Djukanovici Ne Nje Mision, Gjithnje e Me Larg Nga Shtepia

Presidenti i Malit te Zi po perpiqet qe te riafrohet me forcat feudalo politike serbe, ndersa ne shtepi, miqte e tij qytetare shprehen shume te qarte se duan te afrohen me Europen sa me shume te jete e mundur, dhe te largohen po aq nga Serbia.

Djukanovici Ne Nje Mision, Gjithnje e Me Larg Nga Shtepia

Presidenti i Malit te Zi po perpiqet qe te riafrohet me forcat feudalo politike serbe, ndersa ne shtepi, miqte e tij qytetare shprehen shume te qarte se duan te afrohen me Europen sa me shume te jete e mundur, dhe te largohen po aq nga Serbia.

Thursday, 10 November, 2005

Takimi sekret u zhvillua diku ne bregdetin Malazes. Presidenti Malazes, Milo Djukanovic u takua me Vuk Draskovic, udheheqesi i Levizjes per Ringjalljen e Serbise, partia me e madhe opozitare ne Serbi.


Megjithese takimi u zhvillua ne fundjave (11/12 Shtator), lajmi mbi mbajtjen e tij u publikua vetem ne mesjave, i pergjitheshem, pa detaje mbi ato qe ishin diskutuar. Por duket sikur Djukanovici, eshte nje njeri me mision special.


U duk sikur ai duhej te bindte Draskovicin, te bashkohej me opozitaret e Aleances per Ndryshime, me te cilet ai ka nje debat te gjate, - nje ndarje kjo qe eshte share shume per deshtimin e opozites per te rrezuar Presidentin jugosllav Sllobodan Milloshevic.


Per me teper, ai duket sikur po punon me inisiativen e diplomateve perendimore, te udhehequr nga ish i derguari Amerikan per Ballkanin Robert Gelbart, te cilet jane perpjekur te perjashtojne te gjitha forcat feudo politike Serbe.


Perpjekjet e Gelbartit nuk arriten ndonje gje te madhe. Drashkovici qendroi si nje oponet i pathyeshem i Aleances per Ndryshime, dhe pothuajse i shkateroi plotesisht, mitingjet e protestes ne Beograd, gjate Gushtit. Per me teper ai duket se eshte me afer, Milloshevicit sesa partnerit te tij te meparshem ne koalicion, Zonaj Djindjic, udheheqesi i Partise Demokratike dhe anetar udheheqes i Aleances.


Keshtu qe, gelberti ia pasoi pataten e nxete Djukanovicit,i cili duket se e ka pranuar kete me entuziazem. Edhe perpara bisedimeve me Draskovicin, presidenti Malazes ka pasur nje seri takimesh me udheheqesit e opozites serbe. Pas nje takimi, djukanovici dhe Djindjici leshuan nje deklarate te perbashket, mbi planet per demokratizimin e shtetit federal. Sipas Djindjicit, deklarata duhetete adaptohet ne takimin e Podgorices ne 18 apo 19 Shtator.


Udheheqesit e partive te opozites ne krahinen e Vojvodines, Mile Isakov dhe Nenad Canak, konfirmuan se Djukavici do te sherbeje si mediator ndermjet fraksioneve dhe partive te ndryshme politike.


"Ne i kemi bere nje propozim Djukanovicit, qe te behet nje lloj mediatori per nje perpjekje te re per bashkimin e opozites ne Serbi", tha Isakovi, Presidenti i Partise Refomiste te Vojvodines. " Se paku per hir te miratimit te nje minimumi interesash te perbashketa, ai e pranoi propozimin".


Partneret eKoalicionit te Djukanovicit ne Podgorice, e priten ftohte kete lajm. Ministri i Kabinetit, Dragan Soc, i Partise Popullore, tha se ai nuk dinte asgje rreth deklarates se perbashket te cituar nga Djindjic, dhe qe partia e tij nukkishte luajtur asnje rol ne bisedimet apo ne hartimin e deklarates.


Partneret e vegjel ne koalicionin e udhehequr nga Partia Popullore, Social Demokratet (SDP), ishin me te drej per drejte ne kritiken ndaj uvertures se Djukanovicit, ne emer te opozites politike Serbe.


Zedhenesi i SDP-se, Ranko Krivokapic, tha qe partia e tijnuk mund te miratoje ndonje dokument per te cilin nuk eshte perfshire gjate hartimit. "Opozita Serbe, duhet te filloje demokratizimin e vete Serbise", tha ai. "Ne do te demokratizojme Malin e Zi. Dhe vetem pas kesaj ne mund te ulemi sebashku dhe te bejme marreveshje rreth te ardhmes".


Ai i kritikoi me ashpersi udheheqesit e opozites ne Beograd. "Ata nuk mund te parandalojne, diz-integrimin e vete Serbise, dhe akoma duan ta mbajne Malin e Zi si pronen e tyre".


Perkrahesit e pavaresise ne Malin e Zi, qe perfshin edhe SDP-ne, kane frike se mos perpjekjet e Djukanovicit per te riafruar udheheqesit feudale te opozites Serbe, mund ta çojne Djukanovicin drejt ribashkimit te Serbise me Malin e Zi.


Koha e percaktuar nga Qeveria Malazese, per qeverine e Serbise, per te marre nje pozicion ne lidhje me "Platformen" per riercaktimin e mardhenieve midis tyre dhe partnereve ne koalicion, ka kaluar qe prej 6 javesh.


Podgorica do me shume liri brenda Federates, por paralajmeron se nese Beogradi, nuk pranon ripercaktimin e mardhenieve, Podgorica do te organizoje nje referendum, si nje hap te pare drejt pavaresise se plote. Duke folur ne Radio Antena M ne Podgorice, keshilltari i Djukanovicit, Miodrag Vukovic, tha se referendumi duhet te organizohet tashme, i pandikuar nese Milloshevici i jep pikpamjet e tij per Platformen apo jo.


Pa nje pergjigje zyrtare nge Beogradi, thirjet e mbeshtetesve te pavaresise po rriten, dhe figurat politike nga te dy krahet e federates, shprehin habi, me deshiren e Djukanovicit per ruajtjen e mardhenieve Serbo-Malazese.


"Eshte e pabesueshme, sesa shume kujdeset Milo Djukanovici per federaten e Serbise dhe te Malit te Zi", u tha gazetareve udheheqesi i opozites te Vojvodines, Canak, pas bisedimeve em Presidentin Malazes.


Edhe pse ai, dhe Milloshevici, te bashkuar ne detyren e rikrijimit te Federates Jugosllave si nje shtet i perbashket ndermjet Serbise dhe Malit te Zi, eshte e veshtire te besohet se Djukanovici ndihet njelloj rreth Ish-Federates Jugosllave, qe pas ndarjes me Beogradit te para dy viteve e gjysem.


Duket sikur ai nuk ka mundur ti rezistoje presionit te perendimit, qe te marre ne emer te Malit te Zi, rolin e iniciatorit te demokratizimit te Serbise.


Por ne vend qe te ndjeki instruksionet e aleateve te tij perendimor, dhe te vendosi shpetimin e Serbise mbi interesat e Malit te Zi, ai rrezikon paqen ne kopeshtin e tij.


Presidenti SDP-se, Zarko Rakcevic, tashme e ka paralajmeruar Djukanovicin: "Ne qofte se do Federaten atehere nuk do te kesh me koalicionin". Perpjekjet e tij per te riafruar opoziten Serbe, mund ti kushtojne atij, humbjen e mbeshtetjes se publikut te gjere ne Malin e Zi.


Sondazhet e opinioneve, vazhdimisht kane treguar se Malazeset preferojne ta shohin vendin e tyre me teper si shtet te pavarur, sesa ne konfederate me Serbine, duke kerkuar refrma ekonomike dhe duke pare nga Europa dhe jo nga Beogradi.


Milka Tadic eshte editori i revistes se pavarur Monitor ne Podgorice.


Frontline Updates
Support local journalists