DIALOGU I DREJTPËRDREJTË: MOMENTI I SË VËRTETËS PËR KOSOVËN

Disa arësye përse drejtuesit kosovarë duhet të ulen në bisedime konstruktive me Beogradin.

DIALOGU I DREJTPËRDREJTË: MOMENTI I SË VËRTETËS PËR KOSOVËN

Disa arësye përse drejtuesit kosovarë duhet të ulen në bisedime konstruktive me Beogradin.

Tuesday, 6 September, 2005

Brenda disa javësh, një delegacion i përfaqësuesve të zgjedhur nga qeveria e Kosovës do të takohet me kolegët e tyre serbë në Vjenë për të vendosur rregullat kryesore për fillimin e diskutimit të cështjeve praktike të rëndësisë së përbashkët.


Por sa më tepër afrohet dita e fillimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, aq më tepër shtohet pavendosmëria në rradhët e drejtuesve politik në Kosovë.


Është fakt që drejtuesit politik shqiptarë të Kosovës po kërkojnë të mbrohen sa më tepër duke theksuar vetëm anën e keqe që mund të vijë nga këto bisedime, kryesisht humbjen e votave në zgjedhjet e ardhëshme të përgjithëshme.


Por asnjë politikan kosovar deri më tani, nuk ka treguar kurajon e duhur dhe vizionin politik për të bërë një deklaratë e cila të tregojë përfitimet që mund të sjellë për Kosovën dialogu me Beogradin.


Unë mendoj se ka disa arësye që drejtuesit politik në Prishtinë të bisedojnë me kolegët e tyre në Beograd.


Së pari, për të zgjidhru cështjet praktike të cilat do të bëjnë shumë më të lehtë jetën si për serbët ashtu edhe për shqiptarët në Kosovë.


Së dyti, dialogu duhet të zhvillohet si një shprehje e pjekurisë së institucioneve të përkohëshme qeverisë së Kosovës.


Nga pikpamja praktike, axhenda e këtyre bisedimeve përmban katër fusha të gjera: transporti dhe komunikacioni; kthimi i njerëzve të zhvendosur dhe refugjatëve; personat e humbur; dhe energjia elektrike.


Transporti dhe komunikacioni mund të mbulojnë cështje të tilla si njohje nga Serbia e targave të Kosovës, lidhjet me autobusë dhe hekurrudhë dhe licensimi i kompanive të telefonisë së lëvizëshme.


Për momentin, pjesa më e madhe e Shqiptarëve të Kosovës duhet të shmangin udhëtimet përmes Serbisë për shkak se ata lëvizin me dokumenta udhëtimi të UNMIK të cilat nuk janë njohur ende nga Serbia.


Edhe ata kosovarë të cilët kanë pasaportat jugosllave kanë problem të udhëtojnë në Serbi - edhe nëse dëshirojnë vetëm të shkojnë për një shëtitje me makinë - për shkak se targat e makinave të tyre nuk janë njohur ende nga Serbia.


Nga ana tjetër, numri i vogël i njerëzve të shpërngulur - kryesisht serbë - të cilët janë kthyer në Kosovë është përcaktuar vazhdimisht si problemi më i madh i Kosovës.


Deri sa Kosova të mirëpresë banorët e saj, Brukseli e ka bërë të qartë se Kosova ka shumë pak shanse të mirëpritet në familjen europiane.


Të kesh një person të dashur të familjes i cili nuk dihet se ku është, përbën një prej dramave më të rënda psikologjike për një njeri; Prishtina dhe Beogradi janë tepër të interesuara të marrin informacione të qarta për fatin e njerëzve të tyre.


Dhe kushdo që është ulur në errësirë duke u dridhur nga të ftohtët në një apartament në Kosovë mund të vlerësojë nevojën për të përmirësuar rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike të Kosovës duke e futur atë në rrjetin rajonal.


Edhe nëse dialogu nuk mund të nisë vetëm për ndonjë nga këto cështje, është e vështirë të nënvleftësohet rëndësia simbolike për drejtuesit e Kosovës të marrin pjesë në mënyrë konstruktive në procesin e dialogut.


Kur procesi i dialogut të ketë filluar, vëmendja ndërkombëtare do të kthehet nga Kosova për herë të parë pas disa vitesh - përvec rasteve kur njoftohet për krimet e ndodhura.


Pikërisht në këtë moment, drejtuesit kosovarë duhet të tregojnë aftësinë e tyre për të bashkëpunuar me njëri tjetrin për të mirën e Kosovës. Ata gjithashtu duhet të tregojnë edhe aftësinë e tyre për të qenë pragmatistë.


Kosovarët mund të shqetësohen se dialogu do të thotë bisedime, dhe bisedimet do të thonë kompromis dhe kompromisi do të thotë tradhëti.


Kjo ndjenjë mund të ketë ardhur si pasojë e armiqësisë që ka shkaktuar takimi i presidentit Rugova me Millosheviqin gjatë sulmeve ajrore të NATO-s. Për rrjedhim asnjë parti nuk dëshiron të paraqitet se po bën komproms me Beogradin.


Por kompromiset janë në fakt lëshime të dy anëshme në të cilat palët mendojnë se lëshimi që kanë përfituar është më i vlefshëm se ai që kanë dhënë.


Pikërisht sepse cështjet që shtrohen për diskutim kanë kaq rëndësi nga pikpamja praktike, mos pranimi nga drejtuesit e Kosovës për të diskutuar ato me Beogradin mund të ishte një sinjal ndaj botës se pavarësisht kërkesave të tyre për më tepër pushtet, qeveria e përkohëshme e Kosovës nuk është shumë më tepër se një grup njerëzish që vetëm flasin dhe ia kanë lënë të gjitha vendimet e rëndësishme dhe autoritetin misionit të OKB-së në Kosovë.


Mungesa e dëshirës së disave në Prishtinë për të biseduar me Beogradin mund të jetë edhe për shkak se ata nuk e kuptojnë se ata duhet të provojnë me vepra ato që thonë me fjalë.


Por e vërteta është se iu takon pikërisht shqiptarëve të Kosovës të tregojnë se ata janë drejtues serioz të përgatitur për tu përballur me cështje të rëndësishme - edhe ato për të cilat elektorati i tyre nuk është i gatshëm.


Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në bisedime do të tregonte se drejtuesit e Kosovës janë të përgatitur të veprojnë si qeveritë kudo tjetër, të përballen me cështjet e vështira për të mirën e njerëzve që i kanë zgjedhur.


Nëse drejtuesit e Kosovës i thonë botës se cdo veprim i tillë është një anatemë për ta, kjo do të ishte njësoj sikur të deklaronin se ata janë shumë të vyer, shumë rëndësishëm për tregun e interesave që qëndron në qendër të konceptit të qeverisjes.


Disa drejtues kosovarë thonë se komuniteti ndërkombëtarë duhet më parë të shprehë dëshirën e tij të mirë duke transferuar edhe dy ministri të tjera nën përgjegjësinë e institucioneve të përkohëshme të Kosovës përpara se të nisin bisedimet.


Por këto janë përgjegjësi që UNMIK, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk mund ti transferojë deri sa të jetë zgjidhur përfundimisht statusi i Kosovës.


Dialogu do të ndërmjetësohet nga Grupi i Kontaktit i cili përfshin SHBA, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Rusinë. Jo më kot, Grupi i Kontaktit përfshin katër nga pesë anëtarët e përherëshëm të Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetojë - organizmi i cili në fund të fundit do të vendosë për statusin e Kosovës.


Nëse delegacioni i Kosovës nuk pranon përpjekjet e Grupit të kontaktit për të ndërmjetësuar një proces i cili është dukëshëm në interes të vetë Kosovës, atëherë do të linte pak dyshim se Kosova është e kënaqur të mbetet një rajon nën komunitetin ndërkombëtar.


Nëse, nga ana tjetër, drejtuesit kosovarë janë të sinqertë në përpjekjet e tyre për të zgjidhur statusin e Kosovës, ata duhet të provojnë se kanë pjekurinë të veprojnë si një qeveri. Zgjedhja është e tyre.


Whitney Mason është një këshilltar i cështjeve të publikut pranë Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë.


Support our journalists