Duket se Simeoni do të Fitojë Zgjedhjet

Ish mbreti duket se do të fitojë thellësisht zgjedhjet.

Duket se Simeoni do të Fitojë Zgjedhjet

Ish mbreti duket se do të fitojë thellësisht zgjedhjet.

Është shtuar frika se fitorja e thellë e parashikuar për ish mbretin Simeon në zgjedhjet e përgjithëshme të së Djelës mund të kërcënojë marrëdhëniet ndër-etnike dhe shanset e Bullgarisë për anëtarësim të shpejtë në BE dhe NATO.


Analistët kanë filluar të shohin strategjitë që Bashkimi i Forcave Demokratike, UDF, mund të përdorë për të ndaluar Simeonin e II dhe lëvizjen e tij populiste për të mos ndalur planet e qeverisë aktuale për integrimin më të thellë të Bullgarisë në BE.


Balanca politike e pushtetit ka ndryshuar shumë që prej muajit Prill, kur ish mbreti ka krijuar Lëvizjen Kombëtare për Mbretin Simeon të II, SNM, dhe u përfshi në garën elektorale.


I larguar nga Bullgaria që fëmijë pasi një referendum i manipuluar ndaloi monarkinë në vitin 1946, biznesmeni me banim në Madrid është i pari ish mbret në Europën lindore ish komuniste që ka hyrë në politikën e vendit të tij.


SNM ka pasur një rritje të madhe të opinionit publik dhe ka arritur në rreth 35%. Analistët thonë se Simeoni i II - siç e ka quajtur veten e tij gjatë fushatës - jo vetëm që po tërheq votuesit e pavendosur, por edhe pjesë të mëdha të elektoratit të partive kryesore, UDF në pushtet dhe Partisë Socialiste Bullgare, BSP, të opozitës.


Mbështetja për UDF-në, një aleancë e qendrës së djathtë e cila e nxorri vendin nga një krizë e rëndë ekonomike katër vjet më parë, ka rënë në vetëm rreth 15 përqind. Pritet që BSP-ja të marrë vetëm 10 përqind të votave.


Analistët thonë se votuesit do të votojnë për Simeonin për arësye sentimentale, dhe jo për arësye thjesht politike. Pak njerëz mendojnë se si do të jetë parlamenti i ardhëshëm, por shumë parashikojnë një periudhë paqartësie politike, e cila mund të zgjasë nga katër muaj deri në dy vjet.


Ngritja meteorike e SNM-së ka goditur rëndë UDF-në dhe BSP-në, por ajo mund të dëmtojë edhe më rëndë partitë më të vogla në Bullgari. Në këto parti bëjnë pjesë Partia Euro e Majtë dhe Organizata e Brendëshme Revolucionare Maqedonase, e cila është në koalicion me Lëvizjen e Ditës së Shën Gjergjit. Por mbi të gjitha do të dëmtohet Lëvizja etnike Turke për të Drejta dhe Liri, e drejtuar nga Ahmet Dogan.


Anketimet e opinioni publik tregojnë se asnjë prej këtyre partive të vogla nuk do të marrin minimumin e nevojshëm prej 4 përqind të votave për të hyrë në parlament. Analistët frikësohen se mos pjesëmarrja e pakicës Turke në parlament mund të dëmtojë paqen e brishtë etnike të Bullgarisë, dhe mund të kontribuojë në një destabilizim të Ballkanit. Turqit përbëjnë rreth 10 përqind të popullsisë së përgjithëshme të Bullgarisë dhe në shumë zona, ata përbëjnë shumicën.


Rënia e mbështetjes për qeverinë e Kryeministrit Ivan Kostov ka qenë kryesisht për shkak të dështimit të tij për të përmirësuar kushtet e jetesës. Kjo gjë ka errësuar shumë prej arritjeve në ekonomi dhe politikën e jashtëme.


Krijimi i një bordi të monedhës në vitin 1997 për të lidhur monedhën Bullgare Lev me markën Gjermane ka sjellë një stabilitet financiar të paparë dhe ka ulur inflacionin nën dhjetë përqind. Më pas Sofja ka mundur të bindë Brukselin se ajo është një kandidate serioze për anëtarësim në BE dhe tashmë kanë filluar negociatat, dhe disa kapituj kanë përfunduar.


Sofja ka qenë gjithashtu një përkrahëse e fortë e NATO-s gjatë konfliktit në Kosovë në vitin 1999, duke nënshkruar edhe një marrëveshje e cila e bënte Bullgarinë të vetmin vend në rajon që nuk ishte anëtare e cila lejonte dislokimin e trupave të NATO-s në territorin e saj.


Edhe më e rëndësishme për Bullgarët e thjeshtë, qeveria e Kostovit ka arritur të bindë shtetet anëtare të nismës së Shengenit ti lejojë qytetarët Bullgarë të udhëtojnë lirisht në Perëndim pa viza - diçka që për shembull Rumania nuk e arriti dot.


Por këto arritje nuk kanë mundur të bëjnë për vete shumicën e Bullgarëve, të cilët shqetësohen më tepër për mbijetesën e tyre të përditëshme. Rrogat në këtë vend prej 8 milion banorë janë mesatarisht 100$ në muaj.


E zhytur në korrupsion, UDF-ja ka larguar më tepër votuesit duke lejuar anëtarë të rëndësishëm të partisë të jetojnë në luks ndërsa qytetarët e thjeshtë arrijnë me vështirësi të sigurojnë jetesën. Jordan Tsonev, ish kryetar i komitetit parlamentar të buxhetit, dhe Kristo Biserov, ish shef i sekretariatit të UDF-së, janë detyruar të japin dorëheqjen pas akuzave për përvetësim.


Kompania ajrore kombëtare, Balkan Airlines, ka falimetuar, pas privatizimit të saj dy vjet më parë. Megjithëse një numër zyrtarësh të lartë thuhet se kanë marrë shuma të mëdha nga ky privatizim, askush nuk është dënuar ende.


Ajo që një vëzhgues e ka quajtur "klima e mosndëshkimit" ka qenë pika e fundit që ka derdhur kupën - dhe këtë Simeoni e ka shfrytëzuar me zgjuarsi. Pa treguar se si mendon të ulë taksat, të rrisë pensionet dhe pagesat për fëmijët, dhe të përmirësojë arsimimin, gjëra të cilat u ka premtuar votuesve më 6 Qershor, ish mbreti u ka thënë Bullgarëve atë që ata kanë pritur ta dëgjojnë prej vitesh: ai do të fusë "një moral të ri" në politikë.


Mbështetja për të është pakësuar kur është shpallur lista e kandidatëve të SNM-së. Ajo përfshinte një numër personalitetesh popullore - yje të TV, një modele, një aktor dhe një magjistar cirku - ajo përmbante gjithashtu edhe disa fytyra mediokre dhe me një të kaluar të dyshimtë.


Ndërmjet mësuesve dhe avokatëve provincialë të gjedhur ka edhe individë të lidhur me grupet e fuqishme dhe disi të errta ekonomike të vendit. Një numër gjithnjë e më i madh i Bullgarëve ka filluar të mendojë nëse një përzierje kaq e ndryshme do të mund të jetojë si një parti pas zgjedhjeve.


Simeoni i II ka thënë se ai nuk do të kandidojë për në parlament, një vendim të cilin shumë njerëz e kanë interpretuar si një mungesë dëshire për tu betuar kushtetutës republikane. Megjithëse ai ka deklaruar se rivendosja e monarkisë nuk përbën "një prioritet" për momentin, kundërshtarët thonë se ky mund të jetë synimi i tij përfundimtar.


Ka dy teori rreth formës që do të ketë parlamenti i ardhëshëm. Sipas së parës, Simeoni do të fitojë me një shumicë të madhe, por nuk do të jetë në gjendje të mbajë të bashkuar deputetët e partisë së tij. SNM do të shpërbëhet dhe do të ketë zgjedhje të reja.


Sipas teorisë së dytë, SNM mund të fitojë me një diferencë tepër të vogël. Në atë rast, qeveria e Kostovit mund të përdorë zërat për manipulim të zgjedhjeve dhe ti konsiderojë të pavlefshme zgjedhjet.


Ndërsa në vjeshtën e ardhëshme priten zgjedhjet presidenciale, kjo mundësi e dytë nuk është për tu hedhur poshtë. UDF mund të citojë mungesën e stabilitetit në Maqedoni si një kërcënim për sigurimin kombëtar dhe të thërrasë zgjedhje të tjera të përgjithëshme, të cilat mund të mbahen në të njëjtën kohë me ato presidenciale.


Deri në atë kohë, ajo mund të ketë shpresojë që mbështetja për ish mbretin të jetë pakësuar. Dhe ajo do të mund të vazhdojë punën e saj si gjithnjë.


Antoni Georgief është një bashkëpunëtor i IWPR-së.


Frontline Updates
Support local journalists