BOSNJE: ZERAT PER MASHTRIME DEMTOJNE ZGJEDHJET NE ZONEN SERBE

Skandalet dhe tensionet etnike erresojne fushaten e ashper elektorale ne Republiken Srpska.

BOSNJE: ZERAT PER MASHTRIME DEMTOJNE ZGJEDHJET NE ZONEN SERBE

Skandalet dhe tensionet etnike erresojne fushaten e ashper elektorale ne Republiken Srpska.

Wednesday, 18 September, 2002

Akuzat per korrupsion dhe dhuna etnike kane demtuar periudhen paraelektorale te zgjedhjeve parlamentare te muajit te ardheshem - zgjedhjet me te diskutueshme ne Republika Srpska, RS, qe prej krijimit te saj.


Votuesit ne te gjithe Bosnjen do te shkojne ne kutite e votimit me 5 Tetor per te zgjedhur qeverite e reja, dhe pritet qe zgjedhjet te jene me te diskutueshme ne RS.


Akuzat per keqadministrim financiar kane nisur pas paraqitjes se nje raporti te koheve te fundit te kontrollorit te RS, Bosko Ceko, sipas te cilat qeveria e tanishme e Banja Lukas ka humbur 130 milion mark ate konvertueshme (65 milion euro) nga buxheti i vitit 2001 per shpenzime te panevojeshme, si larja e borxheve te disa bankave per te lehtesuar privatizimin e tyre.


Raporti i Cekos ka pasur nje mbulim te gjere ne mediat lokale, por parlamenti - i dominuar nga Partia Demokratike Serbe, SDS, dhe Partia per Progres Demokratik, PPD - ka bere sa ka mundur per te shtyre nje debat te vertete per kete ceshtje.


"Nuk eshte ne interesin e SDS dhe PPD te lejoje qe publiku te informohet rreth mashtrimeve te bera nga qeveria pikerisht pak kohe para zgjedhjeve," ka thene Milorad Dodik, kryetari i Partise se Social Demokrateve te Pavarur, SNSD, dhe drejtuesi kryesor i opozites.


Vete Dodik eshte akuzuar per keq perdorim te fondeve kur ai ka qene kryeminister ne vitin 1999 dhe 2000. Ne ate kohe, ai ka insistuar se akuzat kane qene pjese e nje fushate te SDS dhe PPD per te diskredituar ate dhe per te shkaterruar shanset elektorale te partise se tij.


Anketimet e koheve te fundit tregojne se elektorati - i cili keto kohe eshte me teper i preokupuar per gjendjen ekonomike se sa per ceshtjet kombetare - eshte gjithnje e me i shqetesuar nga sharjet dhe akuzat ndermjet partive te cilat kane dominuar fushaten elektorale per zgjedhjet e Tetorit.


Mbi 20 perqind te votuesve thone se ata nuk kane ne plan te votojne kete here. "Une as qe jam regjistruar kete here per te votuar - nuk di per ke te votoj," thote Dunja Kremenoviq, nje studente e ekonomise ne Banja Luka. "Edhe gjyshi im, i cili ka votuar gjithnje, thote se kete rradhe nuk do te votoje sepse ai nuk i beson me askujt".


Raporti i Cekos ka koinciduar me nje shperthim te dhunes etnike ne RS, e cila sipas partive politike ne Federaten Boshnjake eshte pergatitur dhe organizuar nga perfaqesuesit e linjes se ashper Serbe per te shtuar popullaritetin e SDS dhe Partise Radikale Serbe, SRS.


Pas fitores se ekipit kombetar Jugosllav ne kampionatin boteror te basketbollit, disa dhjetra Serbe te Bosnjes kane sulmuar pas festimeve banore jo Serbe dhe pronat e tyre.


Dyqane dhe shtepi te Muslimaneve te Bosnjes ne Zvornik dhe Bjeljina jane demtuar. Dy oficere te policise ne Kozarac jane plagosur ndersa perpiqeshin te mbronin nje familje Muslimane nga nje turme tifozesh nga qyteti i Prijedor.


"Une jam i bindur se keto incidente nuk kane qene spontane," thote kreyministri i federates Alija Behmen ne nje leter per kolegun e tij te RS-se Mladen Ivaniq. Behmen ka kerkuar veprime te shpejta nga policia Serbe e Bosnjes dhe sistemi gjyqesor per te gjetur dhe denuar fajtoret.


Perfaqesuesi i Larte Nderkombetar ne Bosnje, Paddy Ashdown ka shprehur shqetesimin e tij per menyren e zhvillimit te fushates elektorale ne nje fjalim para parlamentit te RS me 13 Shtator, e cili eshte transmetuar edhe nga televizioni.


Ashdown ka bere thirrje politikaneve te veprojne me me pergjegjesi dhe ka nxitur votuesit te marrin pjese ne votime dhe te votojne per reformat ekonomike.


Perfaqesuesi i Larte ka theksuar se kater vjetet e ardheshem do te percaktojne te ardhmen afat gjate te vendit.


"Deri ne vitin 2006, ose procesi i reformave do ta kete vendosur kete vend ne menyre te pakthyeshme ne rrugen drejt stabilitetit, prosperitetit, dhe anetaresimit ne Europe, ose ky process do te jete ndalur, duke e lene Bosnjen ne nje gjendje te shkaterruar, te lene pas nga fqinjet, te kerrusur nen peshen e borxheve, te abandonuar nga investitoret, dhe rinia e vendit, te shkaterruar nga korrupsioni dhe te denuar per te kaluar nje periudhe te gjate injorimi nga komuniteti nderkombetar," ka thene Ashdown.


Analistet e pavarur japin disa shpjegime rreth faktit se perse kjo fushate zgjedhore ka qene kaq e ashper.


Ata theksojne se keto do te jene te parat zgjedhje pas perfundimit te luftes te cilat do te krijojne institucionet shteterore me nje mandate kater vjecar; dhe se keto jane zgjedhjet e para te cilat do te zhvillohen ne baze te ligjeve te Bosnjes dhe nen drejtimin e komisionit lokal zgjedhor, jo te OSBE-se.


Per me teper, gjendja politike ne entitet eshte bere edhe me konfuze per shkak te renies graduale te mbeshtetjes qe gezonte SDS qe prej zgjedhjeve te vitit 1996. Nje rritje e ndjeshme e numrit te te kthyerve gjate dy vjeteve te kaluar i ka bere me te fuqishme disa parti jo Serbe me qender ne Federate te cilat marrin pjese edhe ne zgjedhjet ne RS.


Analistet lokale parashikojne se Ivaniq dhe PPD ka mundesi te jene humbesit me te medhenj ne zgjedhjet e ardheshme. E krijuar ne vjeshten e vitit 1999, partia ka pasur nje rritje te madhe te popullaritetit ne prag te zgjedhjeve te Nentorit 2000, duke dale edhe partia e dyte me e madhe ne parlament.


Ne ate kohe, Ivaniq ka thene se PPD do te dyfishonte numrin e zgjedhesve te saj, por te gjitha shenjat tregojne se partia do te jete shume me fat nese arrin te njejtin rezultat si ne vitin 2000.


Vendimi i Ivaniq per te hyre ne nje koalicion me SDS pas zgjedhjeve te kaluara tani duket nje vendim i gabuar. Kur fushata elektorale eshte ne kulmin e saj, kryeministri po fajesohet per gjendjen katastrofike ekonomike, ngadalsine e procesit te privatizimit dhe gjendjen e refugjateve dhe te veteraneve te luftes, jo vetem nga opozita por edhe nga partneret e koalicionit te tij, SDS.


Anketimet me te fundit te opinionit publik, ne baze te nje anketimi te kryer nga Programi per Zhvillim i Kombeve te Bashkuara, PNUD, dhe Instituti Demokratik Kombetar Amerikan, NDI, tregojne se SDS do te fitoje zgjedhjet, por pa arritur te siguroje numrin e nevojshem te votave per te krijuar nje qeveri te sajen.


Anketimet kane treguar se pak parti do te sigurojne minimumin e nevojshem te votave prej 3 perqind per te marre pjese ne parlament.


Nje anketim i kryer nga NDI ne fund te muajit Gusht ka treguar se SDS do te siguroje 30 vende, SNSD 20 vende, dhe PPD 12. Pjesa tjeter e vendeve ne parlamentin prej 83 deputetesh do te ndahet ndermjet Partise Social Demokratike te moderuar, SDP, dhe partive te cilat perfaqesojne Boshnjaket dhe Kroatet.


Nje rezultat i tille i ngushte premton nje periudhe te ngjeshur dhe interesante pas zgjedhore, sepse praktikisht te gjitha opsionet per koalicione te mundeshme mbeten te hapura.


Gordana Katana eshte korrespondente e Zerit te Amerikes ne Banja Luka.


Frontline Updates
Support local journalists