BOSNJE: SHBA PUBLIKON LISTEN E ZEZE
Komuniteti nderkombetar po ndermerr hapa kunder te dyshuarve se po pengojne procesin e paqes.
BOSNJE: SHBA PUBLIKON LISTEN E ZEZE
Komuniteti nderkombetar po ndermerr hapa kunder te dyshuarve se po pengojne procesin e paqes.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane ngrire pronat e shume krimineleve, politikaneve dhe biznesmeneve nga Ballkani te cilet mendohet se po demtojne perpjekjet per te sjelle stabilitet ne Bosnje.
Presidenti Amerikan George W Bush ka leshuar nje urdher ekzekutiv per kete qellim me 28 Maj, ku jane perfshire 150 individe te cilet po mundohen te pengojne procesin e paqes per qellimet e tyre.
Ne liste perfshihen edhe Radovan Karaxhiq, ish drejtuesi i Serbeve te Bosnjes gjate kohes se luftes dhe i dyshuari numer nje per krime lufte, si edhe e gjithe familja e tij, se bashku me ish drejtuesin e Partise Demokratike Kroate, HDZ, Ante Jelaviq - i cili eshte shkarkuar nga posti i tij ne presidencen tre paleshe dhe i eshte ndaluar te paraqese kandidaturen per poste publike ne zgjedhjet e vitit 2001.
Nje numer polikanesh te larte Muslimane te Bosnjes dhe biznesmene si Hasan Cengiq, Senad Sahinpasiq-Saja dhe Bakir Alispahiq jane perfshire gjithashtu ne liste.
Sipas burimeve te IWPR ne ambasaden Amerikane ne Sarajevo, lista nuk eshte perfundimtare dhe do te zgjerohet edhe me tej ne te ardhmen. Personave te perfshire ne liste do tu ngrihen llogarite bankare ne Amerike dhe nuk do te lejohen te udhetojne ne kete vend.
Per me teper, sipas disa zyrtareve dhe diplomateve Europiane, vendet e BE po pergatiten te ndermarrin veprime te ngjashme ndaj personave ne listat e tyre te cilet mendohet se perbejne nje rrezik per stabilitetin ne rajon.
Shtate vjet pas perfundimit te luftes, Perendimi duket se me ne fund ka filluar te humbase durimin me ata te cilet mendohet se po mbajne peng procesin e paqes per perfitimet e tyre private apo politike.
Ndersa shumica e personave ne listen e SHBA nuk kane pranuar te komentojne, disa te tjere kane folur haptazi duke shprehur tronditjen dhe zemerimin e tyre me kete vendim.
Djojo Arseniq, nje deputet ne parlamentin e Republika Srpska, RS, i Partise Demokratike Serbe nacionaliste ne pushtet, SDS, ka thene per median se perfshirja e tij ne kete liste ka qene nje surprise per te, duke shtuar se "sidoqofte, une nuk udhetoj askund dhe as nuk kam ndonje prone qe mund te me konfiskohet".
Sahinpasiq-Saia, nje biznesmen i njohur, ka thene per gazeten Dnevni Avaz se ai nuk dinte se cfare te mendonte ne lidhje me perfshirjen e tij.
"Une jam i merzitur nga fakti qe [jam permendur] ne te njejten liste me shkaterruesit dhe vrasesit me te medhenj te vendit dhe popullit tim," ka thene ai. "Megjithate, ky eshte fati i mbrojtesve te Bosnjes. Shume njerez te jashtezakonshem tanime po paguajne nje cmim te tille - dhe keshtu edhe une do ta paguaje ate me kenaqesi".
Por ish ministri i brendeshem i Bosnjes gjate kohes se luftes Bakir Alispahiq, i cili eshte bere nje biznesmen i sukseseshem pas perfundimit te konfliktit, ka qene shume i zemeruar per perfshirjen e tij ne liste. "Eshte e pabesueshme qe une jam perfshire ne nje liste me kriminele dhe terroriste te cilet SHBA ka kaq vite qe nuk i arreston. Askush nuk ka paraqitur asnje prove te vlefshme per mua," ka thene ai per gazeten.
Ne nje deklarate per Televizionin Federal, FTV, Christopher Hoh, i ngarkuari me pune i ambasades Amerikane, ka thene se urdheri ekzekutiv dhe lista ishin studjuar me kujdes, kontrolluar disa here gjate nje periudhe prej gjashte muajsh nga departamentet e thesarit dhe drejtesise se SHBA, duke shtuar, se "Une jam i bindur qe te gjithe ata qe figurojne ne kete liste e meritojne te jene atje dhe une mendon se procesi do te vazhdoje ne perputhje me hetimet".
Ndersa partite nacionaliste ne pushtet jane perpjekur te anashkalojne vendimin e SHBA, partite e opozites e kane pare kete vendim me shume kenaqesi. Krstan Simiq i Aleances se Demokrateve Social te Pavarur, SNSD, ka thene se "Une mendoj qe te gjitha figurat publike te cilat jane permendur ne kete liste duhet te japin menjehere doreheqjen perpara se te diskreditojne institucionet te cilave u perkasin".
Kjo nuk eshte e para nderhyrje e Washingtonit gjate ketij viti. Me 7 Mars, SHBA ka bllokuar pronat e Momcilo Mandiq dhe Miroslav Cicko Bjelica, dy Serbe te Bosnjes te cilet mendohet se jane te afert me Karaxhiq.
Por pronat dhe bizneset ne Bosnje ne pronesi te Bjelica dhe Mandiq - i cili tani ndodhet i ndaluar ne Serbi si i dyshuar per perfshirje ne banden kriminale te Zemunit, e cila eshte implikuar ne vrasjen e Zoran Gjingjiq - mbeten te paprekura.
Sistemi gjyqesor i Bosnjes ende nuk ka marre prova te qarta qe kane te bejne me perfshirjen e personave te ndryshem ne kete liste. Gjykatesi Vlado Adamoviq ka thene se sistemi gjyqesor mund te veproje vetem pasi te kete ne zoterim te gjitha provat.
Shume Boshnjake e kane pershendetur publikimin e listes se zeze te njerezve te cilet bllokojne procesin e paqes me nje aprovim te qete. Vetem disa vjet me pare, nje levizje e tille do te kishte shkaktuar demonstrata ose edhe shperthim dhune.
Gordana Katana eshte nje korrespondente e Zerit te Amerikes ne Banja Luka dhe Sead Numanoviq eshte gazetar i se perditeshmes Dnevni Avaz ne Sarajevo.