Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

BULLGARI: TË DIPLOMUARIT E VARFËR GJEJNË SHPËTIM NË MBETURINA

Njerëzit e papunë dhe të shkolluar tentojnë të mbijetojnë duke kërkuar nëpër mbeturinat e kryeqytetit – duke ushtruar në të njejtën kohë një shërbim të vlefshëm.
By Boryana Dzhambazova

Në kohën e drekës, një grua i afrohet pikës së procesimit të mbeturinave në Rrugën e Simeonit 35, duke hequr zvarrë karrocën e saj të ndryshkur.


Kjo karrocë përmban asgjë tjetër përpos një karrige të thyer të metalit – e gjitha çka ajo kishte gjetur atë mëngjes duke kërkuar nëpër kontejnerët e mbeturinave në Sofje.


Ajo planifikon ta ndërroj çmimin e saj në pikën e grumbullimit për ca të holla. Por ajo nuk do të fitoj më shumë se 1 lev, rreth 50 cent, për këtë karrige.


Kjo grua nuk është e vetme. Rreth 70 të tilla mblidhen disa herë në ditë në pikën e riprocesimit, duke ndërruar copëza të gjetura të metalit, letres dhe xhamit për një shumë të vogël të të hollave.


“Shumë prej nesh fitojmë jetesën kështu,” tha gruaja, “edhe pse unë kam diplomë universiteti.”


Kjo grua 55 vjeçare, e cila nuk dëshiron të zbulon emrin, thotë se ajo kishte punuar ne sektorin qeveritar.


Ajo jeton me burrin e saj në një shtëpi të zakontë në qendër të Sofjes. Por kur ajo zgjohet dhe shkon në punë, ajo fillon jetën e saj sekrete, kërkimin e gjësendeve në kontejnerë mbeturinash.


Burri dhe fëmijët e saj nuk janë të vetëdijshëm për profesionin e saj të përditshëm, ajo thotë.


Edhe pse ideja e një gruaje me diplomë universiteti duke kërkuar gjëra të recikluara nëpër kontejnerë mund të duket e çuditshme, rasti i saj nuk është i pazakontë.


Ekzistojnë rreth qindra njerëz të shkolluar të cilët nuk kanë arritur të gjejnë vetëveten në një vend i cili po kalon nëpër tranzicion ekonomik – dhe të cilët janë aq të margjinalizuar sa thjeshtë janë kthyer në lypës.


Disa mbijetojnë duke shoshitur mbeturinat e qytetit për të gjetur metal, xham dhe gjëra tjera për tu ripërdoruar.


Qendra e riprocesimit të mbeturinave në qytet i blenë ato, pasi kjo qendër ende nuk ka zhvilluar sistemin e saj për të ndarë mbeturiant në kategori të hedhshme dhe të recikluara.


“Së paku një e treta e njerëzve që vijnë këtu kanë diploma universiteti,” thotë një punëtor në pikën grumbulluese të riprocesimit të mbeturinave.


Një nga ato është Maya Anmahyan, ish inxhiniere e kimisë. Ajo thotë se mbledhë mbeturina për të mbajtur vetëveten pasi djali i saj i sëmurë, 25 vjeçar, nuk mund të punoj.


Ajo e krahason vetëveten me karakterin e novelës klasike të Viktor Hugos për klasën e ulët të Parisit, “Të Mjerët”.


Disa nga këta njerëz për ndonjë arsye nuk kanë dokumente identifikimi – një kërkesë obligative për personat në kërkim të sigurimit social dhe shëndetësor.


Autoritetet janë ambivalente ndaj gjendjes së vështirë të grumbulluesve të mbeturinave


Stoyan Chakurov, udhëheqës i komitetit për shëndetësi dhe politikë sociale në këhsillin e qytetit të Sofjes, thotë se ekzistenca e tyre është simptom i shoqërive dobët të organizuara.


Por ai gjithashtu thotë se ky fenomen është i pashmangshëm. “Gjithmonë do të ketë disa njerëz të cilët do të dëshirojnë të jetojnë një jetë të tillë duke bredhur rrugëve,” ai tha .


Chakurov shton se disa ngurojnë të integrohen dhe kërkojnë ndihmë nga autoritetet.


Kolyo Kolev, sociolog, pajtohet. “Shteti socialist u kujdes për çdo qytetar por tani njerëzit duhet të kujdesen për jetërat e tyre,” ai tha.


Shumë prej tyre janë njerëz të shkolluar të cilët thjeshtë kanë dështuar të adaptohen në rrethanat e ndryshuara, ai shtoj.


Duke përshkruar mbledhësit e mbeturinave si “bohemë të mizeries,” ai thotë se autoritetet nuk mund të përgjijen për ta, pasi ata shpesh nuk dëshirojnë të kenë punë apo të pastrohen dhe vishen në mënyrë të rregullt.


Derisa disa zyrtarë pohojnë se ekzistenca e tyre është simptom i shkatërrimit të shoqërisë, rrethi i grumbullimit të mbeturinave duket të jetë më mirë i organizuar se sa që duket në fillim.


Ata kanë rregulla të rrepta sa i përket prioritetit. Për shembull, cilido që arrinë tek një kontejnerë i pari ai apo ajo kanë të drejtë ta kontrollojnë së pari. Askush nuk mund ta marrë me forcë.


Gjithashtu, këtu nuk ka diskriminim raco. “Nuk ka dallim nëse ju jeni bullgar, armen, apo jevg,” tha gruaja 55 vjeçare. “Të gjithë jemi të barabartë dhe kalojmë mirë së bashku.”


Shoqja e saj armene, Maya Anmahyan, tund kokën. Por ata gjithashtu pajtohen se pajtimi i tanishëm në mes tyre bëhet i mundur nga sasia e madhe e mbeturinave në Sofje.


Ka mjaft mbeturina për të gjithë, ata thonë, duke shtuar se sasia e madhe tërheq grumbulluesit potencial nga fshatrat.


Sistemi i vjetër i mbledhjes së mbeturinave në vend, i cili nuk ndanë mbeturinat në kategori, mundëson mbijetesën e këtij komuniteti.


Mbledhësit e mbeturinave, në fakt, kryejnë një shërbim të madh për këshillin lokal duke bërë ndarjen dhe procesimin e sasive të mëdha të mbeturinave.


Kohëve të fundit, këshilli i qytetit lansoj një iniciativë të re e cila rrezikon mbijetesën e grumbulluesve.


Ata vendosën kontejnerë të ndryshëm për mbeturina të ndryshme në pesë vende të kryeqytetit. Por këta kontejnerë të rinjë ende ende nuk kanë ndikuar, pasi pak njerëz janë të gatshëm të ndajnë mbeturinat e tyre para se ti hedhin ato në kontejnerë.


Edhe pse nuk pajtohet me bashkëpunimin e pikave të riprocesimit me grumbulluesit e mbeturinave, Neli Manova, udhëheqësja e komitetit për ekologji në këshillin e qytetit, pranon se ky sistem i përkohshëm është mjaft efikas në ndarjen e letrave, xhamit, dhe metalit për reciklim.


Për momentin, si duket, mbledhësit e mbeturinave do të vazhdojnë ti shërbejnë qytetit me shërbimet e tyre të lira dhe përmes këtyre veprimeve të arrijnë mbijetesën për vetëveten.


Boryana Dzhambazova është gazetare e lirë nga Sofja.