Duke Pritur Shpetimtaret

Banoret Shqiptare kane pare me nervozizem nga prapa dritareve te tyre festimet Serbe, por te gjithe ne Kosove jane te lumtur qe kane mbijetuar.

Duke Pritur Shpetimtaret

Banoret Shqiptare kane pare me nervozizem nga prapa dritareve te tyre festimet Serbe, por te gjithe ne Kosove jane te lumtur qe kane mbijetuar.

Thursday, 10 June, 1999
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Ashtu si kushurinjte e tyre ne Beograd Serbet e Prishtines e kane kaluar naten pas marreveshjes se te merkures duke qelluar ne ajer per te festuar. Sipas banoreve shqiptare te cilet kane pare te shqetesuar ( fishekzjarret) nga prapa dritareve te tyre, pjesa me e madhe e njerezve te armatosur qe festonin dukeshin te dehur ose thjesht te lumtur qe kishin mbijetuar nga sulmet ajrore te NATO-s.


"Ky eshte fundi. Eshte e tmerrshme. Eshte pothuajse ashtu sic e kishim imagjinuar," thote Ilirjana nje Shqiptare qe jeton ne Prishtine. " Nuk mund te them me saktesi se cfare po ndodh sepse nuk mund te dal jashte. Por sot heret ne mengjes kam pare tymin qe dilte nga shtepite ne flake ne anen tjeter te qytetit".


Ata Shqiptare te cilet kane guxuar te levizin per te blere buke apo vizituar te afermit, tregojne se ushtare Serbe dhe Serbe te tjere me uniforma po largohen me pajisjet e tyre ushtarake duke marre me vehte dhe familjet. Gjate largimit, ata po mbushnin kamione me mobilje. Sipas banoreve Shqiptare te mbetur ne qytet, te cilet akoma jane me te shumte ne numer se Serbet, keto prona jane grabitur nga shtepite e abandonuara te Shqiptareve


"Gjate dites eshte qetesi", thote Meti, burri i Ilirjanes. " Kemi frike kur bie nata." Ai qendron zgjuar gjate gjithe nates, duke kontrolluar per patrulla policore Serbe qe qarkullojne neper lagje. Shoku i tij me i ngushte ka qene nje gazetar lokal ne nje reviste te perjavshme qe botohej ne Prishtine para luftes, i cili akoma jeton me friken se mund te zbulohet nga autoritetet.


Ai eshte arrestuar nga policia rreth nje muaj me pare, por ata nuk arriten ta identifikonin dhe e lane te lire. Te Merkuren ne mbremje ashtu sic ka bere shume here gjate ketyre dy muajve e gjysem, ai ka nderrur perseri shtepi. Meti shpreson se do te takohen shpejt.


Gjate dy javeve te kaluara Meti ka mundur te levize neper Prishtine, ngadonjehere duke shkuar deri ne qender te qytetit me shpresen se mund te takonte ndonje nga shoket e tij qe akoma gjendet ne qytet. Deri tani ai ka takuar vetem tre, megjithese ai thote se Prishtina eshte plot me Shqiptare. "Shumica e tyre nuk jane nga Prishtina," thote ai. "Ata kane ardhur nga fshatrat ketu prane pasi jane debuar nga shtepite e tyre disa jave pas fillimit te spastrimit etnik."


Ne qender ai rri dhe bisedon qetesisht me njerezit, por nuk ka ngelur asnje vend ku te shkosh te pish nje kafe. Kafenete Shqiptare nuk ekzistojne me, jane vetem restorantet dhe kafenete Serbe ku Shqiptaret nuk guxojne te hyjne.


Objektiva te rendesishme si ndertesa e Ministrise se Brendshme dhe zyra e postes jane shkaterruar, por disa pjese te qendres e qytetit duket se kane shpetuar nga bombat e NATO-s. Megjithate, jashte qendres ne drejtim te lagjeve te jashtme te qytetit mbizoteron nje gjendje tjeter. Atje njerezit jane me nervoze, dhe sipas Metit, ka Serbe te veshur me uniforma ushtarake te cilet "presin per viktima".


Nuk eshte e thjeshte te jesh Shqiptar--apo Serb--te jetosh ne Kosove dhe te presesh ardhjen e NATO-s.


Per Shqiptaret oret e pritjes dhe ditet duken gjithmone dhe me te gjata. NATO, dhe Ushtria Clirimtare e Kosoves (UCK) do te jene shpetimtaret e tyre. Por shume civile Serbe jane te frikesuar. Ushtaret e NATO-s vazhdimisht jane prezantuar si nje ushtri fashiste pushtuese dhe UCK-ja si nje organizate terroriste.


Meti nuk deshiron qe Serbet e mire te largohen. Por shume prej tyre tashme jane larguar. Ai ka folur kohet e fundit me nje grua Serbe te cilen e kanjohur prej kohesh. Burri i saj, nje Serb i lindur ne Serbi eshte larguar nga Kosova me shume se nje muaj me pare. "Une nuk e kuptoj pse e ka bere ai kete," thote Meti, "nuk kishte arsye qe ai te kishte frike. Ai nuk i ka ngjyer duart".


Daut Dauti eshte nje gazetar shqiptar nga Kosova dhe ndihmes redaktor ne IWPR.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists