Dhimbjet e Lindjes ne Maqedoni

Maqedonasit "jetojne me te shkuaren" kurse shqiptaret "kerkojne shume" ne bisedimet me dyer te mbyllura.

Dhimbjet e Lindjes ne Maqedoni

Maqedonasit "jetojne me te shkuaren" kurse shqiptaret "kerkojne shume" ne bisedimet me dyer te mbyllura.

Ju mund te degjoni grahmen e vdekjes se republikes se pare te Maqedonise ndersa lindja e pritshme e se dytes eshte teper e komplikuar.


Udheheqesit e kater partive kryesore politike jane mbledhur me dyer te mbyllura qe nga 15 Qershori - mami qe nuk arrijne te bien dakort per lindjen e femijes. Pavaresisht nga prononcimi i presidentit Boris Trajkovski pese dite pas deshtimit te bisedimeve komuniteti nderkombetar ushtroi presion per vijimin e tyre.


Dhe keshtu duhet te ndodhe. Bisedimet ndermjet atyre te cilet jane pergjegjes per sjelljen e vendit ne prag-lufte jane te vetmet qe mund ta nxjerrin ate nga rreziku.


Analistet jane shprehur pesimiste mbi rezultatin duke vene theksin ne problemet qe ekzistojne ne kampet politike Shqiptare dhe Maqedonase qe veshtireson arritjen e marreveshjes.


Nga njera ane Maqedonasve u duhet te rigjejne vetveten. Ata duhet te kuptojne se nuk mund te fshihen me pas konceptit te paqarte komunist te "vllazeri dhe unitetit" qe i ka mbajtur ata per dhjete vitet e fundit per te mos thene per pesedhjete vitet e fundit.


Tashme qe ai nuk ekziston me nevojitet nje marreveshje reale midis dy komuniteteve.


Nje shembull i vogel i nje uniteti te tille eshte se shumica derrmuese e Maqedonasve duke perfshire dhe veten time, nuk e dinin se popullsia kryesisht shqiptare e Lipkoves nuk ka patur uje te pijshem ndonese ndodhej fare prane nje rezervuari.


Pra, çfare te thuhet. Ceshtja eshte se Maqedonasit po ankohen per nderprerjen e ujit nga rezervuari ne fjale kohet e fundit nga luftetaret etnik Shqiptare.


Fakte si ai i Lipkoves u duhen shpjeguar perfaqesuesve Maqedonas ne bisedimet e koalicionit. Ndoshta per t'i nxitur te lene menjane idene se jane te vetmit te cilet po sakrifikojne gjithcka per kedo. "Cfare duan me teper?" eshte pyetja ne majen e gjuhes se çdo Maqedonasi.


Por Maqedonia eshte nje shoqeri multietnike dhe si e tille duhet ta ndryshoje kushtetuten e saj. Henri Kisinger ne librin e tij "Diplomacia" shkruan se shtetet - kombe te Ballkanit jane krijuar me kushtetuta te paafta te zgjidhin konfliktet e brendshme.


Asnje politikan ne Maqedoni nuk ka arritur ta kuptoje paralajmerimin e Kisinger te bere qysh me 1995. Kryeministri Ljubcko Gjeorgjevski si dhe lideri i partise Social Demokrate te Maqedonise Branko Cervenkovski duhet te merren me pasojat e udheheqjes se vendit nga politikane te paformuar. U mbetet atyre ta zgjidhin kete situate. Ndonese nuk jane vetem.


Problemi me bisedimet e fundit eshte se ndonese udheheqesit e partive Maqedonase jane plotesisht te ndergjegjshem per te bere ndryshime dhe leshime, ata po detyrohen te shkojne tej deshires se tyre nga insistimi i Shqiptareve.


Sipas keshilltarit presidencial Ljubomir Frckovski udheheqesit e partive Maqedonase jane dakort me rishikimin e parathenies se kushtetutes. Fjala "komb" do te zevendesohet nga "qytetare".


Frckovski thote se ekziston nje konsensus midis partive Maqedonase sipas te cilave shqetesimet rreth perdorimit te gjuhes Shqipe duhen trajtuar. Megjithate eshte e paarsyeshme qe gjuha Shqipe te njihet si gjuhe e dyte zyrtare pasi komuniteti Shqiptar ka nen kontrollin administrativ vetem 1/4 e territorit.


Maqedonasit jane te gatshem te heqin nga perdorimi ne kushtetute i Kishes Ortodokse dhe ta zevendesojne me nje klauzole e cila ben fjale per nje shtet laik si dhe nje barazi mes komuniteteve fetare.


Ndonese te mbeshtetura nga komuniteti nderkombetar keto zgjidhje nuk e kenaqin komunitetin Shqiptar. Arber Xhaferri dhe Imer Imeri kane bere thirrje per ngritjen e nje sistemi demokratik dy kombesh.


Si e tille ata kerkojne me teper vende ne parlament si dhe krijimin e nje nenpresidence Shqiptare. Ata kerkojne qe kushtetuta t'i referohet "kombeve" dhe jo "qytetareve".


Ndersa ndjenja e mosbesimit nga ana e shqiptareve eshte plotesisht e kuptueshme, asgje nuk e justifikon kerkesen e tyre per nje shtet dy kombesh.


Vendi nuk ka nevoje te ndjeke shembullin e Bosnjes e cila u shkaterrua nga mungesa e vazhdueshme e stabilitetit dhe tashme eshte i destinuar te deshtoje.


Shqiptaret kane mundesine t'i tregojne maqedonasve se ata e kane gabim kur mendojne se Shqiptaret jane totalisht kunder shtetit. Por ata do ta vene ne rrezik kete rast qe u jepet duke insistuar ne idene e nje shteti dy kombesh.


Duke ndjekur nje politike te tille ata duket sikur i shkojne pas kerkesave te paraqitura nga ana e Ushtrise Clirimtare Kombetare (UCK) ne "Platformen e Prizrenit" - nje marreveshje e arritur muajin e fundit midis partive politike Shqiptare dhe udheheqesve te UCK.


Kjo faktikisht legalizon UCK pasi nese kerkesat e tyre hidhen ne tryezen e bisedimeve ata do te shikohen si pjesemarres te afert ne te. Per pasoje kjo delegjitimizon shtetin aktual Maqedonas duke u perulur para nje strukture ilegjitime.


Ky eshte nje rast qe u jepet radikaleve maqedonas te cilet mendojne se zgjidhja e vetme e krizes aktuale eshte ajo ushtarake.


Komuniteti nderkombetar do te vazhdoje te ushtroje presion mbi Xhaferrin dhe Imerin per te pranuar oferten ne tryeze dhe te shkeputen nga Ali Ahmeti si dhe udheheqes te tjere te UCK.


Cdo lindje eshte e dhimbshme. E tille eshte dhe kjo e republikes se dyte te Maqedonise. Megjithate eshte me mire te durohet dhimbja dhe te shmanget lindja e nje foshnje te vdekur.


Borijan Jovanovski eshte korrepondent i "Zerit te Amerikes" ne Shkup.


Frontline Updates
Support local journalists