BULLGARI: POLICIA RRIT LUFTEN NDAJ MAFIAS

Njesia elite anti terrorizem do te vendoset nen hetime si pjese e nje peprpjekjeje te policise per te shkaterruar mafian.

BULLGARI: POLICIA RRIT LUFTEN NDAJ MAFIAS

Njesia elite anti terrorizem do te vendoset nen hetime si pjese e nje peprpjekjeje te policise per te shkaterruar mafian.

Tuesday, 24 September, 2002

Arrestime te tjera priten ne kuader te nje perpjekjeje te organizuar per te shkaterruar krimin e organizuar, ne te cilen mbi 1,000 njerez - perfshire edhe ish anetare te njesise elite anti terroriste te Bullgarise, Berretat, - jane arrestuar deri me tani, sipas burimeve te IWPR.


Nje zhvillim i paprecedent eshte qe autoritetet e drejtesise do te hetojne mbi njesine e Berretave, gjashte ish anetare te se ciles jane arrestuar ne fund te muajit Gusht si te dyshuar se kane punuar per mafian.


Arrestimet jane pjese e nje operacioni te madh te policise - operacioni me i madh per vendosjen e ligjit dhe rendit ne Bullgari qe prej rrezimit te komunizmit - i nisur pas nje vale vrasjesh dhe perplasjesh me arme ndermjet bandave rivale ne Sofie.


Keto perplasje te armatosura duket te jene nxitur nga mosmarreveshjet e thella ndermjet bandave te cilat kontrollojne trafikun e droges ne Bullgari, te cilat po perpiqen te perfitojne sa me teper nga shtimi i trafikut te heroines si pasoje e shtimit te prodhimit te opiumit ne Afganistan kete vit.


Pergjigja e policise ka qene teper e ashper. Te gjithe oficeret e policise jane detyruar te anullojne pushimet e tyre, ministria e brendeshme eshte vendosur ne nje gjendje pothuajse lufte dhe disa mijera kontrolle dhe sulme jane bere ndaj klubeve te nates, bareve, kafeneve dhe pikave te tjera te dyshuara si baza te mafias.


Arrestimi i 1,049 te dyshuarve ne te gjithe vendin ka sjelle mbushjen tej limiteve te burgjeve Bullgare dhe ka zene me pune gjykatat.


Kontrollet dhe sulmet kane bere qe shefi i operacioneve te policise te vendit, kreysekretari i ministrise se brendeshme Boyko Borissov te shnderrohet ne nje hero - nje zyrtar trupmadh i mbiquajtur "Rambo" nga media, i cili tashme ka fituar nje popullaritet te madh.


Ai ka njoftuar fillimin e nje hetimi mbi njesine Berretat, duke deklaruar ne nje interviste per shtyp se ajo "duhet te pastrohet nga njerezit e korruptuar".


Dhe burime te aferta me autoritetet thone se ato do te kryejne arrestime te tjera ne fushaten e nisur, gjate se ciles jane kapur sasira te konsiderueshme droge, arme zjarri dhe para te fituara nga tregtia e droges.


Ne nje kontroll te koheve te fundit, hetuesit kane zbuluar nje fabrike te nendheshme per prodhimin e droges Ekstazi - ku eshte gjendur nje sasi e mjaftueshme lende kimike per te prodhuar mbi 400,000 tableta te tilla.


Nje sere kontrollesh te kryera ne disa adresa te perdorura nga ish njerezit e Berretave kane zbuluar nje arsenal armesh perfshire automatike, granata, municione dhe eksploziv.


Arrestimi i disa prej ish anetareve te kesaj njesie dhe fillimi i hetimeve ndaj veprimtarive te kesaj njesie do te thote qe njesia speciale e Berretave - e krijuar per te siguruar presidentin, ministrant e qeverise dhe kryetaret e shteteve te huaja gjate vizitave ne Bullgari - tani perballet me nje te ardhme te pasigurte.


Ne te gjitha keto zhvillime ekziston edhe nje ironi. Nen sundimin e komunizmit njerezit kishin frike nga kontrollet dhe operacionet e policise. Tani, ata po gezohen. "Kjo eshte nje gje shume e mire. Per here te pare ne Bullgari, oficeret e policise po arrestojne anetaret e mafias," ka thene gazetarja e televizionit Elena Yoncheva.


"Papritmas tani po shohim veprime, dhe po mendojme se tani policia po e ben mire punen e saj".


Problemet e Bullgarise kane lindur si pasoje e vendosjes se saj gjeografike ne rrugen kryesore te trafikut te droges ndermjet Azise dhe Europes Perendimore dhe nje bashkepunimi ndermjet forcave te rendit dhe trafikanteve.


Vitin e kaluar, autoritetet kane kapur nje sasi rekord prej 2,000 kilogram heroine te paster, dhe po ashtu jane arrestuar edhe 140 oficere te policise dhe doganave, te dyshuar si te perfshire ne tregtine e saj.


Sulmet e koheve te fundit ndaj mafias jane nje arritje e madhe jo vetem per Borissov - i cili tani vleresohet shume nga te pakten 76 perqind e njerezve - por edhe per qeverine e ish mbretit te vendit, Simeoni i II.


Simeoni ka kaluar pjesen me te madhe te jetes se tij ne Spanje, ku ka pasur nje biznes te tijin. Ai eshte kthyer ne Bullgari vitin e kaluar dhe ka krijuar partine e tij, Levizja e Simeonit te II, duke ardhur ne pushtet pas zgjedhjeve te vitit 2001.


Pas emerimit te tij ne postin e kryeministrit, ai ka premtuar se do ti jepte fund mosmarreveshjeve dhe korrupsionit qe kishte karakterizuar politiken Bullgare.


Megjithate, popullariteti i partise se tij ka rene kete vit. Megjithese administrata e drejtuar prej tij nuk eshte perfshire ne korrupsion, ajo eshte akuzuar se nuk ka kurajon e nevojeshme per te ndermarre reforma te veshtira.


Shifrat zyrtare tregojne se varferia dhe papunesia vazhdojne te rriten ndersa autoritetet duket se jane te paafta per te bere ndonje gje ndaj saj.


Lufta ndaj bandave te droges nuk do te permiresoje gjendjen ekonomike, por vendosmeria e treguar nga "Rambo" po i jep nje frymemarrje te re qeverise dhe shpresa te reja popullsise.


Chris Stephen eshte nje gazetar i pavarur.


Afghanistan
Frontline Updates
Support local journalists