Duke Germuar Ne Rrenoja

Shqiptaret provojne ndjenja te ndryshme ndersa kthehen perseri ne shtepite e tyre ne Haracine.

Duke Germuar Ne Rrenoja

Shqiptaret provojne ndjenja te ndryshme ndersa kthehen perseri ne shtepite e tyre ne Haracine.

Tuesday, 6 September, 2005

Haracine - me kete emer e njohin shqiptaret fshatin i cili mbetet ne nje kaos te plote pavaresisht se banoret e tij kane patur mundesine e ardhjes ketu qe ne fund te Korrikut.


Energjia elektrike, uji si dhe linjat telefonike u nxorren jashte perdorimit pasi fshati ra nen kontrollin e luftetareve te UCK-se ne Qershor. Mjaft shtepi u shkaterruan gjate bombardimeve te ushtrise Maqedonase qe vijuan si rrjedhoje.


Banoreve te Haracines, numri i te cileve para pushtimit te fshatit arrinte ne 10,000, u mungojne mjetet elementare te jeteses. Vetem 60 banore, kryesisht te moshuar, qendruan ne fshat gjate luftimeve. Pjesa tjeter u largua drejt Shkupit apo Kosoves per te gjetur strehe tek te afermit apo miqte e tyre.


Ata qe jane kthyer kane provuar ndjenja te perziera. Ne fytyrat e tyre perzihet gezimi i rikthimit ne shtepite e tyre me hidherimin per shkaterrimin e pasurise.


"Shtepia ime eshte shkaterruar," thote Hasip Ferhati, 60 vjec, Shqiptar. "Por jam i gezuar qe jam perseri ketu… kjo eshte toka ime qe e kam fituar me aq djerse." Por ai ishte i irrituar per shkaterrimin e pasurise se tij. Per te kishte menyra te tjera te zgjidhjes se krizes dhe jo duke shkaterruar pasurine e tjetrit.


Sefi Salihu, 72 vjec, Shqiptar, ishte po aq i gezuar qe po kthehej ne germadhat e shtepise se tij. "Jeta nuk ka kuptim per ne jashte Haracines. Shtepia e tjetrit nuk behet kurre e jotja. Ndaj dhe Haracina duhet ngritur ashtu sic qe me pare," thote ai.


Familja prej 10 anetaresh e Salihut nuk ka se ku te strehohet. "Qeveria duhet t'i mbroje qytetaret e vet dhe jo t'i shkaterroje keshtu," thote ai.


Njerezit jane te tronditur nga ajo c'ka pesuan shtepite e tyre gjate mergimit te detyruar ne Shkup apo ne Kosove. Mjaft prej tyre thone se ushtaret dhe policet Maqedonas grabiten pasurite e tyre.


Femiu dhe Qaniu thone se policet Maqedonas ndejten ne shtepite e tyre edhe pasi luftetaret e UCK-se u larguan nga fshati. "Ata perdoren gjithcka qe ne kishim lene por edhe shkaterruan cdo gje ne shtepite tona para se te largoheshin. Ata dogjen cdo gje qe kishin shtepite tona. Demi eshte i madh, afro 100.000 DM," thote Qaniu.


"Kur u kthyem e gjetem pajen e vajzes sime teresisht te grabitur. Ata kishn shkaterruar edhe shume sende te prodhuara nga im shoq," thote Latifja, 45 vjece, e cila jeton ne pjesen e siperme te fshatit prane xhamise.


Xhamia prane shtepise se Latifes u shkaterrua nga predhat e forcave Maqedonase te sigurimit. Edhe dy monumente te tjera muslimane u shkaterruan dhe dogjen.


Qeveria eshte perpjekur javet e fundit te krijoje kushtet e sigurise per rikthimin e banoreve ne vatrat e tyre. Por te kthyerit e pare u tmerruan kur gjeten zona te minuara nga UCK brenda dhe perreth Haracines.


Municionet e paplasura mbeten nje rrezik per te sapokthyerit. "Kur u ktheva ne shtepi mendova se kushtet e sigurise ishin perfekte. Por ne oborrin e prapem te shtepise gjeta nje granate, ndoshta te leshuar nga helikopteret qeveritare. Njoftova zyrtaret e sigurimit per kete problem dhe ata e caktivizuan ate," thote Sazani, 35 vjec, Shqiptar.


Kushtet mbeten te veshtira per te kthyerit qe perbejne 80% te ish-banopreve te fshatit. Mungesa e energjise do te thote se banoret nuk mund te vene ne perdorim pompat per marrjen e ujit. "Po perpiqemi te veme ne pune puset tona por nuk jemi te sigurte per cilesine e tyre. Ne fakt grupet e higjienes e kane cilesuar si te rrezikshem perdorimin e tij," thote Saliu, 50 vjec, Shqiptar.


Por pikesepari ata kane nevoje per ndihme para se te hyje dimri. "Ne kemi nevoje per ndihma humanitare nga OJQ -te dhe qeveria. Shume nga ne nuk kane mjetet financiare per te ringritur shtepite e djegura, " thote Nejazi, 63 vjec, me lote ne sy. Nejazi eshte i papune dhe jeton me rrogen e njerit prej djemve te tij.


Por banoret e Haracines nuk dorezohen kollaj. Ata po bejne c'eshte e mundur per te krijuar kushtet minimale per ringjalljen e jetes ne fshat. Ata ndihmojne njeri tjetrin per te krijuar strehe per familjet e tyre. Para konfliktit shumica jetonin me blegtori por kishte edhe tregtare.


Kryetari i komunes Reshat Ferati nuk i fsheh veshtiresite por ai u ben thirrje te ikurve te kthehen. "Ne Haracine ka vend per kedo. Fshati i perket kujtdo qe deshiron te jetoje ne te pavaresisht nga kombesia apo feja. Banoret duhet te kthehen dhe te jetojne ne harmoni si me pare," thote ai.


Adnan Hajdari dhe Hexhmedin Asani punojne ne sektorin Shqip te televizionit shteteror Maqedonas.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists