'Fajkojte' e Vuk Draskovic

Ne 7 Dhjetor, Levizja per Riperteritje Serbe e opozites njoftoi plane per krijimin e nje njesie speciale per te "kundershtuar kercenimin e terrorizmit shteteror". Ata kane nje emer qe te kujton njesite ushtarake - Fajkojte - por nuk jane te armatosur. Ako

'Fajkojte' e Vuk Draskovic

Ne 7 Dhjetor, Levizja per Riperteritje Serbe e opozites njoftoi plane per krijimin e nje njesie speciale per te "kundershtuar kercenimin e terrorizmit shteteror". Ata kane nje emer qe te kujton njesite ushtarake - Fajkojte - por nuk jane te armatosur. Ako

Thursday, 10 November, 2005

Dy muaj me pare udheheqesi i opozites Vuk Draskovic per pak humbi jeten ne nje aksident automobilistik qe sipas tij ishte planifikuar nga policia sekrete e presidentit Slobodan Miloshevic. Tani partia e tij eshte pergjigjur - nje force speciale e saj per te mbrojtur anetaret nga "terrorizmi shteteror".


Krijimi i njesise - me emrin Fjakojte - eshte njoftuar me 7 Dhjetor nga zedhenesi i SPO Ivan Kovacevic. Ai shtoi se nje njesi tjeter, e quajtur "Levizja e Mbrojtjes Serbe" eshte krijuar ne pergjigje te "vrasjeve dhe arrestimeve te anetareve te SPO" te cilat mendohet te jene urdheruar nga Slobodan Miloshevic.


Ai nuk pranoi te deklaronte ne se Fajkojte apo Levizja e Mbrojtjes Serbe do te jene te armatosura.


SPO akuzon forcat e sigurimit shteteror Serb (SDB) se kane organizuar aksidentin e dates 3 Tetor. Nje kamion i paidentifikuar i ngarkuar me rere kaloi ndarjen e rruges ne autostraden qe te con nga Beogradi ne Cacak dhe goditi dy makina ne te cilat udhetonin Draskovic dhe kater kolege te partise se tij. Vetem Draskovic shpetoi nga ky aksident.


Deklarata e Kovacevic eshte konsideruar nga shume njerez si krijimi i nje organizate paraushtarake per te luftuar regjimin e Miloshevic. Por amund te merret seriozisht dicka e tille?


SPO nuk ka eksperience ne krijimin e njesive paraushtarake. Ne fillim te viteve nentedhjete ajo krijoi Garden Serbe, nje organizate paraushtarake per anetaret dhe perkrahesit e partise. E stervitur ne stilin e forcave speciale Amerikane dhe e pajisur me armatime moderne te prodhimit Perendimor, ajo luftoi perkrah Serbeve te Kroacise ne Krajina perpara se trupat e Zagrebit te fitonin krejtesisht provincen ne 1995.


Pavaresia e kesaj njesie zgjoi dyshimet e rregjimit, thote nje burim i SPO, dhe partia u detyrua te shperndante kete force, vecanerisht pas vdekjes se kryetarit te saj Djordje "Giska" Bozovic, qe sipas disa zerave u vra nga policia sekrete Serbe.


Per shkak te shtrirjes se rrjetit te SPO praktikisht ne cdo bashki ne Serbi, partia potencialisht mund te mobilizoje nje numer te madh vullnetaresh per cdo formacion ushtarak te rikrijuar.


Pas sulmeve ajrore te NATO-s, nje numer i madh rezervistesh i morren armet me vete kur u kthyen ne shtepite e tyre. Per me teper nje sasi teper e madhe armesh kane hyre ne Serbi si relike te lufterave ne Kroaci, Bosnje dhe Kosove.


Eshte pothuajse e pamundur te thuash se sa arme te parregjistruara qarkullojne ne Serbi. Qeveria ka miratuar ligje te reja per te inkurajuar dorezimin e armeve te ndaluara dhe legalizimin e armeve te parregjistruara.


Policia dhe ushtaraket besnike te regjimit te Miloshevicit do te jene shume aktiv ne kundershtimin e cdo kercenimi te paraushtarakeve te opozites.


"Do te ishte teper e veshtire te krijohet nje organizate paraushtarake ne Serbi nen syrin vezhgues te autoriteteve Serbe. Ky regjim nuk do te lejoje krijimin e forcave qe mund te perdoren kunder tij," ka thene per IWPR nje burim i afert me policine.


"UCK-ja ka qene nje shembull i nje force te sukseseshme sekrete ne Serbi. Ata jane organizuar ne nivel lokal, ne grupe te vogla qe vetem me pas u zhvilluan ne dicka me te madhe."


"Por Shqiptaret kane pasur gjithnje nje komunitet shume te forte dhe te mbyllur dhe duke pasur nje qellim te qarte ne vetevete u bene shume me te forte. As Serbet dhe as SPO nuk ka asnje nga keto avantazhe," thote burimi i policise.


Njoftimi i SPO duket me teper si nje perpjekje per te testuar opinionin. Akoma nuk eshte e qarte nese Draskovic ka nder mend te kundershtoje regjimin e Miloshevicit haptazi apo thjesht po kerkon te krijoje ferkime te vogla perpara nje dialogu te ri me te.


"Une mendoj se kjo ceshtje nuk eshte zgjidhur akoma - as edhe ne udheheqjen me te larte te SPO," perfundon burimi.


Daniel Sunter eshte nje gazetar i agjensise VIP ne Beograd.


Frontline Updates
Support local journalists