Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

E DHJATHTA SHËNON PËRPARIM NË BULLGARI

Programi esktremist i Atakës mezi tingëllon kredibil, por ajo vetëm është bërë partia e katërt më e madhe në parlament.
By Albena Shkodrova

Në ditën e parë që Ataka do të mirrte qeverisjen e Bullgarisë ajo do të tërhiqet nga NATO.


Në ditën e dytë do të rishqyrtonte marrëveshjen e vendit me Bashkimin Evropian, do të rihapte dy reaktorët më të vjetër të elektranës nukleare të kohës sovietike në Kozloduy dhe do të paralajmëronte planet për të dyfishuar numrin u ushtarëve në armatë.


Në ditën e tretë, Ataka do të ndërprente marrëdhëniet me Bankën Botërore dhe IMF, do të ndalone partitë etnike minoritare dhe do të ndërprente programet në gjuhët e minoriteteve në mediat shtetërore.


Kështu do të dukeshin tri ditët e para të qeverisë së udhëhequr nga partia e re nacionaliste në Bullgari sipas paralajmërimeve të liderit pompoz dhe kontraversal, Volen Siderov.


Ataka, e cila është themeluar në prill, është fenomen politik.


Siderov është ish gazetar i cili më herët redaktoj gazetën reformiste, Demokratsia. Ai kaloj në nacionalizëm radikal, duke publikuar libra të cilat u kritikuan për racizëm, dhe u përjashtua nga posti i tij si komentator në gazetën kombëtare të përditshme.


Gjatë vitit të fundit, programi televiziv kabllovik i tij, Ataka, ka tërhequr protesta nga shumica e organizatave për drejtat e njeriut, shpesh si rezultat i gjeneralizimeve të ashpëra të komuniteteve rome dhe të turqëve.


Siderov pohon se jevgjët janë fajtor për kryerjen e “gjenocidit kundër bullgarëve.”


Në prill, Siderov dhe dhjetra politikanë të tjerë regjistruan partinë e emëruar sipas programit të tij kontraverzal televiziv.


Derisa partitë më të mëdha të qendrës luftuan për vota në zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 25 qershor, Ataka doli para tyre.


Si rezultat, ajo doli si partia e katërt më e madhe në parlament, pas Partisë Socialiste Bullgare, BSP, Lëvizjen Kombëtare të Simeonit të Dytë, NDSV, dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri, DPS.


Për më shumë, suksesi i saj në zgjedhjet e 25 qershorit mund të shënojë vetëm filimin e ngritjes së Atakës, derisa kriza politike në Bullgari vazhdon edhe më tej.


Pasi BSP dështoj të krijoj një qeveri të koalicionit me DPS më herët këtë javë, kishte mjaft pohime për një raund të ri të zgjedhjeve parlamentare në të cilat Ataka mund të fitoj edhe më shumë vota.


Një qeveri e cila do të predikon politikat e Atakës sigurisht se do të trondisnin botën.


Në realitet, taktikat shokuese janë të qëllimshme. Partia ekziston për të kundërshtuar politikat e fundit të qeverisë dhe nuk synon daljen nga opozita për momentin.


“Ne nuk do të formojmë koalicione apo të marrim pjesë në qeveri,” një anëtar i Atakës në parlament deklaroj për mediat.


Ai krahasoj rolin e partisë së tij me një mizë kali, e cila thumbos dhe maltreton kafshën e madhe.


Politikanët e Bullgarisë janë armiqësor ndaj grupit të ri, dhe të gjitha partitë parlamentare përjashtuan mundësinë e bashkëpunimit me Atakën, e cila është akuzuar nga shumë se ka politika të stilit nacist.


Anëtarët e partisë furishëm mohojnë akuzat. “Ne jemi lodhur duke u përgjegjur ndaj akuzave qesharake se ne jemi ksenofob racist dhe se ne rrezikojmë të drejtat e minoriteteve,” Pavel Shopov, një anëtar i Atakës, i tha Raportit të Krizave për Ballkan, BCR.


Megjithate, Siderov nuk i ndali brengat rreth veprimeve të tij të fundit. Një ditë pas zgjedhjeve, ai përsëriti një kërkesë të mëhershme të Atakës që transmetimet televizive në gjuhën minoritare të ndërprehen dhe ata të cilët lejojnë transmetimin e programeve të tilla në rend të parë duhet të persekutohen.


“Një nga gjërat e para qe ne do të bëjmë është të mbyllim lajmet e urryera në gjuhën turke në televizionin kombëtar,” Siderov deklaroj me 26 qershor. “Ne do të kërkojmë dënimin e tradhtarëve të cilët lejuan emitimet e tilla.”


Programi i Atakës është një përzierje me kushtrime populliste, nacionaliste dhe socialiste. Programi kërkon ndalesën e blerjes së tokës bullgare nga të huajt, rishqyrtimin e marrëveshjeve kryesore të privatizimit, rritjen e armatës, kthimin e dënimit me vdekje dhe një ligj gjithëpërfshirës i cili definon “tradhëtinë kombëtare.”


Mirëpo, Pavel Shopov, insiston se partia e tij është keqkuptuar dhe se orientimi themelor i partisë është paqësor. “Cila parti neo-naciste, sikur disa na quajnë, do të kërkonte paqë?” ai pyeti.


Ai mbrojti të drejtën e partisë së tij për të kërkuar “një shtet etnik, i cili nuk do të ndahet në baza etnike, religjioze apo kulturore.”


Duke folur për drejtat e minoriteteve, Shopov shtoj, “Ne mendojmë se nuk ka minoritete në Bullgari.”


Shopov pranon se në vend ekzistojnë vetëm disa grupacione etnike dhe religjoze, të cilat nuk duhet të izolojnë vetëveten nga popullata dhe përdorin gjuhë të tjera.


Opozita e fuqishme e Atakës ndaj Lëvizjës për të Drejta dhe Liri, e cila përfaqëson turqit etnik, bazohet në interpretimin e ngushtë të kushtetutës që ndalon partitë etnike, ai shtoj.


Siderov refuzoj të përgjigjet pyetjeve të BCR rreth identitetit dhe politikave të partisë.


Përkundër gjithë moderimit të proklamuar nga kjo parti, ka pak dyshim se Ataka sheh vetëveten – dhe konsiderohet nga të tjerët – si fenomen i ngjajshëm me Frontin Kombëtar të Francës dhe partitë e tjera nga e djathta ekstreme në Europë.


Pas zgjedhjeve në Bullgari, Partia e Lirisë në Austri, Fronti Kombëtar, Samoobrona e Polonisë dhe Rodina e Rusisë ofruan shenja se ato njihnin grupacionin e Siderovit si aleat.


Megjithate, disa vëzhgues pohojnë se këto parti mund të tërhiqen nga krijimi i lidhjeve direkte me një organizatë kaq raciste.


"Asnjë vend i BE-së nuk do të lejonte parti me një nivel kaq të lartë të racizmit dhe ksenofobisë të inkuadrohet në parlament,” tha Krasimir Kunev, nga Komiteti Bullgar i Helsinkit.


Kolegu i Kunev, Yonko Grozev, pohon se disa nga deklaratat e Siderovit cenojnë ligjet kombëtare dhe marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara nga Bullgaria.


Nëse kjo vetëm ka ndodhur, askush nuk ka kërcënuar Siderovin me ndonjë padi ligjore. Në fakt, në këtë etapë, ai është ndër të vetmit i cili kritikon politikanët bullgar si kriminelë dhe i cili pohon se ata – e jo ai – meritojnë burgun.


Albena Shkodrova është udhëheqëse e Rrjetit për Raportim Hetues në Ballkan të Bullgarisë, një projekt vendor i IWPR.