BOSNJE: NJE LLOJ I RI QEVERISJEJE

Ndryshimet ne qeverine qendrore kane shqetesuar disa nacionaliste dhe vezhgues te huaj.

BOSNJE: NJE LLOJ I RI QEVERISJEJE

Ndryshimet ne qeverine qendrore kane shqetesuar disa nacionaliste dhe vezhgues te huaj.

Pas tre muaj pazare politike pas zgjedhjeve te pergjitheshme te 5 Tetorit, Bosnje Herzegovina ka krijuar nje qeveri te re ne nivel shteror, e cila do te kete disa pergjegjesi qe ne te kaluaren i perkisnin administrates se entiteteve.


Keshilli i ri i Ministrave ka edhe mbeshtetjen e ndermjetesit te larte nderkombetar, Perfaqesuesit te Larte Paddy Ashdown. Ai ka vendosur qeqeveria qendrore duhet te kishte edhe tre ministri me teper se pese ekzistueset, si edhe nje organizim krejtesisht te ndryshem krahasuar me te kaluaren. Objektivi ka qene krijimi i institucioneve me efikase.


Por analistet nderkombetare dhe ata lokal kane frike se sistemi i ri me teper mund te krijoje probleme se sa ti zgjidhe ato. Ata thone se qeveria e re jo vetem eshte jo kushtetuese por edhe teper konfuze.


Vecanerisht e pakenaqur nga struktura e re ka qene gjysma Serbe e Bosnjes, Republika Srpska, RS, e cila gjithnje ka preferuar ta mbaje larg qeverine qendrore.


Nikola Grabovac, professor i ekonomise dhe ish minister federal i financave, ka thene se ai eshte skeptik rreth qeverise se re. "Keto ministrite reja nuk jane kushtetuese dhe kur ato te fillojne te propozojne miratimin e ligjeve te reja, ato mund te perballen me kundershtime ne parlament," ka thene ai.


Tre ministrite qendrore te parashikuara ne Marreveshjen e Paqes se Dejtonit ne vitin 1995 kane qene ministria e jashteme, e tregtise se jashteme, dhe ceshtjeve civile. Te drejtat e njeriut dhe Financat jane shtuar nga parlamenti ne pranveren e vitit 2000, dhe tani jane krijuar edhe ministrite e drejtesise, sigurise, dhe transportit.


Qe prej nenshkrimit te marreveshjes se Dejtonit, e cila ka sherbyer si nje kushtetute e vendit pas luftes, RS eshte perpjekur te demtoje dhe te pakesoje autoritetin e qeverise qendrore. Entiteti Serb i Bosnjes eshte perpjekur te ruaje sa me teper pushtet te jete e mundur per vete dhe te zhvilloje lidhje te forta me Serbine.


Serbet ka shume mundesi te jene te pakenaqur edhe nga menyra e drejtimit te qeverise.


Me pare, secila ministri perfaqesohej nga nje Serb i Bosnje, nje Kroat dhe nje Musliman Boshnjak, te cilet mbanin me rotacion postet e ministrit dhe dy zevendesministrave. Cdo vendim kerkonte miratimin e te treve. Per me teper, te gjithe ministrat sherbenin per nje fare kohe edhe ne postet e kryeministrit dhe zevendes kryeministrit.


Tani, pas vendimit te Ashdown, gjerat jane shume me te thjeshta. Postet e kryeministrit dhe dy zevendes kryeministrave do te jene poste fikse. Dhe drejtuesit e ministrive do te kene vetem nje zevendes dhe nuk do te jen me rotacion. Tre grupimet etnike ne vend do te perfaqesohen ne menyre te njejte ne kete srukture te re.


Ashdown ka vendosur ndryshimet Dhjetorin e kaluar per te permiresuar punen e qeverise qendrore dhe efektivitetin financiar te qeverise.


Megjithate, disa analiste te huaj dhe vendas kane thene se vendimi i tij mund te kete qene disi i nxituar. Ata mendojne se Ashdown duhet te kishte ndryshuar kushtetuten perpara se te ndryshonte strukturen qeverisese. Ata thone se ministrite e krijuar tani nuk kane nje percaktim te qarte per detyrat dhe pergjegjesite te mbeshtetur ne ligj.


Mark Wheeler, drejtues i Grupit Nderkombetar te Krizave ne Bosnje, ka thene se kjo do ta bente shume te veshtire funksionimin e ketyre ministrive.


"Deri sa te shohim se cilat jane kompetencat e ketyre ministrive, ne nuk do te dime nese kjo eshte nje levizje e zgjuar ne drejtim te krijimit te nje shteti me funksional, dhe competent," ka thene Wheeler.


Analistet thone se problemet behen edhe me te medha per shkak te menyres se emerimit te ministrave. Se pari, kryeministri ka pak ose aspak pushtet per te caktuar ministrat. Perndryshe, ata propozohen nga partite ne pushtet dhe duhet te aprovohen nga Ashdown perpara se parlamenti te mund te votoje per to.


"Ne cdo vend normal, kryeministri - me aprovimin e partive - do te ishte ne gjendje te zgjidhte njerezit me te cilet do te punoje," thote Wheeler.


Nje tjeter problem mund te jete financimi i qeverise se re, e cila do te jete me e madhe. Pjesa me e madhe e taksave, detyrimeve doganore dhe burimeve te tjera te te ardhurave te buxhetit kane qene deri tani pergjegjesi e RS dhe entitetit tjeter te Bosnjes, Federates, te cilat me pas paguanin nje shume te caktuar per buxhetin qendror.


Ashdown synon te drejtoje nje pjese te detyrimeve doganore per ne buxhetin qendror dhe te miratoje nje ligj te ri, ne nivel shteteror per Tatimin e Vleres se Shtuar, TVSH. Ndersa hapi i pare mund te kryehet brenda vitit, hapi i dyte sipas analisteve do te kerkonte te pakten 18 muaj kohe.


Shume pak politikane nacionalist, te cilet tani po rikthehen ne pushtet, kane guxuar ta kundershtojne haptazi Ashdown per kete ceshtje. Megjithate, pritet qe ata do te bejne te pamunduren per te ngadalesuar sa me teper dhe ndoshta per te bllokuar krejtesisht kete proces.


Grabovac ka qene skeptik rreth transferimit te doganave ne nivel shteteror sepse kjo do te linte pa te ardhura Federaten dhe RS, per te paguar per shpenzime te tilla si ushtria dhe invalidet e luftes. "Te ardhura doganore perbejne rreth 70 perqind te te ardhurave te qeverise. Natyrisht (autoritetet) do te kundershtojne kete skeme e cila i shkakton humbjen e ketyre te ardhurave," ka thene ai.


Sipas Wheeler, kundershtimi do te kishte qene edhe me i forte dhe e i hapur nese Ashdown do te kishte vendosur te shkonte perpara me krijimin e nje ministrie mbrojtjeje te perbashket ne nivel shteteror. Ka pasur nje spekulim te madh ne media, se edhe nje variant i tille po diskutohej.


"Nese Ashdown do te kishte vendosur per nje ministri te perbashket te mbrojtjes, do te kishim protesta ne rruge," ka thene Wheeler. "Lufta nuk ka shume kohe qe ka perfunduar, dhe per kete aresye ne kemi dy ushtri. Askush nuk do te protestonte ne rruge ne lidhje me TVSH-ne".


Wheeler ka theksuar se nje ministri e perbashket e mbrojtjes do te kerkohej ne rastin e anetaresimit te Bosnjes ne programin e NATO-s te Partneritet per Paqe.


Ai ka thene se aktoret nderkombetare mendojne se forcimi i structures qendrore te vendit dhe pakesimi i metejshem i pushtetit te entiteteve do te benin qe vendi te funksiononte me mire dhe do te permiresonte shanset per anetaresimin e tij ne Bashkimin Europian.


Dhe Wheeler mendon se Brukseli duhet te perfshihet me teper ne avancimin e ketij procesi.


"Ne te kaluaren, BE e ka lene ne duart e vendeve kandidate plotesimin e kerkesave te saj per anetaresim. Ne Bosnje, nuk ka nje qeveri te afte per te bere nje gje te tille. Per kete aresye, eshte e nevojeshme qe BE ta marre Bosnjen prej dore, dhe ta ndihmoje ne rrugen e saj drejt anetaresimit," ka thene ai.


Grabovac pranon se strukturat e tanishme te qeverive ne Bosnje nuk jane te qendrueshme dhe nese nuk rritet dhe forcohet autoriteti i shtetit ai mund te dobesohet krejtesisht deri ne shperberje totale.


Daniela Valenta eshte nje gazetare e pavarur ne Sarajevo.


Support our journalists