BOSNJE: PUNONJESI I NDIHMAVE I LIDHUR ME BIN LADEN

Burime te policise Boshnjake thone se nje hetim i koheve te fundit mbi aktivitetin e nje punonjesi te ndihmave ka treguar per ekzistencen e lidhjeve te tij me drejtuesin e al-Qaeda.

BOSNJE: PUNONJESI I NDIHMAVE I LIDHUR ME BIN LADEN

Burime te policise Boshnjake thone se nje hetim i koheve te fundit mbi aktivitetin e nje punonjesi te ndihmave ka treguar per ekzistencen e lidhjeve te tij me drejtuesin e al-Qaeda.

Kontrollet e policise Boshnjake ne zyrat e agjensise se ndihmave Islamike, Fondacioni Nderkombetar i Bamiresise, BIF, thuhet se kane nxjerre ne drite prova per lidhje ndermjet drejtorit te organizates Enaam Arnaout dhe rrjetit te al-Qaeda.


Arnaout eshte arrestuar ne Cikago me 30 Prill dhe tani po pret te dale para gjyqit me akuzen se ka genjyer duke qene nen betim. Nese gjykata vendos per fajesine e tij, ai mund te denohet deri me pese vjet burgim dhe me nje gjobe prej 250,000 dollare Amerikan.


Zyra e Hetimeve Federale te SHBA-se ka ngritur akuzat per mashtrim pasi Arnaout ka paraqitur nje deklarate me shkrim ne nje gjykate Amerikane me 5 Prill 2002, duke thene se BIF "nuk kishte ndihmuar kurre njerez apo organizata te cilat njihen si te perfshira ne dhune, aktivitete terroriste, apo veprime ushtarake te cfaredo lloji".


Arnaout ka hedhur ne gjyq qeverine Amerikane ne lidhje me vendimin e saj te 14 Dhjetorit 2001, per te ndaluar veprimtarine e BIF - nje organizate e cila sipas Uashingtonit ka ndihmuar terrorizmin - dhe per bllokimin e loogarive te saj bankare. FBI ka thene se ajo zoteron prova te cilat mbeshtesin akuzat e ngritura nga kater deshmitare te cilet kane bashkepunuar me forcat e sigurimit - perfshire edhe anetare te kapur te al-Qaeda - dhe nga dokumenta te kapura gjate kontrolleve ndaj zyrave te BIF ne Bosnje Herzegovine.


Policia Boshnjake ka kryer kontrolle ne zyrat qendrore te BIF-se, ne disa magazina dhe shtepi te drejtuesve te organizates ne Sarajevo dhe Zenica me 19 Mars, 2002. Sipas burimeve te policise, jane zbuluar prova te cilat konfirmojne se ne fund te viteve 1980 dhe fillim te viteve 1990 Arnaout ka pasur lidhje te ngushta me Bin Laden. Keto prova perfshijne fotografi te te dy njerezve duke pozuar me arme automatike, mitraloze anti ajror dhe granata hedhes krahu, ndoshta ne ndonje vend ne Afganistan rreth dhjete vjet me pare.


Sipas FBI-se, disa anetare te rendesishem te al-Qaeda kane pasur poste te rendesishme drejtuese ne BIF dhe organizata ka financuar vperimtarine e grupit terrorist. FBI ka thene gjithashtu se Arnaout ka pasur besimin e plote te Bin Laden.


Pas kontrolleve te 19 Marsit, policia Boshnjake ka arrestuar Munib Zahiragiq - nje ish anetar te sherbimeve sekrete te Bosnjes, AID, dhe perfaqesuesin kryesor te BIF-se ne Bosnje qe prej mesit te vitit 2000. thuhet se ne zyren e Zahiragiq jane zbuluiar rreth 100 dokumente sekrete te AID-se. Dokumentat kane pasur te bejne mevullnetare Islamik nga vendet Afrikane dhe Aziatike qe kane ardhur ne Bosnje gjate dhe pas luftes.


Gjykata e larte federale e Bosnjes ka nisur nje hetim dhe ka leshuar nje urdher arresti ndaj Zahiragiq me akuza per spiunazh.


FBI ka deklaruar gjithashtu se jane regjistruar disa biseda telefonike ndermjet Arnaout dhe Zahiragiq ne te cilat drejtuesi i BIF e ka instruktuar Zahiragiq te mos i tregoje asgje policise rreth marrdhenieve te tyre.


Kur Zahiragiq i ka thene atij se ai tashme ka treguar disa gjera ne polici, Arnaout thuhet se i ka thene perfaqesuesit te BIF te thote se ata njihen prej vitesh por se kane pasur marrdhenie pune vetem prej 18 muajsh.


Akuzat e FBI-se tregojne se autoritetet Amerikane planifikojne te perdorin keto regjistrime si prova qe Arnaout eshte perpjekur te pengoje hetimet.


Arnaout ka lindur ne Siri ne vitin 1962 dhe sipas FBI-se, familja e tij eshte transferuar me pas ne Arabine Saudite ku ai ka jetuar deri ne 1987. Arnaout me pas ka udhetuar per ne Peshawar ne Pakistan ku ka ndermarre studime Islamike. Pikerisht ne Pakistan ai eshte takuar me sheikun e pasur Saudit, Adil Abdul Galil Batargy, i cili ka themeluar BIF ne mesin e viteve 1980.


Kur autoritetet Saudite kane ndaluar veprimtarine e kesaj organizate ne Xhedah, Arnaout e ka regjistruar ate ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne Mars 1992 dhe eshte bere drejtor ekzekutiv i saj.


Policia Boshnjake thote se Arnaout ka ardhur per here te pare ne vend ne Qershor te vitit 1992, duke hapur zyren e pare te BIF ne Zenica ne Qershor te vitit 1993. Ne Tetor te atij viti, sipas dokumentave te gjykates, Arnaout eshte arrestuar me akuza per kontrabande armesh gjate nje udhetimi ne Kroaci, megjithese me pas ai eshte arratisur nga burgu.


Media Amerikane se fundi ka theksuar dobesite e qeverise Amerikane ne zbulimin e lidhjeve te Arnaout me Bin Laden ne fund te viteve 1980.


Me 7 Prill, gazeta Los Angeles Times ka cituar zyrtare te larte Amerikane te kene thene se vendimi per te ngrire veprimtarine financiare te disa agjensive Islamike te ndihmave kishte qene i parakohshem dhe i pabazuar ne prova te sigurta. Shume prej atyre te cilet punojne me Arnaout vleresojne lart perpjekjet e tij humanitare dhe mendojne se akuzat ndaj tij jane krejtesisht te pabazuara.


"Aranout eshte nje menaxher modern, pro Perendimor i nje organizate te madhe," ka thene Alen Cosiq, drejtor i zyres se BIF ne Zenica dhe i vetmi anetar i organizates i cili nuk eshte arrestuar pas kontrolleve te fundit. "Te gjithe ata qe kane punuar me Arnaout e dine se sa njeri i mire eshte".


BIF kujdeset per rreth 450 jetime ne Bosnjen qendrore, duke u dhene atyre nje te ardhur prej 70 marka Gjermane ne muaj. Organizata ben gjithashtu edhe kurse trajnimi ne fushen e kompjuterave, kurse te Anglishtes dhe Arabishtes, kurse per rrobaqepesi dhe ofron edhe nje sherbim dentisti falas.


Senad Slatina eshte nje gazetar i se perjaveshmes Slobodan Bosna ne Bosnje.


Frontline Updates
Support local journalists