BOSNJE: ZHURME RRETH SHKELJES SE TE DREJTAVE NGA SFOR

Forca e NATO-s ka mbrojtur vendimi per te arrestuar shtetas vendas te dyshuar per lidhje me ekstremistet pa i akuzuar ata zyrtarisht.

BOSNJE: ZHURME RRETH SHKELJES SE TE DREJTAVE NGA SFOR

Forca e NATO-s ka mbrojtur vendimi per te arrestuar shtetas vendas te dyshuar per lidhje me ekstremistet pa i akuzuar ata zyrtarisht.

Forca e stabilitetit ne Bosnje e drejtuar nga Bosnja, SFOR, po gjendet nen kritika te ashpra per shkeljen e te drejtave te njeriut.


Grupimet kryesore te mbrojtjes se te drejtave civile jane bashkuar muajin e kaluar me vendasit ne denimin e kesaj force pasi eshte njoftuar se nje Boshnjak i akuzuar per lidhje me rrjetin e al-Qaeda eshte mbajtur i arrestuar per me teper se nje muaj pa u akuzuar.


Sabahudin Fijuljanin eshte arrestuar ne fshatin e tij ne Maoca, ne Bosnjen veriore, me 26 Tetor sepse kishte spiunuar instalimet e SFOR. Gjate nje kontrolli te mevonshem jane zbuluar nje raketa hedhes, disa pasaporta dhe disa materiale te tjera te paspecifikuara.


Sipas SFOR, kjo provon se Fijuljanin perben nje kercenim per NATO dhe sigurine e pergjitheshme ne vend.


Por publiku ne Bosnje - i cili pergjithesisht mbeshtet aktivitetet anti terroriste - eshte zemeruar nga fakti se Fijuljanin eshte ende ne gjendje arresti pa asnje shpjegim, dhe ai nuk lejohet te takohet me familjen e tij.


Kur eshte mesuar se atij nuk i eshte lejuar te takohet me nje avokat gjate kesaj kohe, shtypi vendas dhe organizatat nderkombetare te te drejtave te njeriut kane kritikuar paqeruajtesit per shkeljen e te drejta te te burgosurit.


Javen e kaluar, Fijuljanin eshte lejuar te flase me avokatin e tij Osman Mulahaliloviq per nje ore - i cili ka protestuar se ai ende nuk ka pare asnje prove qe te mbeshtese theniet e SFOR se klienti i tij eshte i lidhur me al-Qaeda.


Dhe kur ka kaluar me teper se nje muaj nga arrestimi, babai i Fijuljanin Sakib ka thene per IWPR se ai nuk eshte lejuar ende te takohet me djalin e tij.


Amnesty International i ka shkruajtur me 22 Nentor SFOR-it per ta paralajmeruar se nese ata vazhdojne te mbajne te arrestuar Fijuljanin ne keto kushte, ata shkelin disa te drejta te njohura nderkombetarisht.


"Nder keto te drejta jane ajo e kundershtimit te drejtesise se arrestimit, te drejten per mbrojtje ligjore dhe te drejten per te pasur kontakte me familjen," ka thene grupimi.


Edhe Srdjan Dizdareviq i Komitetit te te Drejtave te Njeriut te Helsinkit ka krituakuar SFOR se ka shkuar shume larg. "Gjykatat pergjegjese duhet te shohin kete ceshtje dhe te vendosin nese ka prova per mbajtjen e tij te arrestuar.


"Qe prej sulmeve te 11 Shtatorit ndaj Amerikes, SFOR ka tejkaluar kufinjte e tij dhe eshte shnderruar ne nje force e cila nuk kontrollohet nga askush - juridikisht apo demokratikisht".


SFOR ka kundershtuar keto kritika duke thene se mandati i tij i gjere - Marreveshja e Pergjitheshme Kuader per Paqen - "na jep te drejten te mbajme ate te arrestuar (Fijuljanin) per sa kohe qe ne e quajme te nevojeshme per te vazhduar hetimet tona," ka thene zedhenesi Yves Vanier.


Ka pasur nje rast te ngjashem edhe dimrin e kaluar, kur paqeruajtesit kane arrestuar dy Boshnjake gjate nje hetimi per aktivitetet e nje organizate humanitare nga Arabia Saudite. Ata jane ndaluar si te dyshuar per aktivitete militante, por jane liruar disa dite me pas pa asnje shpjegim.


Kritikat ndaj SFOR jane shtuar pas vendimit te forces se NATO-s per te mos lejuar fluturimin e helikoptereve te ushtrise se Federates pasi SFOR ka thene se nje prej tyre ka fluturuar shume prane bazes se tij ushtarake ne kazermat Mareshall Tito ne Sarajevo, tre jave me pare. Me pas eshte marre vesh se ky helikopter eshte marre me qera nga nje ekip televiziv i cili duhet te filmonte disa pamje nga ajri te kryeqytetit, dhe kishte marre te gjitha lejet e nevojeshme.


Me pas mediat lokale jane ankuar se helikopteret e SFOR kane shqetesuar banoret e Sarajevos, Tuzlas dhe qyteteve te tjera te Bosnjes prej vitesh duke fluturuar ulet mbi qytete.


Mark Wheeler i Grupit Nderkombetar te Krizave ne Bosnje Herzegovine mendon se duke pasur parasysh pushtetin e paqeruajtesve nuk mund te flitet per falje apo per shpjegime nga ana e tyre. "SFOR gezon nje mandat te pakufizuar dhe tanime eshte teper vone per ta ndryshuar nje gje te tille," ka thene ai.


Keto mosmarreveshje ndodhin pikerisht ndersa forca pergatitet te pakesoje operacionet e saj ne Bosnje. NATO ka njoftuar kete vit se SFOR do te pakesoje forcat e tij prej 18.000 anetaresh me nje te treten menjehere pas zgjedhjeve te 5 Tetorit.


Zedhenesi i SFOR, Vanier ka shpjeguar se permiresimi i gjendjes se pergjitheshme politike dhe te sigurise ne rajon ka qene aresyeja kryesore per kete hap, duke theksuar se ndryshimet demokratike ne vendet fqinje kane larguar "kercenimet nga jashte ndaj paqes ne Bosnje".


Megjithate, vendimi ka shkaktuar shqetesime te tjera per shkak te deshtimit te forcave paqeruajtese per te arrestuar te dyshuarit per krime lufte si Radovan Karaxhiq.


Vanier ka thene per IWPR se ndjekja e te akuzuarve te Hages nga SFOR nuk do te preket nga pakesimi i numrit te forces - megjithese ai ka theksuar se pergjegjesia perfundimtare per kapjen e tyre bie mbi autoritetet lokale.


Aldin Arnautoviq eshte kryeredaktor i Rrjetit Boram te Radios ne Bosnje.


Support our journalists