Duke Bere Leshime Per Te Fituar Kohe

Festimet e ditelindjes se shtate te Republikes Federative te Jugosllavise u zbehen javen e kaluar ne Mal te Zi, ndersa ditet e federates duken te numeruara.

Duke Bere Leshime Per Te Fituar Kohe

Festimet e ditelindjes se shtate te Republikes Federative te Jugosllavise u zbehen javen e kaluar ne Mal te Zi, ndersa ditet e federates duken te numeruara.

Zyrtarisht Mali i Zi i ka kerkuar komunitetit nderkombetar te ndaloje ofensiven e NATO-s ndaj Jugosllavise. Por shume Malazeze frikesohen se nje ndalim i parakohshem i sulmeve ajrore do te conte ne largimin e administrates se tanishme pro-Perendimore.


Ushtria Jugosllave dhe besniket e Miloshevicit ne republiken e vogel, e cila se bashku me Serbine perben federaten Jugosllave, po rrisin presionin ndaj qeverise Malazeze dhe duket se po forcohen cdo dite e me teper. Ne pergjigje, Podgorica po ben leshime dhe perpiqet te fitoje kohe, me shpresen se Beogradi do te nenshtrohet ndaj kerkesave te NATO-s.


Ne nje deklarate zyrtare te bere publike javen e kaluar, usheheqja shteterore, e perbere nga Presidenti Milo Djukanovic, Kryeministri Filip Vujanovic dhe Kryetari i Parlamentit Svetozar Marovic, shpjeguan pozicionin e tyre: “Udheheqja dhe organet shteterore te Malit te Zi … nuk deshirojne te komplikojne akoma me teper situaten.”


“Perndryshe, me politiken e tyre konstruktive ata deshirojne te kontribuojne ne lehtesimin e tensioneve politike dhe rivendosjen e paqes ne vend, pas se ciles ajo do te nise nje iniciative per te permiresuar sistemin kushtetues te shtetit federal, keshtu qe te mund te shmangen ne te ardhemn problemet,” nenvizonte deklarata.


Menjehere pasi rane bombat e para te NATO-s, podgorica vendosi nje gjendje te jashtezakoneshme te ashtu quajtur civile, dhe detyroi te gjithe te punesuarit ne sektorin shteteror te punoje. Kjo levizje u be per aresye te shmangies se nje mobilizimi iminent te Malazezeve ne vijim te vendosje se gjendjes se luftes nga Beogradi, nje gjendje te cilen Podgorica nuk pranon ta njohe.


Ky qendrim pa kompromis ne fillim ndaj Beogradit, me vone eshte ndryshuar. Nje fraksion i moderuar ne Partine Demokratike te Socialisteve te Presidentit Djukanovic (DPS), i kryesuar nga Kryetari i Parlamentit Marovic dhe i mbeshtetur nga Kryeministri Vujanovic, kane vendosur per nje politike leshimesh, ne vend te nje konfrontimi direkt, duke i lene keshtu inisiativen taktike Ushtrise Jugosllave.


Pas tre ditesh debate, parlamenti Malazez miratoi unanimisht nje rezolute mbi mbajtjen e paqes civile. Nepermjet kesaj, autoritete praktikisht kane adoptuar nje politike te rezistences pasive. Nderkohe, Beogradi eshte perfshire ne nje grusht shteti gradual ndaj udheheqjes se Malit te Zi.


Komandanti i Ushtrise Jugosllave i vendosur rishtazi ne Mal te Zi, Gjeneral Milorad Obradovic, i cili zevendesoi gjeneralin e moderuar Radoslav Martinovic me 1 Prill, ka rritur vazhdimisht presionin ndaj Podgorices, duke perdorur edhe bandat per te mobilizuar Malazezet. Numri i rezervisteve te cilet nuk i jane pergjigjur thirrjes eshte akoma edhe me i madh, dhe ka arritur deri ne 30 per qind.


Ushtria jugosllave eshte perpjekur te marre nen arme Ministrin e Drejtesise te Malit te Zi, Dragan Soc, dhe ka filluar nje proces penal ndaj Zevendes Kryeministrit Novak Kilibarda, te cilin ajo ka nder mend ta gjykoje para nje gjykate ushtarake, pavaresisht imunitetit te tij parlamentar. Gjenerali Obradovic ka kerkuar edhe kontrollin mbi televizionin shteteror, nje ndalim te programeve te huaja, dhe te drejten per te censuruar median.


Autoritetet kane refuzuar te pranojne keto kerkesa, por i kane dhene me teper kohe televizionit Serb. Nderkohe, Ushtria Jugosllave vazhdon te shqetesoje gazetaret e huaj dhe, ne disa raste, te konfiskoje pajisjet e tyre. Nje gjykate ushtarake po gjykon gazetare nga gazeta e perjaveshme Monitor dhe Radio Mali i Zi i Lirre, sepse kane guxuar te kritikojne ushtaraket.


Beogradi gjithashtu kerkon kontrollin mbi rezervat e naftes te Malit te Zi dhe autoritetin mbi policine. “Policia Malazeze do te spastrohet, ose do te pushoje se ekzistuari,” ka thene ne nje miting te organizuar javen e kaluar ne Podgorica, Kryeministri Federal Momir Bulatovic, nje Malazez besnik ndaj Miloshevicit.


Mali i Zi i ka dorezuar Ushtrise Jugosllave, depot e magazinimit te naftes ne Bijelo Polje, por policia speciale e republikes ruan me xhelozi te gjitha pikat e tjera te furnizimit.


Ushtria Jugosllave eshte perpjekur te marre nen kontroll piken e kalimit me Kroacine, ne zonen e monitorizuar nga OKB te demilitarizuar te Prevlakes, por u terhoq ne vend qe te konfrontohej me Podgoricen dhe OKB. Megjithate, ajo ka vendosur rreth 500 rezerviste ne jug te republikes me detyren per te mbrojtur bregdetin e Malit te Zi.


Atmosfera e frikes dhe pasigurise u rrit kur Ushtria Jugosllave vrau gjashte rrefugjate Shqiptare te Kosoves ne fshatin Kaludjerski Laz prane Razajes. Zevendes Kryeministri Dragisa Burzan e quajti kete nje “krim kunder njerezimit” dhe ka kerkuar dorezimin e personave pergjegjes para autoriteteve civile, por pa rezultat.


Pasiguria e qeverise ndjehet me teper nga komuniteti Musliman Sllav i Malit te Zi, shume prej te cileve po largohen nga zonat malore ne brendesi te vendit ku jetojne per ne Bosnje. Fluksi i rreth 105,000 Shqiptareve te Kosoves, rreth 17 per qind e popullsise se Malit te Zi, eshte vendosur kryesisht ne zonat e banuar nga Shqiptaret si ne Rozaje, Plave, Ulqin, etj.


Me 27 Prill, Republika Federale e Jugosllavise festoi ditelindjen e saj te shtate. Por nga Podgorica, duket se ditet e kesaj Federate Jugosllave jane te numeruara. Ne nje fjalim drejtuar kombit ate dite, Presidenti Djukanovic tha: “Fati i Republikes Federale te Jugosllavise edhe sot e kesaj dite eshte i paqarte.” Ai e karakterizoi ekzistencen e vendit si “shtate vjet te gjate izolimi nderkombetar, lufte civile ne vendet rreth e rrotull, te vuajtjeve te duruara, por edhe te durimit dhe besimit per dite me te mira.”


Ljubinka Cagorovic eshte nje gazetare ne Podgorice


Frontline Updates
Support local journalists