Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

'DOKTOR SEKSI' TRAZON SHPIRTERAT E SHQIPTAREVE

Nje emission televiziv i perjaveshem me keshilla per seksin i drejtuar nga nje doktor i vjeter gozhdon Shqiptaret para ekraneve te televizionit.
By Alma Cupi

Ata te cilet kontrollojne kanalet televizive ne Shqiperi te Enjteve ne mbremje vone shohin nje gjysh me pamje miqesore i cili flet pa doreza rreth seksit.


Qe prej vjeshtes se vitit te kaluar, Adem Harxhi, nje doktor 65 vjecar i cili ka jetuar per disa vjet ne SHBA, drejton nje emision nje oresh cdo jave ne stacionin televiziv, Gjeli Vizion. "Seksi dhe Seksualiteti", sic kuptohet lehtesisht nga titulli, i kushtohet diskutimeve rreth temes delikate te seksit ne nje klime konservative.


Ne rruget e Tiranes, Harxhi eshte shnderruar ne nje figure te njohur publike - njerez te panjohur i buzeqeshin dhe e pershendesin duke i thirrur me emrin e tij te dyte, Doktor Seksi. Ne ekran zelli i tij per te shkallmuar tabune e seksit ne Shqiperi shoqerohet nga menyrat e sjelljes se tij te qeta, dhe kjo mund te jete aresyeja qe ai eshte bere kaq popullor ne nje shoqeri e cila tradicionalisht ka qene e mbyllur ndaj diskutimeve rreth seksit.


Megjithate, djali i doktorit i cili jeton ne Amerike nuk eshte shume entuziast rreth fames se re te babait te tij. Thuhet se ai i eshte lutur Harxhit te mos beje asgje e cila mund te turperoje ate nese kthehet ne Tirane.


Harxhi nuk eshte i shqetesuar nga fama e re qe ka fituar. Ai ka thene per IWPR se shqetesimi i tij rreth sjelljes se njerezve ne dhomen e gjumit i ka fillimet qe ne periudhen e komunizmit, kur pacientet ne kliniken e tij te syve kane filluar ti tregojne ne konfidence edhe problemet e tyre te jetes seksuale. Pasi ka emigruar ne SHBA ne vitin 1992, ai ka studiuar seksualitetin ne thellesi dhe eshte kthyer ne Shqiperi me nje mission - te permiresoje cilesine e jetes duke shperbere tabute qe ekzistojne rreth seksit.


Problemi me i zakonshem qe ekziston ne audiencen e tij eshte ndjenja e turpit - njerezit nuk jane te gatshem te zbulojne menyra te reja per te permireaur jeten e tyre seksuale. Duke qeshur, ai kujton nje histori te vjeter te nje minatori i cili i ka thene se ai ishte shume i turpshem dhe nuk kishte marredhenie seksuale me gruan e tij. Doktor Harxhi i eshte kthyer duke i thene: "Si mund te ndodhe nje gje e tille me ty? Ti cpon shkembinjte me pistoleten tende, por nuk mund te shposh gruan tende? A je minator apo cfare je?"


Keto fjale nuk u pelqejne te gjitheve dhe disa nga telefonuesit ne emisionin e tij shprehen me fjale te renda. "Ndryshoni kanalin nese nuk u pelqejne ato qe them une," u pergjigjet Harxhi me qetesi, perpara se te thote shprehjen e tij te preferuar qe eshte shnderruar ne moto te emisionit: "Beni sa me teper dashuri, ne menyre qe te qetesoheni, te largoni streset dhe te rigjeneroheni".


Emisioni i tij zhvillohet ne nje format te thjeshte - Harxhi fillon te flase rreth nje teme te caktuar, por sapo fillojne telefonatat dhe nje telefonues shpesh i shqetesuar i kerkon ndonje keshille per seksin ai ndryshon temen dhe fillon ti pergjigjet.


Popullariteti i emisionit dhe menyra e pyetjeve qe behen ne te - si per shembull si mund te veproje nje burre qe partnerja e tij te arrije orgazem - kane konfirmuar nevojen qe ekziston ne Shqiperine moderne per nje debat me te hapur per ceshtjet e seksualitetit.


Qendrimet konservatore te shoqerise Shqiptare kane ndryshuar shume pak pas rrezimit te komunizmit. Megjithese censura eshte lehtesuar dhe mediat e reja private kane ofruar pornografine ne emisionet e tyre, shume pak eshte bere ne drejtim te educates seksuale.


"Njerezit ne pergjithesi mendojne se femijet eshte me mire te rriten pa i ditur keto gjera," thote pediatrja Lira Gjika, duke shtuar se shume njerez shqetesohen se do te kete situata te sikleteshme ne familjet e tyre nese femijet e tyre fillojne te flasin haptazi per ceshtjet e seksit.


Ne periudhen e komunizmit te Hoxhes, seksi ka qene nje ceshtje thellesisht private, dhe ka qene nje gje teper e rralle te shikoje dy te rinj edhe te putheshin ne publik. Kanali televiziv i vetem shteteror, TVSH, censuronte cdo pamje nga filmat e huaja qe transmetoheshin dhe sipas regjisorit Saimir Kumbaro, ne filmat Shqiptare ishin te ndaluara krejtesisht edhe puthjet.


Kjo censure eshte tanime e tejkaluar dhe e vjeteruar ndersa TV private kane filluar te shfaqin filma pornografike ne oret e vona te nates, dhe shume revista botojne foto te tilla. Megjithate, diskutimi i lire dhe i hapur rreth seksit mbetet nje ceshtje tabu.


Shoqeria vazhdon te besoje se edukata seksuale mund te beje konfuz, apo edhe me keq te cedukoje femijet. Keshtu sipas pediatres Linda Spahiu, edhe pyetje te pafajeshme si "si lindin femijet", prinderit ose nuk u pergjigjen ose u sajohet ndonje shpjegim per momentin.


"Familjet Shqiptare zakonisht nuk flasin per ceshtje seksuale, pavaresisht faktit se njerezit ne pergjithesi flasin me lirshem se sa ne te kaluaren," thote psikologu Edmond Dragoti. Shteti nga ana e tij nuk ka bere ndonje hap me te madh, pervec se ka future edukaten seksuale si lende ne sistemin arsimor Shqiptar ne vitin 1999.


Edhe ai pak liberalizim qe ka ndodhur konsiderohet me teper si nje reflektim i qendrimeve me te hapura te emigranteve qe kthehen nga jashte - por edhe kjo ka pasur koston e saj. Rreth 80 perqind e pacienteve Shqiptare te infektuar nga AIDS jane infektuar jashte vendit, dhe tani infeksioni HIV po perhapet ne te gjithe popullsine.


Sipas doktor Memo Boci, i cili drejton programin kombetar kunder AIDS, vetem 15 perqind e popullsise perdorin prezervativ.


Shume farmaciste thone se shpesh jane femijet te cilet vijne per te blere prezervativ per prinderit e tyre, te cilet ende kane turp ta bejne nje gje te tille vete.


Per doktor Harxhin, shmangia e nje debati publik per ceshtjen e seksit dhe te kotraceptiveve perben nje rrezik te madh per shendetin e nje kombi.


Ai shpesh perqendrohet ne emisionet e tij ne teknikat e seksit te sigurte, dhe shikuesit te cilet telefonojne per te marre keshilla, asnje here nuk japin emrat e tyre te vertete. Kjo tregon se sa e sikleteshme eshte per Shqiptaret te diskutojne haptazi per kete ceshtje.


Ndersa shume prej prinderve te sotem e vleresojne emisionin e doctor Harxhit, menyra e hapur e shprehjes se tij ende nuk pranohet krejtesisht ne familjet me tradicionale.


"Ne jemi brez tjeter. Nuk eshte e lehte te ndryshojme," thote nje shkrimtar ne moshe mesatare nga Tirana.


"Eshte e nevojeshme qe njerezit te dine keto gjera," thote Adelina, nje grua rreth te tridhjetave me dy femije adoleshent. "Por doctor Harxhi i thote gjerat kaq haptazi


"O Zot! Une nuk mund ta shoh emisionin e tij me femijet. Une e shoh me burrin ne dhomen e gjumit, dhe pastaj bisedojme nese duhet te flasim me femijet rreth ketyre gjerave apo jo".


Per sa kohe qe njerezit vazhdojne te mendojne ne kete menyre, kerkesa per dozen e perjaveshme te keshillave te Dr. Harxhit eshte e sigurte.


Alma Cupi eshte nje gazetare e gazetes Albania.