Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

A DO TE SPASTROHET GARDA E VJETER E USHTRISE?

Shkarkimi i shefit te sherbimeve te sigurimit te ushtrise, i cili eshte nje figure konservatore, mund te jete nje shenje se autoritetet jane te vendosura te spastrojne oficeret pro Millosheviqit te cilet perpiqen te pengojne bashkepunimin me Perendimin.
By IWPR staff

Qeveria e re e Serbise dhe Malit te Zi ka shkarkuar shefin e sherbimeve te sigurimit te ushtrise, Gjeneralin Aco Tomiq, ne nje levizje e cila po pershendetet si nje hap i madh drejt spastrimit te zyrtareve politikisht te kompromentuar dhe drejt shpejtimit te integrimit te vendit ne Programin e Partneritetit per Paqe te NATO-s.


Me 21 Mars, Keshilli i Larte i Drejtesise, VSO - i perbere nga presidentet e perkoheshem te republikave te Serbise dhe Malit te Zi Natasha Miciq dhe Filip Vujanoviq, ministri i ri federal i mbrojtjes, Boris Tadiq, dhe presidenti i Serbise dhe Malit te Zi, Svetozar Maroviq - kane vendosur te shkarkojne Tomiq.


Shkarkimi i Tomiq ka treguar se drejtuesit e rinj te shtetit po veprojne me vendosmeri ndaj figurave te rendesishme ushtarake te aferta me ish presidentin Jugosllav Vojisllav Koshtunica te cilet jane te kompromentuar nga skandale politike.


Keto figura konsiderohen si nje pengese e madhe per bashkepunimin me gjykaten e krimeve te luftes ne Hage, ICTY, e cila eshte nje para kusht per integrimin e Beogradit ne Programin e NATO-s per Partneritet per Paqe, dhe institucionet e tjera nderkombetare.


Drejtuesit e rinj federal kane lene te kuptohet se ndryshimet ne personelin e ushtrise do te vazhdojne. Me 20 Mars, Maroviq ka thene per te perditeshmen Vijesti ne Podgorica se ushtria duhet te perbehet nga njerez "te cilet mendojne se e ardhmja e tyre qendron tek e ardhmja dhe jo tek e kaluara".


"Nuk mund te ndihmosh njerezit nese thua se nuk duhet te bashkepunojme me Hagen. Nese ka te tille njerez ne ushtri atehere ne duhet te bejme dicka, ata do te zevendesohen," ka thene ai.


Qe prej rrezimit te Sllobodan Millosheviq ne Tetor 2000, struktura e personelit e forcave Jugosllave (tani Ushtria e Serbise dhe Malit te Zi) praktikisht kane mbetur te paprekura. Ne vend qe te shkaterronte strukturat e vjetra dhe te reformonte institucionin, Koshtunica ka ruajtur status kuone.


Ish presidenti federal ka mbajtur ne postin i tij bashkepunetorin e ngushte te Millosheviqit, Gjeneralin Nebojsha Pavkoviq, ne krye te ushtrise per me teper se dy vjet, dhe ka vendosur lidhje te ngushta me sherbimet e sigurimit te ushtrise te cilat jane anti reformes dhe anti perendimore. Ne mesin e vitit 2001, Koshtunica ka caktuar Tomiq, nje tjeter figure te njohur konservatore, ne postin e shefit te ketij sherbimi.


Ne shkembim te mbeshtetjes per aleatet e vjeter te Millosheviqit, drejtuesit e ushtrise kane mbeshtetur pa rezerva Koshtunicen ne perplasjet e tij me rivalet politik.


Reforma ne ushtri eshte dashur te shtyhet deri sa Koshtunica eshte larguar nga posti i presidentit ne vitin 2003, kur Jugosllavia eshte zevendesuar nga nje bashkim i ri me i lire ndermjet Serbise dhe Malit te Zi.


Pasi rivalet e tij politik erdhen ne pushtet - te gjithe koleget e kryeministrit te vrare Serb Zoran Gjingjiq dhe aleatit te tij Malazez, Milo Gjukanoviq - Maroviq dhe Tadiq kane njoftuar nje reforme te thelle ne rradhet e ushtrise.


Ata kane thene se prioritetet e qeverise jane integrimi ne Programin Partneritet per Paqe dhe bashkepunimi me Gjykaten e Hages.


Shume zyrtare perendimor mendojne se te dyshuarit kryesore per krime lufte, me ne krye ish komandantin e Serbeve te Bosnjes Ratko Mlladiq, po fshihen ne Serbi dhe gezojne mbrojtjen e ushrise Jugosllave.


Tadiq ka thene per median me 21 Mars se ai mendon se Ushtria e Serbise dhe Malit te Zi nuk po mbron asnje prej te akuzuarve te Hages por gjithashtu ka thene se ka nisur nje hetim per te zbuluar nese ushtaraket kane qene te perfshire ndonjehere ne mbrojtjen e tyre.


Po ate jave, pas caktimit te kabinetit te ri federal, Tomiq eshte shkarkuar. Emri i tij eshte permendur vazhdimisht ne median Serbe si nje figure ushtarake me lidhje te aferta me Koshtunicen.


Burime te aferta me qeverine e Beogradit kane sugjeruar se aresyeja per shkarkimin e tij ka qene largimi i influences se Koshtunices ne ushtri dhe spastrimi i ushtrise nga kundershtaret me kryesore te Hages.


Dy skandale te medha politike, te cilat kane tronditur qeverine Serbe dhe kane renduar marredheniet me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, duket se kane qene nje shenje qe Koshtunica kishte perdorur ushtrine ne perplasjet e tij politike me rivalet e tij.


Vitin e kaluar, pa njoftuar as shtabin e pergjitheshem, policine, apo qeverine, sherbimi secret i ushtrise ka arrestuar zevendes kryeministrin e Serbise, Momcilo Perishiq, dhe nje diplomat Amerikan, John Neighbor, me akuza per spiunazh dhe se kane shkembyer dokumenta sekrete ushtarake.


Duke shkelur protokollin nderkombetar dhe politiken e qeverise per vendosjen e lidhjeve me te ngushta me Uashingtonin - dhe duke vepruar sikur lufta e ftohte te ishte ende ne fuqi - ata i kane mbyllur syte diplomatit Neighbor dhe e kane mbajtur ate te ndaluar per disa ore.


Skandali perfundoi me terheqjen e diplomatit dhe shkarkimin e Perishiq, por perseri vazhduan te shtroheshin pyetje ne lidhje me aresyet e ketij veprimi te ushtrise, i cili ne fakt nuk eshte kryer as nga regjimi i Millosheviqit.


Nje diplomat perendimor eshte ankuar se ky veprim tregonte nje pamje te habiteshme te prioriteteve te ushtrise. "Ne vend qete merret me te dyshuarit per krime lufte si Ratko Mlladiq... sherbimet sekrete te ushtrise dhe Koshtunica jane munduar te fitojne pike politike dhe kane vepruar ne menyre te ngjashme me Millosheviqin," ka thene ai, "duke e paraqitur veten si patriote, dhe rivalet e tyre politik si tradhetare dhe bashkepunetore te perendimit".


Nje tjeter skandal ka shperthyer kur Koshtunica me pas shkarkoi shefin e ushtrise, Nebojsha Pavkoviq, pasi kishte arritur ne perfundimin se aleati dikur besnik i tij kishte filluar te afrohej me rivalet e tij. Shkarkimi eshte pasuar me deklarimin e Pavkoviq se Tomiq dhe keshilltaret e Koshtunices kishin menduar te perdornin forcat speciale te ushtrise per te vendosur nen kontroll Zyren Informative te Qeverise Serbe, pasi kishin pasur informacion se ajo perdorej si nje qender per te pergjuar zyren e Koshtunices.


Pavkoviq tha se plani per perdorimin e komandove ne operacion eshte ndaluar vetem sepse ai dhe oficere te tjere, te cilet ishin informuar per kete veprim, kishin kundershtuar ashper kete propozim.


Skandali i trete ka shperthyer per ceshtjen e furnizimit me pajisje ushtarake per Irakun dhe mirembajtjen e pajisjeve ushtarake te regjimit te Bagdadit. Media ne Beograd ka thene se anetare aktiv te forcave te armatosura kane qene te perfshire ne kete tregti, e cila sipas diplomateve perendimore nuk mund te ishte organizuar pa dijenine e Tomiq.


Asnje prej ketyre skandaleve nuk eshte zgjidhur perfundimisht. Megjithate, dyshimet e shumta te zyrtareve nderkombetare se figura te rendesishme te ushtrise ishin perfshire direkt ose indirekt ne mbrojtjen e Mlladiq kane krijuar nje bindje te forte ne Perendim se Beogradit nuk mund ti besohej dhe nuk mund te integrohej ne institucionet nderkombetare deri sa ai te vendoste nen kontroll forcat e armatosura dhe ato te vendoseshin perfundimisht nen kontrollin civil.