DYQANET E FARMERKAVE NGJYROSIN UJIN E NOVI PAZARIT ME NGJYRË VDEKJEPRURËSE TË KALTËR. Zbrazja e mbeturinave nga shumë punëtori të vogla në lumenjtë e Sanxhakut rrezikojnë shëndetin e popullatës.

Nga Amela Bajrovic dhe Alma Rizvanovic në Novi Pazar

DYQANET E FARMERKAVE NGJYROSIN UJIN E NOVI PAZARIT ME NGJYRË VDEKJEPRURËSE TË KALTËR. Zbrazja e mbeturinave nga shumë punëtori të vogla në lumenjtë e Sanxhakut rrezikojnë shëndetin e popullatës.

Nga Amela Bajrovic dhe Alma Rizvanovic në Novi Pazar

Friday, 2 September, 2005

Ky lum lundron deri në fund të rrugës ku ata jetojnë dhe gjatë muajve të verës ofron një freskim për shumë fëmijë të qytetit.


Por çka Mirza dhe Samiri nuk kanë vërejtur, apo thjeshtë nuk brengosen, është ngjyra e pazakontë e ujit në të cilin notojnë.


Nga ngjyra e zakonshme e gjelbër po bojëkafe, së voni lumi ka marrë një hije të çuditshme artificiale të kaltër.


Më të vjetrit janë më të brengosur. Duke ecur buzë lumit, disa ndalen të paralajmërojnë fëmijët për rreziqet e notimit në ujëra të kontaminuara me rrjedhës të fabrikës.


Por fëmijët thjeshtë i injorojnë ata dhe vazhdojnë me notimin e tyre.


Ngjyra vjen nga industria kryesore e qytetit, prodhimi i farmerkave.


Gjatë të nëntëdhjetave Novi Pazari u shndërrua në kryeqytetin e tekstilit të Serbisë dhe Malit të Zi, dhe në muajt e fundit, shumë kompani të reja të vogla kanë filluar punën aty.


Punëtoritë ofrojnë të ardhura për një numër të madh të njerëzve në Novi Pazar por në të njëjtën kohë kjo industri ndotë lumenjtë e Rashkës dhe Joshanicës, të cilat lundrojnë nëpër qytet dhe derdhen në lumin Ibar.


Rreth 45 punëtori nga gjithsej 48 në qytet lëshojnë mbeturinat e tyre drejtë në lum, pasi shtypin farmerkat e tyre në gurë për t’i dhënë ngjyrën e zbardhur të cilën myshterinjtë e preferojnë.


Ka vite të tëra që ekologët vendorë janë duke u ankuar për ndotjen e lumenjve.


Kryesuesi i një grupi të tillë, me emrin “Raski Sliv”, Ibrahim Mehmedovic, i tha BCR se vetëm tri punëtori të farmerkave në qytet kishin instaluar filtër të mbeturinave të ujit.


Ai tha se problemi ishte shumë më serioz se sa një ngjyrë e re e kaltër në lumin e qytetit.


“Lirimi i mbeturinave nga procesi i shtypjes, i cili përdor vaj, ka shkaktuar nivele të rrezikshme të kromit në lum,” tha Memedovic.


Omer Numanovic, një peshkatar i vjetër në qytet, u pajtua se dëmtimi ishte gjithëpërfshirës.


“Këto ditë, në lumin Rashka nuk mund të kap asgjë tjetër përpos këpucëve të vjetra ndërsa ky lum në të kaluarën kishte qenë i pastër,” ai tha.


“Kur unë isha fëmijë, lumi ishte aq i pastër sa mund të pije ujë nga lumi.”


Ismeta Mehovic, e cila ka shtëpinë mu pranë Lumit Rashka, gjithashtu ankohet për përkeqësim.


“Kur mbeturinat lëshohen gjatë natës, kundërmon aq shumë sa më duhet t’i mbyll dritaret,” ajo tha.


“Ne jemi ankuar tek inspektorët disa herë deri më tani. Por kur ata arrijnë në mëngjes, lumi vetëm është pastruar.”


Ajo rrudhë supet kur pyetet se a i lejon ajo fëmijët e saja për tu larë në një lum kaq të ndotur.


Fqinjët e saj, ajo pohon, bëjnë të njëjtën gjë, “Çka mund të bëj kur shokët e tyre gjithashtu lahen në lum?”


Zoran Vostinic, kryesues i Departamentit për Inspektim Ekologjik për rajonin e Kraljevës, thotë se inspektorët e shëndetit dhe sigurisë janë mirë të informuar rreth problemit të lumit dhe janë duke tentuar të zgjedhin atë.


“Disa pronarë të punëtorive të farmerkave në fakt posedojnë filtër por nuk punësojnë staf të kualifikuar për të operuar me ato,” ai tha. “Ne nuk mund t’i kontrollojmë ata tërë kohën.”


Vostinic tha se ata kishin filluar më dënime që nga dhjetori i kaluar, kur Ligji mbi Mbrojtjen e Ambientit u kalua, në vlerë prej 150,000 deri 3 milion dinarë jugosllav (17 deri 35,000 euro).


Ai shtoj se ligji i ri obligon pronarët e kompanive të tekstilit të përpilojnë një studim të masave të mbrojtjes së ambientit para se ata të fitojnë lejen e punës.


Fuad Ugljanin, pronar i kompanisë Bruk të tekstilit, thotë se ai ishte i gatshëm të përmbushte rregullat e reja.


Ai kishte stopuar ndërtimin e punëtorisë së farmerkave dimrin e kaluar, shtoj ai, pasi ende nuk kishte poseduar mjetet e përshtatshme për përpunim.


“Unë nuk dua të punoj kundër ligjit por është e çartë se disa nga kolegët e mi nuk mërziten,” ai tha.


“Nuk është në interes timin të fitoj të holla duke ndotur ambientin.”


Pronarët e punëtorive të cilat ende ndotin lumin natyrisht nuk ishin aq të gatshëm për të diskutuar problemin haptazi.


“Pse të brengosemi për ekologji kur shumë njerëz nuk kanë bukë për të ngrënë,” pyeti njëri. “Lejoni fabrikat të punojnë, edhe nëse ato lirojnë materiale të mbeturinave.”


Disa nga punëtorët e tyre, të cilët janë gjithashtu prindër të fëmijëve që notojnë në lum, duken më pak të kënaqur me këtë zgjidhje por pohojnë se ata duhet t’i nënshtrohen urdhrave të shefave të tyre.


“Ne e dimë se ne ndotim lumin e Rashkës por çka mund të bëjmë?” njëri nga ata pohoj.


“Unë mbaj katër anëtar të familjes me këtë punë. Unë jam vetëm i interesuar të marrë rrogën me kohë.”


Amela Bajrovic dhe Alma Rizvanovic janë gazetar me Radio Sto Plus, një radiostacion i pavarur me qendër në Novi Pazar.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists