Drejtuesit e Rinj te Kosoves Nuk Kane Mesuar Nga Eksperienca e Bosnjes
Udheheqesit e shteteve te cilet u takuan te Premten ne Sarajevo per te diskutuar nje pakt stabiliteti per Ballkanin, do te jene keshilluar keq ne se perdorin eksperiencen e Perendimit ne Bosnje si nje model per Kosoven pa vleresuar me pare krejtesisht dhe
Drejtuesit e Rinj te Kosoves Nuk Kane Mesuar Nga Eksperienca e Bosnjes
Udheheqesit e shteteve te cilet u takuan te Premten ne Sarajevo per te diskutuar nje pakt stabiliteti per Ballkanin, do te jene keshilluar keq ne se perdorin eksperiencen e Perendimit ne Bosnje si nje model per Kosoven pa vleresuar me pare krejtesisht dhe
Ndersa rreth 40 udheheqes nga vende te ndryshme te botes dhe shpurat e tyre u dynden ne Sarajevo per te percaktuar nje plan per rikthimin e nje fare stabiliteti ne Ballkan, eshte folur shume per “mesimet” e nxjerra nga Bosnja, ku komuniteti nderkombetar ka kater vjet qe perpiqet te ndertoje paqen.
Por pa nje vleresim te pavarur te sukseseve dhe deshtimeve te kesaj eksperience, eshte e pamundur te mesosh ndonje gje nga ajo - dhe jo me pastaj te aplikosh keto mesime ne situaten e tanishme ne Kosove.
Perfaqesuesi i Larte i komunitetit nderkombetar Carlos Westendorp, i cili sapo ka lene detyren e tij pas dy vjet pune, paraqet nje pamje shume roze te Bosnjes, ne shkrimin e tij te botuar kete jave ne Wall Street Journal, ku thote se po largohet nga Sarajevo “shume optimist per te ardhmen e vendit”.
Gjate dy vjeteve te fundit ka pasur nje progres te dukshem ne Bosnje, por diplomate perendimor me eksperience ne Sarajevo privatisht pranojne se procesi i paqes eshte ne krize. Sfida me te cilen do te perballet vijuesi i Westendorp, diplomati Austriak Wolfgang Petrich, eshte shume me e madhe se sa e paraqet ai.
Per te qene te ndershem, Perfaqesuesi i ri i Larte do te duhet te hartoje nje kurs krejtesisht te ri per Bosnjen ne se ajo do te beje pjese ne Europen e integruar.
Fatura vjetore per ndertimin e paqes ne Bosnje eshte per momentin rreth nente miliard dollare. Nga kjo, mbi shtate miliarde shkon per mbajtjen e 30,000 paqeruajtesve qe perbejne Forcen e Stabilizimit te udhehequr nga NATO, ne se merret parasysh kostoja e plote e dislokimit te cdo ushtari. Rreth mbi nje miliard eshte ndihma dhe bilanci i llogarive per koston e suficitit te agjensive nderkombetare qe veprojne ne vend, perfshire sidomos, Zyren e Perfaqesuesit te Larte, OSBE, OKB, UNHCR, dhe Misionin Vezhgues te Komunitetit Europian.
Duke qene se popullsia e Bosnjes perpara luftes ishte rreth 4.3 milion banore dhe tani eshte ndoshta rreth 3.5 milion, shpenzimet e kryera nga komuniteti nderkombetar jane kolosale - shume here me te medha se sa cdo perpjekje e mepareshme nderkombetare per rindertim. Do te kishte qene jashtezakonisht serioze ne se Westendorp nuk do te kishte prezantuar situaten e tanishme nen nje drite pozitive.
Por me nje kerkese ne rritje nga pjesa tjeter e rajonit dhe vecanerisht nga Kosova, duket se mbajtja e shpenzimeve ne nivelet e tanishme do te jete e pamundur - pavaresisht se sa i zoti do te jete Petrich te binde donatoret.
Programi kater vjecar prej 5.1 miliard dollaresh i hartuar nga Banka Boterore per Bosnjen perfundon vitin e ardheshem. Shume institucione te krijuara nga komuniteti nderkombetar ne kuadrin e Marreveshjes se Paqes se Dayton, perfshire ketu edhe Komisionin e Pronave, Gjykaten Kushtetuese dhe Komisionin e te Drejtave te Njeriut, jane planifikuar te nderpresin komponentin e tyre nderkombetar pese vjet pas hyrjes ne fuqi te marreveshjes se paqes. Dhe guvernatori i bankes kombetare i caktuar nga FMN, i cili ka qene i sukseseshem ne vendosjen e nje monedhe te Bosnjes, do te largohet nga detyra nje vit me vone.
Suksesi apo deshtimi i perpjekjeve per ndertimin e paqes ne Bosnje do te kuptohen me mire kur vendit do ti duhet te eci me kembet e tij. Megjithate, vetem pak vezhgues te pavarur jane optimist rreth se ardhmes se Bosnjes ne mungese te mekanizmit mbeshtetes nderkombetar qe vepron tani.
Pushteti vazhdon te qendroje jashte institucioneve zyrtare neper struktura joformale te improvizuara gjate luftes. Vazhdojne te ekzistojne tre ushtri me baze etnike, dhe sitemi i telefonave, kompania e energjise elektrike dhe sistemet e pagesave te epokes komuniste.
Jo vetem qe mbetet shume per te bere akoma, por duhet te perpunohen strategji te duhura per te zgjidhur keto probleme. Westendorp e ka shtyre perpara procesin e paqes ne Bosnje, sic thekson vete ai, duke pushuar nga puna “16 zyrtare te nivelit te larte, perfshire presidentin e Republika Srpska”, dhe duke detyruar aprovimin e mbi 45 vendimeve dhe ligjeve ne vend “mbi gjithshka duke filluar qe nga pamja e monedhes deri tek krijimi i gjykatave”.
Ndersa e gjitha kjo disa here ka qene ne favor te Boshnjakeve te thjeshte, ajo gjithashtu ka ngritur nje sere pyetjesh rreth drejtimin e pergjithshem te perfshirjes se komunitetit nderkombetar. Nuk ka nje strategji te percaktuar qarte per nderhyrjet dhe dekretet te kerkohen per te krijuar nje strukture te vete qendrueshme afatgjate, dhe se cilat jane pergjigja ndaj pengesave afatshkurtera te mbajtesve te vertete te pushtetit ne Bosnje.
Pavendosmerite e shumta te Marreveshjes se Paqes se Dayton dhe kufizimet e nje politike te bazuar ne dekrete te nxjerra ndonjehere ne menyre arbitrare jane bere evidente qe ne fillim te vitit 1998.
Qe ato nuk jane vene shume re eshte, pjeserisht, rezultat i perqendrimit pothuajse total te vemendjes nderkombetare ne Kosove qe prej shperthimit te dhunes atje ne fillim te muajit Shkurt te vitit te kaluar. Dhe pjeserisht eshte rezultat i refuzimit te agjensive nderkombetare qe veprojne ne Bosnje per te studiuar me sy kritik gjendjen e procesit te paqes.
Sa me i madh eshte roli nderkombetar ne Bosnje, aq me shume kohe i kane kushtuar agjensite nderkombetare shitjes se arritjeve te tyre, ne vend qe te adresojne problemet e thella te vendit, sepse ata kane frike se ne rast se pranohen problemet ato mund te konsiderohen si nje pranim i deshtimit.
Ky qendrim eshte i gabuar. Ajo qe po provohet te behet ne Bosnje eshte e paprecedent. Rindertimi i nje vendi nga tre pale nderluftuese; rivitalizimi i nje ekonomie e cila ka qene ne gjendje te keqe qe perpara fillimit te luftes; dhe menaxhimi i tranzicionit nga komunizmi drejt ekonomise se tregut - te gjitha keto jane detyra teper te veshtira. Gabimet jane te paevitueshme dhe pjese perberese e procesit te rindertimit.
Megjithate, ajo cka eshte e papranueshme, eshte shmangia e nje vleresimi objektiv i gjendjes se tanishme dhe vleresimit kritik te kesaj eksperience. Ne rast se aktoret kryesore institucional qe punojne ne Bosnje, duke filluar nga OKB dhe OSBE e Bashkimi Europian, nuk rishikojne programet e tyre dhe mekanizmat burokratike, nuk do te jete e mundur te percaktohen politikat e duhura per te ndertuar stabilitetin ne te ardhmen.
I gjithe rajoni i Ballkanit duhet te nxjerre mesime nga Bosnja. Por, mbi te gjitha, mesimet nga Bosnja duhet te nxirren per vete Bosnjen.
Christopher Bennett, nje redaktor i vjeter i IWPR, eshte autor i Kolapsi i Pergjakshem i Jugosllavise (New York University Press, 1995) dhe nje anetar themelues i Inisiatives se Stabilitetit Europian, nje forum me qender ne Berlin i krijuar per te vleresuar strategjite nderkombetare ne Ballkan.