BULLGARËT MBESIN TË PAVENDOSUR RRETH EVROPËS

Qytetarët e Sofjes festuan nënshkrimin e marrëveshjes e cila do çoj Bullgarinë drejtë BE-së, por shumë ende kanë ndjenja të përziera ndaj këtij projekti.

BULLGARËT MBESIN TË PAVENDOSUR RRETH EVROPËS

Qytetarët e Sofjes festuan nënshkrimin e marrëveshjes e cila do çoj Bullgarinë drejtë BE-së, por shumë ende kanë ndjenja të përziera ndaj këtij projekti.

Disa mijëra pjesëmarrës në “Paradën Euro BG të Rrugës” u mblodhën më mes të katedralës kombëtare në Sofje me 25 prill për të festuar nënshkrimin e marrëveshjes për anëtarësim në BE.


Të veshur në kostume kombëtare nga qytetet anembanë rajonit të Sofjes, ata i’u bashkangjitën bendeve muzikore, grupeve të kërcimit folklor dhe grupeve “kukeri” (kërcues të maskuar), të cilët largonin shpirtrat e këqinj me zile bagëtie.


E organizuar nga krahu rinor i Lëvizjës Kombëtare për Simeonin II, momentalisht në qeverisje, ngjarja çartë ishte e organizuar për të shuar brengat se anëtarësimi në BE do të thoshte humbje e identitetit kombëtar.


Kur Rumania dhe Bullgaria me 25 prill nënshkruan marrëveshjen për anëtarësim me BE-në, ata e shëndërruan raundin e pestë të zgjerimit të BE-së në një proces pakthim.


Dy shtetet më të varfura në ish bllokun lindor Sovietik do të bëhen anëtare të plota me 1 janar, 2007, përpos nëse Brukseli konsideron se ato “ende nuk kanë përmbushur kërkesat për anëtarësim.”


Nëse kjo ndodh, anëtarësimi mund të shtyhet për një vit. Sidoqoftë, 1 janari 2008 do të jetë data e fundit e mundshme për anëtarësim.


Katër shtetet më të zhvilluara të ish bllokut lindor, të njohura si “Visegrad 4”, Polonia, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia, u anëtarësuan në BE në raundin e katërt të zgjërimit me 1 maj, 2004.


Përpos një ekonomie relativisht të zhvilluar, këto vende gjithashtu ndanin ndjenjën e përbashkët se anëtarësimi në BE shënonte një “kthim” që moti të pritur në Evropën Qendrore dhe në një vend të cilit ata i përkisnin para se Armata e Kuqe të okuponte këtë rajon gjatë luftës së dytë botërore dhe t’a ndante nga perëndimi.


Për ata, anëtarësimi në BE thjeshtë ka shëruar një ndarje artificiale të krijuar nga Stalini.


Por për Bullgarinë dhe Rumaninë, anëtarësimi në BE ngritë sfida të ndryshme. Historia e Bullgarisë, për shembull, dallon nga ajo e shteteve të 4 Visegradit.


Një provincë turke për më shumë se 500 vjet, ai fitoj pavarësinë nga Perandoria Otomane në vitin 1908. E pozicionuar në pjesën juglindore të varfur të rajonit, Bullgaria kurrë nuk ishte afër e integruar me Evropën, politikisht apo ekonomikisht, në kohën moderne.


Megjithate, përkundër okupimit të gjatë nga Perandaritë Otomane dhe Sovietike, bullgarët mburren me traditat e tyre demokratike dhe evropiane.


Kushtetuta bullgare e vitit 1879 ishte më liberalja në Evropë gjatë asaj kohe. Në fillim të shekullit 20, Bullgaria morri mijëra refugjatë armenë nga Turqia derisa gjatë luftës së dytë botërore, vendi shpëtoj rreth 50,000 qytetarë të saj çifut nga deportimi në kampet naciste te vdekjes.


Ivaylo Ditchev, profesor i antropologjisë kulturore në Universitetin e Sofjes, tha, “Bullgaria po i bashkangjitet Bashkimit Evropian sepse ne ndajmë një mendim të njejtë se si duhet të jetë një vend evropian.”


Por shumë qytetarë të cilët vëzhguan festimet e zhurmshme në qendër të Sofjes këtë javë janë më ambivalent rreth ardhmërisë së tyre evropiane në krahasim me fjalët e profesorit.


Ivan Georgieve, 32 vjeçar, programer kompjuterik me profesion, tha, “Shpresoj se ne do të ndërrojmë kulturën e BE-së e jo ata neve. Shpresojë se nuk do të pranojmë symbyllur atë çka ata na ofrojnë.”


Maria Papazova, 25 vjeçare, ishte gjithashtu e pasigurtë se çka do të arrinte një takim në mes të Evropës dhe Bullgarisë. “Jam e sigurtë se Evropa do të bëj gjëra pozitive për Bullgarinë, por edhe gjëra negative,” ajo tha.


Emisionet televizive kanë filluar të vërejnë këtë ndjenjë të ambivalencës rreth të ardhmës në Evropë. Një debat humorist televiziv i quajtur “Sblusuk” (përplasja), pasqyronte frikën e shumë qytetarëve rreth jetës së tyre në BE.


Një epizodë tregonte një domate të shijshme bullgare, raki shtëpie dhe softuer pirat duke folur kundër anëtarësimit në BE, pasi ata frikoheshin për ekzistencën e tyre.


Një polic brengosej rreth rritjes së çmimeve në vitin 2007, çmimi i zakontë korruptues prej 10 levave (pesë euro) do të duhej të ngritej në 20 euro. “Askush nuk do të më paguaj. Si do të jetoj?” ankohej ai.


Emisionet humoriste të tilla mundohen të pasqyrojnë aktin e vështirë të balancimit që shumë bullgarë duhët të bëjnë me identitetet e tyre ballkanase dhe evropiane.


Pasiguria ndaj perëndimit daton që nga fillimi i shekullit 19, kur bullgarët e pasur filluan të dërgojnë fëmijët e tyrë për shkollim në Evropë, dhe derisa këta të rinjë ktheheshin me ide perëndimore dhe tentonin të modernizonin vendin vetëm për tu frustruar nga dembelia orientale.


Kultura bullgare ndanë shumë zakone me ish provincat e tjera të Perandorisë Otomane, përfshirë ushqimin, pijet, muzikën, shprehjet, zakonet shoqërore dhe shumë tradita tjera.


Bezdia e vendit rreth të kaluarës ballkanase ka lëvizur nga një përqeshje e thjeshtë e deri te një kundërshtim të dhunshëm, më së voni në vitin 1980, kur regjimi komunist me forcë ndërroj emrat e minoritetit turk në emra krishterë.


Ndjenja të përziera rreth “ballkanizmit” janë të fuqishme sot, rreth çështjeve si muzika popullore, e cila është e ndikuar nga turqët dhe shihet nga disa si e muzikë e lindjes dhe vullgare.


“Elita në Bullgari ndien të ofenduar nga muzika popullore, të cilën ata e konsiderojnë si nënçmuese dhe të pacivilizuar,” tha Ditchev.


“Kur turistët vizitojnë, ata së pari blejnë këtë muzikë pop-folkor të cilën ata konsiderojnë si folklor natyral këtu – muzikën të cilën të gjithë njerëzit e ndëgjojnë.


Derisa festimi pro-BE në Sofje mbaroj afër Pallatit Kombëtar të Kulturës për një koncert ku shumë këngëtarë bullgar do të paraqiteshin, Tsvetana Rangelova, 83 vjeçare, shiqonte nga afër.


“Jeta ime ka mbaruar,” thotë ajo. “çka do të thotë BE-ja për mua?” ajo pyeti, duke lëvizur drejt një tezge e cila mbante farë lulesh.


“Por për njerëzit të cilët duajnë të bëjnë diçka, shpresoj se kjo do t’i bëjë ata më të lumtur.”


Mathew Brunwasser është bashkëpunëtor i Rrjetit Ballkanik për Raportim Hetues, BIRN – një projekt i ri nga IWPR për rajonin.


Frontline Updates
Support local journalists