BOSNJE: SKANDALI I SPIUNAZHIT NE RRADHET E USHTRISE SERBE

Perfaqesuesi i Larte thone se provat per spiunazh nga ana e ushtrise se Serbeve te Bosnjes jane nje shkelje flagrante e Marreveshjes se Paqes se Dejtonit

BOSNJE: SKANDALI I SPIUNAZHIT NE RRADHET E USHTRISE SERBE

Perfaqesuesi i Larte thone se provat per spiunazh nga ana e ushtrise se Serbeve te Bosnjes jane nje shkelje flagrante e Marreveshjes se Paqes se Dejtonit

Tuesday, 6 September, 2005

Sherbimet sekrete ushtarake te Serbeve te Bosnjes jane implikuar ne aktivitete spiunazhi ndaj organizatave nderkombetare, zyrtareve federal dhe qytetareve te tyre, pas nje kontrolli te NATO-s me heret kete muaj ne zyrat e mbrojtjes ne Republika Srpska, RS.


Perfaqesuesi i larte nderkombetar per Bosnjen, Paddy Ashdown, i ka pershkruar keto informacione, te cilat jane njoftuar nga media javen e kaluar, si nje "shkelje sistematike, flagrante dhe e rende" e Marreveshjes se Paqes se Dejtonit dhe nje shkelje e rezolutave te Keshillit te Sigurimit.


Lordi Ashdown ka folur ne Bruksel ne fund te javes se kaluar ku ai po merrte pjese ne nje takim te zakonshem te Keshillit te Zbatimit te Paqes, PIC, i cili perbehet nga perfaqesues te fuqive te medha te cilat mbikqyrin procesin e paqes ne Ballkan.


Skandali eshte zbuluar pasi Forca e Stabilizimit e NATO-s, SFOR, ka ushtruar nje kontroll te befasishem ne disa baza ushtarake te Serbeve te Bosnjes me 7 Mars.


I mbeshtetur nga Zyra e Perfaqesuesit te Larte, OHR, SFOR dhe ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, operacioni ka pasur per qellim zbulimin e informacioneve per rrjetin secret i cili vazhdon te mbroje dhe te ndihmoje te dyshuarit kryesor per krime lufte - vecanerisht ish drejtuesin Serb te Bosnjes Radovan Karaxhiq.


Nje zyrtar perendimor ka thene per IWPR se kontrollet i kane gjetur te papergatitur oficeret e sherbimeve sekrete Serbe te Bosnjes, dhe se SFOR ka siguruar nje numer te madh raportesh te koduara, disketa kompjuteri, plane dhe pajisje.


Zyrtaret e SFOR nuk kane pranuar te japin hollesi zyrtare rreth ketij skandali deri sa te kene perfunduar analizimin e dokumentave te bllokuara, e cila do te zgjase te pakten per dy muaj.


Por sipas burimeve perendimore nje analize fillestare ka dhene prova qe pothuajse gjysma e aktiviteteve te qendres se zbulimit te 410 te Ushtrise Serbe te Bosnjes kishte te bente me survejimin e qytetareve te thjeshte, vecanerisht drejtuesve te opozites dhe figurave te rendesishme politike; dhe pothuajse dy te pestat kishin te benin me survejimin e ushtrise se federates, qeverise se saj dhe institucioneve te tjera.


Sipas te njejtave burime i gjithe dokumentacioni i bllokuar ka dhene gjithashtu prova edhe per aktivitete ne drejtim te spiunimit te SFOR, OKB, Forces Nderkombetare te Policise, IPTF, dhe organizatave te tjera perendimore, duke shtuar se agjentet te cilet raportonin ne departamentin e zbulimit te ushtrise se RS kane qene te lidhur ngushte me koleget e tyre ne Serbi, dhe ndoshta jane perfshire edhe ne nje numer aktivitetesh te paligjeshme, duke filluar nga krime te vogla deri ne pengimin e Marreveshjes se Paqes se Dejtonit.


I njejti burim ka thene gjithashtu se kontrollet kane zbuluar edhe se qendra e zbulimit 410 kishte siguruar edhe nje liste te deshmitareve te mbrojtur te Hjages, disa prej te cileve ishin vendosur nen survejim ndersa te tjeret ishin paralajmeruar te mos bashkepunonin me gjykaten.


Nje tjeter burim i IWPR i afert me ushtrine e Serbeve te Bosnjes ka konfirmuar se sherbimet sekrete te ushtrise kane survejuar Federaten dhe organizatat nderkombetare: "Kjo ka qene nje detyre e tyre, per te analizuar fushat te cilat mund te perbenin rreziqe te mundeshme".


Ky burim ka thene se deshmitaret e Hages, dhe cilido i lidhur ne nje fare menyre me gjykaten, jane ndjekur, me pretekstin se nje veprim i tille ndihmonte ne zbulimin e personave te cilet po kerkoheshin nga prokuroret e krimeve te luftes.


Zyrtari perendimor e ka pershkruar kete abulim si "nje shkelje teper te rende te Marreveshjes se Paqes se Dejtonit. Nje pjese e ushtrise se RS eshte padyshim jashte cdo kontrolli civil dhe eshte e perfshire thellesisht ne abuzime me pushtetin dhe aktivitete kriminale".


Ashdown ka thene se PIC nuk ka dhene ende ndonje vendim per kete skandal, por i kishte dhene pergjegjesine atij dhe OHR per te vendosur se cfare masash duhet te ndermerren.


"Ne procesin e vendim marrjes, une do te mbaj para sysh dy aspekte: e para ka te beje me pergjegjesine individuale politike dhe e duta me nevojen per reforma te thella dhe sa me te gjera," ka thene Ashdown per gazetaret me 28 Mars.


"Ne duhet te ushtrojme nje kontroll vertete civil ndaj sherbimeve sekrete, dhe kjo gje sipas meje duhet te shtrihet ne te gjithe Bosnje Herzegovinen, si ne RS ashtu edhe ne Federate".


Ashdown ka thene se ajo qe ai e ka quajtur nje "shkelje tronditese te pushtetit" nuk do te kalonte pa u ndeshkuar. Ai gjithashtu ka mbeshtetur propozimin e Adnan Terziq, kryeministri i shtetit te Bosnjes, per krijimin e nje organizmi shteteror kontrolli i cili do te kete pushtet te vezhgoje veprimtarine e sherbimeve sekrete ne te dy entitetet e Bosnjes.


Zyrtaret Serbe te Bosnjes duket se jane gjendur te papergatitur nga zbulimi i ketyre fakteve. Jelena Davidoviq, nje zedhenese e presidentit te RS, Dragan Caviq, ka thene se ajo nuk ka marre asnje pergjigje zyrtare nga SFOR per kete ceshtje dhe se Caviq nuk eshte ne dijeni te hollesive te kesaj ngjarjeje.


Megjithese zyrtaret e NATO-s nuk pranojne te japin ndonje hollesi ne lidhje me kete ngjarje, burime te sigurta thone se aleanca dyshon qe autoritetet e RS kane qene ne dijeni te veprimeve te paligjeshme qe kryheshin nga sherbimet sekrete ushtarake te entitetit. Ata mendojne se zyrtaret ne Banja Luka kane mbeshtetur ne menyre aktive keto veprime.


Sead Numanoviq eshte nje gazetare e se perditeshmes Dnevni Avaz ne Sarajevo.


Frontline Updates
Support local journalists