Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Disident Apo Agjent I Dyfishte?

Ne cilen ane eshte ne te vertete Vuk Draskovic? Deri ne prag te shfaqjes se tij ne nje proteste masive ne Kragujevac me 17 Korrik, askush nuk mund ti pergjigjej kesaj pyetje.
By Srdjan Staletovic

Po sa te nxehur jane njerezit ne Serbi? Ne se me te vertete jane kaq shume te nxehur sa per te rrezuar qeverine, atehere qeveria do te doje te dije se sa kohe i ka mbetur. Aleanca per Ndryshim e opozites po drejton valen e protestave spontane por duhet gjithashtu te mase edhe zemerimin e popullit.


Deri ku do te shkojne ata dhe sa kundershtim jane te gatshem te perballojne? A mund ti frikesoje qeveria ata me kercenimin e tankeve? A do ti shperndaje perdorimi i mundshem i forces apo do ti beje akoma me te vendosur? A do te kete nje greve te pergjithshme? A do te kete zgjedhje te parakoheshme ne vjeshte? A do te kete te shtena armesh neper rruge? Apo nuk do te kete asnje ndryshim?


Te gjithe bejne keto pyetje, dhe jo me pak edhe Vuk Draskovic, udheheqesi i perfolur i Levizjes Serbe per Reforma (SPO), partise se dyte me te madhe ne Serbi. Ai ka bere thirrje per nje miting te madh ne rruge te Shtunen ne Kragujevac, 100 kilometra ne jug te Beogradit, per te treguar publikisht pozicionin e tij pas disa muajve qe ai ka kaluar ne krah te Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic.


Megjithate, deri ne prag te protestes se te Shtunes, Draskovic akoma nuk e kishte pranuar plotesisht rolin e udheheqesit kryesor te opozites. Per jave me rradhe, ai nuk ka mbeshtetur protestat e organizuara nga Aleanca per Ndryshim, te udhehequr nga rivali i tij Zoran Djindjic. Burime te SPO thane perpara protestes ne Kragujevac se ai nuk kishte ne plan te kerkonte publikisht rrezimin e Miloshevicit, sepse ai akoma nuk kishte prere lidhjet e tij te ngushta me qeverine.


Ne dukje i lekundur “diku ne mes” duke qendruar here prane dhe here kunder Miloshevicit, Draskovic ka shume zgjidhje te hapura per te, por pak kohe per te vendosur. Pavaresisht nga vendimi qe do te marre ai, do te kete nje efekt teper te madh mbi te ardhmen e Aleances.


Megjithese Djindjic ka deklaruar se Draskovic eshte “falur per cdo gje” qe ka bere ndersa i sherbente qeverise se Miloshevicit, pjesa me e madhe e opozites frikesohet se ai mund te neutralizoje ne nje fare menyre protestat duke treguar publikisht sikur perkrah ndryshimin, ndersa ne menyre sekrete te punoje per Miloshevicin per te arritur nje marreveshje qe do ta mbante presidentin ne pushtet.


Draskovic, ne ndryshim me udheheqesit e tjere te opozites, ka influence politike nepermjet kontrollit te partise se tij ndaj asamblese se qytetit te Beogradit. Nepermjet asaj, ai ka kontroll mbi fondet shteterore per qytetin, dhe jo me pak e rendesishme, kontroll mbi stacionin TV Studio B.


Strategjia e mundeshme e Draskovicit mund te shihet qe tani ne pjese te tjera te Serbise. Ne Leskovac, dega lokale e SPO tashme eshte vene ne krye te protestave masive. Por sapo protestuesit perpiqen te detyrojne organizatoret te kerkojne doreheqjen e Miloshevicit, kjo kerkese bllokohet. Cdo gje tjeter eshte e mundeshme, por jo ajo. Ne se shtrohet ceshtja per te votuar pro ose kunder nje thirrje zyrtare per doreheqjen e tij, ne Leskovac apo diku tjeter, anetaret e SPO do te votojne me siguri kunder ose do te abstenojne.


Ne parlamentin federal SPO akoma perkrah Socialistet e Miloshevicit (SPS) per te bllokuar perpjekjet e Partise Demokratike te Djindjic (DS) per te arritur konsensusin e dhomes se parlamentit per shkarkimin e Miloshevicit. Burime te tjera te SPO thone se SPS dhe Partia Radikale Serbe (SRS) e Vojislav Seselj kane kercenuar se do ta perjashtojne Draskovicin nga parlamenti ne se ai nuk bashkepunon.


Ne menyre domethenese, ndersa Draskovic po mendohet nese te bashkohet me opoziten, dhjete zyrtare te SPS se tij, perfshire disa deputete te parlamentit, jane arrestuar me akuzen per kontrabande. Kjo mund te kete qene nje paralajmerim nga ana e Miloshevic per peruljen e Draskovic.


Ka shume mundesi qe Draskovic mund te pranoje oferten e Miloshevic per te rihyre ne qeverine Serbe apo Jugosllave, tre muaj pasi ai u largua nga qeveria Jugosllave pas kritikave te tij ne adrese te politikes se luftes se Miloshevicit. Pavaresisht se ai u akuzua se “kishte bere komente kunder interesave te shtetit” dhe nga humbja e postit te tij, anetare te tjere te SPO kane vazhduar te qendrojne ne postet e tyre ne qeveri.


Rikthimi i Draskovic ne qeveri mund te ndihmoje ne ruajtjen e nje iluzioni per bashkimin kombetar, dhe ne te njejten kohe mund te sherbeje si zbutes ndaj kerkesave te zgjatura per reforma. Kjo do ti jepte kohe Miloshevicit te zbuste marredheniet midis Serbise dhe partnerit te saj te vogel ne federaten Jugosllave, Malin e Zi.


Edhe ketu Draskovic ka luajtur nje rol. Presidenti Malazez Milo Djukanovic eshte perpjekur te shkarkoje qeverine federale pro Beogradit te drejtuar nga Momir Bulatovic, ish president i Malit te Zi. Draskovic ka kundershtuar perpjekjet e Miloshevicit per te ndaluar kete levizje. Draskovic ka thene se Djukanovic duhet te lejohet te zgjedhe kryeministrin e republikes dhe, akoma me teper, te zgjedhe njerezit qe do te zene vendet e Malit te Zi ne kabinetin federal.


Edhe ne se Djukanovic ia del te fuse kundershtare te Miloshevicit ne kabinetin federal, Miloshevic mund te mbeshtetet tek Draskovic per te siguruar se SPO do te votoje kunder nje votebesimi te mundeshem per Miloshevicin ne parlamentin federal - menyra me e paster kushtetuese per te rrezuar ate nga pushteti.


Duke u siguruar, Miloshevic po mendon ti kerkoje SRS se Seseljit te futet ne qeveri, duke i dhene Seseljit postin e zevendes kryeministrit pergjegjes per sigurimin - nje detyre qe Seselj dihet se e enderron dhe nje zhvillim qe me siguri do te coje ne nje shtypje te madhe te opozites.


Problemi i Draskovicit eshte se ai po luan per gjithshka apo asgje. Ai mund te pozicionohet kunder thirrjeve per heqjen e Miloshevicit por gjithashtu perkrah thirrjet per zgjedhje te parakoheshme, te cilat mund te cojne ne zevendesimin e mevonshem te presidentit. Por ne kete rast partia e tij mund te perballet me rrezikun qe do te konsiderohet si nje aleat i Miloshevicit, dhe te paguaje cmimin ne zgjedhjet te cilat vete Draskovic i ka kerkuar.


Ekziston nje mundesi qe Draskovic, ndoshta i inkurajuar nga mbeshtetja qe tregojne sondazhet per SPO, mund te kape demin nga briret dhe te sfidoje haptazi Miloshevicin.


Ai gjithashtu mund te bashkohet edhe me aleancen e re te opozites ne perberje te se ciles te jete partia e vogel jo parlamentare Demokracia e Re (ND) dhe ndoshta edhe Alternativa Demokratike (DA), nje parti e krijuar nga ish funksionari i SPS Nebojsa Covic.


Udheheqesi i ND Dusan Mihaljovic konfirmoi ne fund te javes se kaluar se ND dhe SPO po bashkepunojne e sukses “ne nje nivel politik dhe partiak” dhe burime prane Draskovic thone se bisedimet me DA e Covic jane “ne vazhdim”. Ai mund te beje per vete edhe nje grup ish udheheqesish te SPS te cilet u menjanuan tre vjet me pare nga Miloshevici ne perpjekje per te lidhur gjithnje e me teper SPS me te Majten Jugosllave (JUL), partia e udhehequr nga bashkeshortja e tij.


Ka pothuajse dhjete vjet qe Draskovic ka filluar te marre rolin kryesor ne protestat masive te opozites, dhe ndersa besnikeria e tij ndaj kauzes se rezistences politike ndaj Miloshevicit ka ndryshuar shpesh, ambicia e tij per tu bere president nuk eshte lekundur kurre.


Ditet e ardheshme do te vene ne prove vendosmerine dhe ambicien e tij, por mbi te gjitha zotesine e tij per te kthyer opinionin publik. Dhe per kete ai ka shume akoma per te bere. Ai duhet te beje per vete nje pjese te madhe te opozites e cila beson se ai ne rastin me te mire, eshte shtylla e Miloshevicit, e gateshme per te zbutur armiqesine e turmes, dhe ne rastin me te keq, nje agjent i dyfishte, i cili perpiqet te mbyse qe ne fillim revolucionin.


Srdjan Staletovic eshte nje korrespondent i IWPR ne Beograd.