tjere ne Mal te zi, partneri i vogel i Serbise ne kuader te federates Jugosllave, ilustron si deshiren e tyre per te paralajmeruar komunitetin nderkombetar ashtu edhe nje fare pranimi se perpjekjet per te zbutur Beogradin dhe per te shmangur konfliktin kane deshtuar.


Djukanovic argumenton se, kur kriza te perfundoje, "Dikush do te jete pergjegjes per rrembimin dhe vjedhjen e ndihmave humanitare, vjedhjen e pronave dhe te te hollave, dhe bllokimin ekonomik te Malit te Zi."


Eshte e qarte se ai i referohet udheheqjes se tanishme ne Beograd, duke parashikuar se ajo do te humbase luften. Perndryshe, pozicioni i Malit te Zi ne kuadrin e federates do te vihet ne pikpyetje. "Ne rast se Miloshevic mbetet ne pushtet, Jugosllavia nuk ka te ardhme as edhe pas perfundimit te luftes," thote ai.


Politikane te tjere kryesore kane argumentuar se republika duhet te rishikoje marredheniet e saj me Serbine pavaresisht se kush eshte ne pushtet ne Beograd. "Mali i Zi nuk deshiron te kete frike me nga abuzimi i mundshem i Kushtetutes, pavaresisht ne se kjo behet nga Miloshevici apo nga dikush tjeter," thote Dragan Soc, ministri i Drejtesise te Malit te Zi.


Ai premton te perdori konferencen qe do te mbahet mbi Ballkanin kete jave ne Bon si nje forum per te kerkuar "garanci qe do te lejonin kete republike te merrte vendimet e saj ne menyre te pavarur."


Zoran Djindjic, nje nga figurat kryesore te opozites ne Beograd i Partise Demokratike mendon se Mali i Zi nuk mund te mbahet peng prej partnerit te saj me te madh ne federate. "Mali i Zi duhet te kete si nje synim te tijin nje hyrje te shpejte ne Europe,"


ka thene ai, ne nje interviste ne numrin e fundit te botimit te pavarur te Malit te Zi, Monitor. "Ne se Serbia do te jete nje pengese e madhe per realizimin e ketij synimi, atehere me vjen keq, por ajo duhet kapercyer."


Megjithate ashtu si edhe Djukanovic, ministrat e tij dhe figurat e opozites kane marre nje qendrim gjithnje e me te ashper, Beogradi ka kerkuar te demonizoje te gjithe opoziten dhe te beje me faj ate per te gjitha problemet e vendit.


Nje numer i koheve te fundit te se perditeshmes se Beogradit, Politika, i ka kushtuar nje faqe te tere Djukanovic, Djindjic, dhe udheheqesve te opozites Vesna Pesic dhe Vuk Obradovic, duke i quajtur ata "Brankovicet e rinj"--nje tradhetar famekeq Serb--sepse po perpiqen te vendosen me force "demokracine e raketave tomahawk". Gazeta kerkoi arrestimin e tyre.


Keto denoncime publike e kane detyruar Partine Demokratike te Djindjic, ndertesa e zyrave te se ciles eshte sulmuar ne Beograd, te argumentoje se "Miloshevic po fillon luften e tij te fundit--luften civile ne Serbi."


Lidhjet gjithnje e me te forta ne mes Djukanovic dhe Djindjic mund te ndertohen mbi bazen e deshires se perbashket per te demokratizuar Jugosllavine, por ato bazohen edhe ne nje frike te perbashket: i pari ka frike per nje lufte ne Mal te Zi, dhe i dyti per sigurine personale te tij dhe te kolegeve te tij.


Ndersa diplomatet diskutojne marreveshje te mundeshme per ti dhene fund fushates se bombardimeve te NATO-s ndaj Jugosllavise, te dy keta lidere jane te shqetesuar se cdo lloj kompromisi i kenaqshem per Miloshevicin, do te thote nje pershkallezim i metejshem i konfliktit. Ata frikesohen se Beogradi do te laje hesapet me opoziten e brendeshme dhe, vecanerisht, me Malin e Zi.


Edhe ne rast se trupat e huaj dergohen ne Kosove dhe e veshtiresojne mundesite e Miloshevicit per te nisur nje lufte te re, ai mund te perdori periudhen disa javore ndermjet marreveshjes se paqes dhe vendosjes se trupave perendimore.


"Gjendja midis luftes dhe paqes mund te jete e rrezikeshme," paralajmeron shkencetari politik nga Podgorica Sasa Burzanovic. "Miloshevic mund te zgjidhe ceshtjen e opozites perpara se trupat e huaja te marshojne, duke u perpjekur te eleminoje ate."


Zeljko Ivanovic eshte themeluesi dhe drejtori i Vijesti, e vetmja gazete e perditeshme e pavarur ne Mal te Zi.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists